Lindita Nikolla pret sekretaren e Përgjithshme të OSBE! Schmid: Dialogu ndërpartiak është thelbësor për demokracinë

Lindita Nikolla pret sekretaren e Përgjithshme të OSBE! Schmid: Dialogu ndërpartiak është thelbësor për demokracinë

Helga Maria Schmid dhe Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim pune Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Maria Schmid. Në takim morën pjesë zëvendëskryetaret e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe Agron Gjekmarkaj, Ambasadorja e Shqipërisë në OSBE, Eglantina Gjermeni, si edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Guido De Sanctis.

Gjatë takimit u diskutua për vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm, avancimin e reformave, rritjen e besimit publik të institucioneve, dialogun ndërpartiak dhe lirinë e medias si thelbësore për demokracinë, përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies së veprimtarive parlamentare, modernizimin dhe zbatimin e praktikave inovative në shërbimet parlamentare, monitorimin efektiv të Qeverisë dhe institucioneve, fuqizimin e grave, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës, rritjen e kontributit për mbrojtjen e paqes e të sigurisë etj.

Kryetarja Nikolla e falënderoi Sekretaren e Përgjithshme Schmid për kontributin në fuqizimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kuvendit dhe OSBE-së gjatë mandatit të saj dhe vuri në dukje bashkëpunimin shumë të mirë të Kuvendit me Prezencën e OSBE në Tiranë.

“OSBE është një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për Shqipërinë, për institucionet dhe qytetarët. Përvoja e fituar gjatë Presidencës shqiptare të OSBE-së 2020, shërben si një aset i rëndësishëm i këtij partneriteti. Këtë përvojë Shqipëria po e përdor edhe në kontributin si një anëtare jo e përhershme e KS të OKB. Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë me OSBE, Asamblenë Parlamentare dhe strukturat ekzekutive, për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e kontributin tonë në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajon, kontinent e më gjerë. Ndërkohë, po marrim të gjitha masat për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme vendore në 14 maj.”, theksoi znj. Nikolla.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, informoi mbi punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore si edhe përgatitjet për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme vendore në 14 maj. Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, vuri në dukje disa nga rreziqet e procesit zgjedhor si edhe nevojën thelbësore të zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Maria Schmid, falenderoi Kryetaren Nikolla për bashkëpunimin e Shqipërisë dhe të Kuvendit me Organizatën dhe nënvizoi se Presidenca shqiptare e OSBE gjatë vitit 2020 ishte shumë e suksesshme dhe në një vit të vështirë e sfidues. Sekretarja Schmid vlerësoi kontributin e Shqipërisë në KS të OKB për mbështetjen e luftës së Ukrainës dhe mbrojtjen e paqes. Schmid vlerësoi arritjet në fushën e reformave, sidomos reformës në drejtësi, dhe nënvizoi se dialogu ndërpartiak, liria e medias dhe llogaridhënia e institucioneve janë thelbësorë për demokracinë dhe vuri theksin në përgatitjen për zgjedhjet vendore të 24 majit dhe rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Sekretarja Schmid vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e përfaqësimit dhe fuqizimit të grave dhe theksoi se k  është një model i shkëlqyer edhe për vendet e tjera.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal