Linin udhëtarët aeroporteve/ Falimenton kompania e fluturimeve ‘Fly Ernest’ pas së cilës fshiheshin pronarët e ‘Belle Air’

Fly Ernest dhe Belle Air

ROMË- Kompania e fluturimeve ‘Fly Ernest’ ka falimentuar pasi nuk ka arritur të rihapet pas pezullimit të licencës që i bëri Aviacioni Civil Italian, i cili e detyroi të ndërpriste fluturimet në 11 janar 2020.

Duket se pandemia COVID që goditi fluturimet në të gjithë botën detyroi edhe kompaninë e ngritur nën hijen e kompanisë ‘Belle Air’ të shpallë falimentin dhe të dorëzojë kërkesën në gjykatë.

Tashmë 130 punonjës të kompanisë ‘Fly Ernest’ do të jenë të papunë dhe se sindikatat italiane i kanë bërë thirrje qeverisë që ata të mbështeten pasi kompania nuk ka paguar sigurimet duke i lënë në mëshirë të fatit.

Gjatë gjithë vitit 2019 kompania italiane ‘Fly Ernest’ ka pasur vonesa dhe ka ‘rropatur’ pasagjerët nëpër aeroporte duke i vonuar, duke u ndryshuar destinacionin dhe duke mos i dëmshpërblyer.

Në fillim të vitit 2020 kur u pezullua dhe licenca e ‘Fly Ernest’ Report Tv investigoi dhe zbuloi se pas kësaj kompanie fshiheshin pronarët e kompanisë tjetër ajrore që falimentoi dhe ‘vodhi’ miliona euro nga shqiptarët, familja Xhelo e ‘Belle Air’.

 

er.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kreshnik Spahiu: Venecia i dha të drejtë Ramës, s’përshëndeti bojkotin e opozitës