Liqeni artificial i rikthehet 'shtetrrethimit', zona blindohet me policë pas shkarkimit të shefit të komisariatit

TIRANË- Pasi drejtori i policisë së shtetit zgjodhi të bëjë shembull të shkeljes së detyrës shefin e komisariatit nr 1 në Tiranë pasi lejoi lëvizjen e qytetarëve pas orës 17:30, rrugët e gjelbëruara të Liqenit u mbushën me efektivë të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake.

I gjithë parku është tërësisht i boshatisur me ndonjë qytetar tek tuk që ka dalë për marr ajër të pastër apo për ecje sportive. Ndërkohë në të gjitha pikat hyrëse janë të vendosur efektivët që këshillojnë qytetarët për masat që duhet të zbatojnë dhe se duhet shmangur frekuentimi i kodrave të liqenit.

Më problematike situate në liqenin artificial të Tiranës paraqitet në fundjavë ku lëvizja e qytetarëve është më e shtuar kjo për shkak edhe të lehtësimit të masave të ndërmarra nga qeveria për moshën e tretë dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.

Nga ana tjetër shkarkimi i shefit të komisariatit numër 1 nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit u pasua dhe me një urdhër drejtuar të gjithë vartësve të tij ku paralajmëroi shkarkime të tjera në rast të mos ushtrimit të kontrollit të territorit si duhet dhe mos zbatim të aktit normative dhe kodit penal.

Nuk kaluan as 24 orë nga ky urdhër dhe efektivët policisë parandaluan një tjetër protestë të thirrur nga një grup aktivistësh të shoqërisë civile kundër masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid19 që solli dhe shoqërimin në komisariat të avokatit Altin Goxhaj për organizim grumbullimesh të paligjshme në kohë pandemie.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/05/2020 20:29

    Ore bejeni me orar liqenin 8 deri ne 10 te darkes,,te hene te marte pushim....edhe nuk kane faj njerezit se nuk dine ku te shkojne se i beri ky palloshi te gjitha lulishtet e fushat pallate,,te ngecte buka ne fyt o rama o mut...

    Përgjigju
  • Ziniu: 15/05/2020 15:44

    Talluni me popullin talluni.Do ta paguani presionin psikologjik qe po na beni vitin tjetër kur te behen zgjedhjet. Xhiro nga liqeni ne ajer te paster jo, te grumbulluar neper fasoneri dhe fabrika si pulat ne kotec Po.Ska as edhe ni lloji llogjike.Po sakrifikohet mirqenia psikologjike ne dobi te perfitimit te financjatorve te fushatave zgjedhore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)