Liri Belishova: Dita e fundit me Nako Spiron më tha “do vras veten”

Liri Belishova

Nga Fiqiri Sejdiaj

E arsimuar në institutin më të mirë të kohës në shqipëri, “Nëna Mbretëresh”, që gëzonte kujdesin e veçantë të familjes Mbretërore e të Ministrisë së Arsimit, vajza nga  Mallakastra, mori një formim të plotë e të gjithanshëm. Ajo u brumos me idetë antifashiste, e u lidh qysh në fillim me Partinë Komuniste. Eshtë 16 vjecce dhe bëhet antare e K.Q, të Rinisë Komuniste të Shqipërisë. Pas çlirimit, bëhet kandidate e K.Q.të P.K.SH, e më pas antare e byrosë politike të Komitetit Qëndror, përkrah Enver Hoxhës, Koçi Xoxes, Mehmet Shehut etj.

Në janar të vitit 1946 martohet me Nako Spiron, Ministër i Ekonomisë, e më von Ministër i Industrisë dhe Komisionit të Planit të Shtetit. Kjo lidhje do të jetë tragjike për të. Pas vrasjes së bashkëshortit, e përjashtojnë nga Partia dhe e zhveshin nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore. Ndërkoh që bëhen gati ta internojnë, vinë letrat e Stalinit për Titon, dhe Liri Belishova shpëton familjarisht. Rifiton të gjitha funksionet, e shkon për studime në Moskë. Pas kthimit nga Moska, Liri Belishova bëhet krahu i djathtë i Enver Hoxhës duke drejtuar tre sektorët më të rëndësishëm në Komitetin Qëndror të P.P.SH.  Propagandën ku kish zëvëndës të saj Ramiz Alinë, arsimin e kulturën ku kish zëvëdëse të saj Nexhmie Hoxhën, dhe marrëdhëniet me jashtë. Mirëpo nuk do ti gëzojë gjatë. Ka mjaftuar një takim i dyshimtë me ambasadorin rus në Pekin, një takim tjetër po kaq i dyshimtë me Hurshovin në Kremlin gjatë kthimit për në atdhe, kundër dëshirës së Enver Hoxhës, që Liri Belishova të përjashtohet nga Partia e të internohet familiarisht. Për vite me rradhë, nuk takon as nënën, as burin, e as vajzën e sëmurë me kancer. Drama e saj nuk ka fund. Në momentet që i vdes vajza 23 vjeçe kërkon të lidhet me Nexhmie Hxhën si nënë, si shoqe, po më kot. (Qysh në vitet e rinisë kanë bërë të njëjtën shkollë e kanë luftuar bashkë, kanë punuar bashkë, e për një kohë të gjatë kanë qënë shoqe me njëra tjetrën.)

Liri Belishova është gruaja që ka provuar së gjalli, parajsën dhe ferrin. Eshtë gruaja që është ngjitur në majë të piramidës së pushtetit, përkrah Enver Hoxhës, e është rrëzur keq, duke rënë në fund të humnerës.

Në moshën 87-vjeçare, e kërrusur jo nga vitet, po nga vuajtjet e gjata nëpër kampet e internimit komunist, ajo ka rrëfyer në këtë intervistë, se partia komuniste shqiptare ishte fatkeqesia më e madhe per popullin shqiptar. Madje fatkeqsi e dyfishtë. Partia komuniste shqiptare u krijua me ndihmën e dy emisarëve që erdhën nga Jugosllavia, Meladin Popovicit e Dushan Mugoshës. Ata ndikuan negativisht që ccështja kombëtare, që ishte një nga ccështjet kryesore për popullin shqiptar të lihet mënjanë. Për Liri Belishovën, sa rëndësi kish lufta kundër okupatorëve, po kaq rëndësi kish edhe zgjidhja e ccështjes kombëtare. Ajo mendon se Partinë Komuniste Shqiptare nuk e themeluan këta dy jugosllavë, sepse kjo ish e pamundur, që dy njerëz nga një shtet tjetër të krijonin një parti.

Ajo u krijua nga komunistët shqiptarë, që deri atëhere militonin në grupe të ndryshme, por me pas, në fakt Miladin Popovici u kthye në drejtuesin  kryesor të partise komuniste shqiptare. Ai zgjodhi Enver Hoxhën si njeriun e tij më të besuar.  Miladin Popovici e ngriti, e inicioi dhe e mbështeti daljen e Enver Hoxhës në krye të Partisë komuniste. Deri në nëntor të vitit 1941, Enver Hoxha, siç e ka pohuar edhe vet në mbledhjen e Komitetit Qëndror, nuk ka qënë militant komunist, as antar i ndonjë grupi komunist. Ai ka qënë simpatizant i grupit komunist të Korccës. Ishte pikërisht Miladin Popovici ai që e pompoi Enverin në krye të Partisë komuniste shqiptare. Kish njerëz të tjerë me begraund e aktivitet revolucionar,  që e meritonin kreun e partisë, kurse Enver Hoxha nuk  kishte asnjë aktivitet për tu shënuar. “E ka thënë vet,- pohon Liri Belishova, e më tej sqaron;  vet Enver Hoxha ka deklaruar - unë kam qënë nxënës i Miladin Popovicit. Ccfarë thosh Miladini, atë bëja unë.” Kjo shpjegon edhe tekstin e rezolutës së Partise Komuniste shqiptare ku ccështja kombëtare nuk përmëndet fare. Përkundrazi në rezolut thuhet: “Të luftohet shovinizmi shqiptaro-madh në Kosovë.”

Gjë e përbindëshme, - e nis bisedën e vet Liri Belishova.

Pasi dëgjon këto deduksione prej saj, vetë-vetiu të lind pyetja e parë: 

Si shpjegohet që u lidhët me partinë komuniste?

Unë dhe shoqet e mia u lidhëm me partinë komuniste se mendonim që kjo ishte forca politike që do na udhëhiqte në luftë kundër fashizmit. Ishte patriotizmi që na udhëhoqi. Ne nuk ishim në gjëndje të arsyetonim thellë.  C`ishte partia komuniste dhe  cili ishte realiteti në Bashkimin Sovjetik, të cilin në atë kohë e adhuronim. Kam patur një kushëri, Besim Belishova. Ky ka influencuar shumë që unë të lidhesha me idetë komuniste. Ai  më dha të lexoja romanin “Nena”, të Maksim Gorkit.  U manhita nga ky roman e protagonistët e tij. Pavli, u bë heroi më i dashur për mua. Ky njeri që më bëri mua komunistë, përfundoi tragjikisht. U vra nga partia  komuniste si tradhëtar!

Gjatë luftës Nacional Clirimtare ne shpresonim se cështja e Kosovës dhe Camërise, d.m.th e teritoreve shqiptare të mbetura nën sundimin Jugosllav e Grekë, do zgjidhej.

Në ato vite, një nga këngët tona më të preferuara ishte: “Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri”, Ne e këndonim kështu:

Se mjaft në robëri

Kosovë e Camëri

O djem rëmbeni pushkët

Ja vdekje, ja liri

Ishte një gjë madhështore.Zor se ato emocione, e ajo atmosferë, mund të reflektohen në një intervistë. 

Duke qënë se flasim për vitet e luftës,si e gjykoni prishjen e marveshjes së Mukjes?

  Mukja u bë në ditët kur  Musolini kish rënë. Italia po kapitullonte. Aleatët kishin zbarkuar në Itali.  Mendohej se ata do zbarkonin edhe në Shqipëri.

Ishte llogjike që aleatët të zbarkonin në Ballkan.  Po të kish ndodhur kjo, do ish fat i madh për Shqipërinë e për Ballkanin. Mirpo nuk ndodhi, sepse Stalini i dha më shumë rëndësi zbarkimit në Francë. Një gjë të tillë, Stalini e bëri jo pa qëllim. Ai donte që Ballkani të mbetej nën influencën e tij.

Për Mukjen ishin të interesuar si Komunistët, ashtu edhe Ballistët. Faktikisht, marveshja u arit. Të dy palët ranë dakord që të bashkonin forcat për të luftuar okupatorin. Kjo ishte një gjë shumë e mirë dhe historia duhet thënë ashtu sic ka ndodhur, ndryshe nuk nxjer mësime. Nuk është e ndershme të zbukurohet apo të nxihet.

E dyta, në Mukje u ra dakort që të luftohej për një Shqipëri etnike në bazë të kartës së Atlantikut. Populli po luftonte kundër fashizmit, në Shqipëri,  në Kosovë, dhe në Camëri. Pra cështja kombëtare duhej të zgjidhej me anë të vetvendosjes.

E treta, cështja e pushtetit të zgjidhej me votë të lirë, pas përfundimit të luftës. Shumë mirë! Po marveshja e Mukjes, ishte një shans që u humb. Atë e prishën komunistët, ose më saktë e prishi  vet Enver Hoxha. Pse Enver Hoxha e prishi Mukjen?

Pse, sipas jush?

-E prishi për hir të Jugosllavëve, nëpërmjet Meladin Popovicit,e më vonë të Tempos që ishte një nga bashkëpuntorët kryesorë të Titos. Enver  Hoxha u justifikua se kjo marveshje nuk është e drejtë. Sipas tij, lufta e partisë komuniste ka qënë shumë herë më e madhe se ajo e ballit kombëtar, prandaj  nuk mund të përfaqësoheshin në mënyrë të barabartë. N.q.s partia  komuniste kish  vrejtje, Mukja kish vendosur që vendimet e saj do hynin në fuqi pasi të aprovoheshin nga udhëheqësit përkatës.  Partia komuniste mund ti bënte këto vërejtje e të rifillonin bisedimet, po ajo nuk kish qëllim të korrigjonte Mukjen. Ajo donte ta hidhte posht, ta prishte këtë marveshje të arritur.. Argumenti se partia komuniste ose Fronti-Nacional Clirimtar duhej të kish më shumë vënde në komitet, fshihte  qëllimin e mbrapshtë të Enver Hoxhës që të merte gjithë pushtetin në duart e tij.  Pasojat ishin tragjike. Pas prishjes së Mukjes, partia komuniste mori  kursin e diktaturës komuniste. Kurse Balli Kombëtar, edhe ai nuk veproi drejt. Brenda Ballit Kombëtar ndodhën diferencime. Një pjesë ra në lojën e gjermanëve. Gjermanët nuk kishin forcë të mbanin të pushtuar Shqipërine, e përgjithësisht Ballkanin. Kishin pësuar shumë disfata në frontin e lindjes, Italia u kishte ikur nga dora. Forcat e tyre ishin shumë të pakta, dhe direktiva e qëndrës gjermane nëpërmjet Evakurit që ishte i ngarkuar për Ballkanin me qëndër në Beograd, ishte në se mund të arihej me manovra të ndryshme një lidhje me forca anti komuniste për të qeverisur këto vënde. Një pjesë e Nacionalistëve shqiptar e pranoi këtë gjë, duke rënë në lojën e gjermanëve.  Ishte koha e aleancës me komunistët për të mundur rezikun më të madh: nazi- fashist. Anglo-Amerkanët kishin bërë aleancë me Stalinin, dhe kudo partitë komuniste ishin pranuar në luftën kundër fashizmit. Oficerët Anglezë që ndodheshin në Shqipëri ishin të pranishëm në frontin nacional- clirimtar. Armë,flori, veshmbathje angleze hidheshin me avion për repartet partizane.

Curcilli thosh: ”Unë do ndihmoj cdo njeri që lufon kundër gjermanëve, pamvarësisht nga pikëpamjet që ka. Cdo partizan që lufton gjermanët, ruan jetën e një anglezi.

Liri Belishova në ditën e parë të Çlirimit të Tiranës

Menjëher pas cclirimit, u martuat me Nako Spiron. C`ndodhi me të?

-Nako Spiro ishte djali i Bardhi Spiros nga Durrësi. Ai ishte drejtor i shoqërisë “STAMLES”, ishte në gjëndje shumë të mirë. Qe i pasur, intelektual. Nako Spiro shkollën e mesme e kish bërë në Korfuz, në një kolegj Italian, pastaj studio në fakultetin ekonomik në Universitetin e Torinos. Ishte një njeri shumë i zgjuar. Gjithë njerzit që e kanë njohur, shqiptarë ose të huaj, thonë që ai kish një zgjuarsi të jashtëzakonshme.

Pas clirimit, Nako Spiro ishte përgjegjës për ekonominë. Në  këtë fushë, ai pati kontradita me Jugosllavët, dhe gjatë punës së tij ka mbrojtur interesat e shqipërisë, pamvarsinë e saj. Jugosllavët, me anë të marveshjeve ekonomike donin të bënin bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Nako Spiro nuk ka dashur ti firmosë këto marveshje, dhe i ka firmosur pasi ka marë telegram nga Enver Hoxha:”Firmosi!”  Kur u kthye nga Beogradi unë e prita në aeroport. Pyetja e parë që më bëri ishte: “C`farë thonë Shqiptarët për mua?  Që Nako Spiro e shiti Shqipërinë si Eqerem Bej Libohova që ia shiti shqipërinë Italisë?”

Një shqetësim tjetër ishte politika e cmimeve,.Jugosllavët donin që cmimet midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë të ishin njësoj. Mirpo nga kjo gjë, Nakua thosh se shqipëria humbet dyfish. Ne eksportojmë në jugosllavi prodhime bujqësore dhe minerare. Këto ua shesim jugosllavëve me cmime më të ulta se tregu ndërkombëtar, pra ne humbasim. Po humbasim edhe në import. Mallrat që marim nga Jugoslavia kanë cmime më të larta se tregu ndërkombëtar. Kur u diskutua një gjë e tillë, i thanë se këto janë pikpamje borgjeze, se mardhëniet tona me jugosllavinë janë mardhënie socialiste. Nuk duhet të shohim kush fiton e kush humbet. Një natë ishim ne shtepine e Enver Hoxhës. Aty ishte edhe Koci Xoxe, Ministër i Brëndëshëm dhe sekretar i dytë i Partisë së Punës të Shqiprisë. Ai po i ankohej Enverit se Nako ka mbledhur borgjezë rreth vetes. Nakua e dëgjoi e ju kthye:” Po mirë more Koci, planin e shtetit, drejtimin e fabrikave, normat, llogaritë, me kë do i bejmë, me ata teneqexinjtë e tu?  Këta që thua ti, nuk janë armiqë, po patriotë që duan të ndihmojnë xhvillimin e vëndit.”  Enver Hoxha  nuk i pranonte njerëzit që i bënin hije. Nako Spiro ishte njëri prej tyre. Enver Hoxha i shtroi në byro kontraditat e Nakos me Jugosllavët, pa i thënë Nako Spiros. I kish thirur mënjanë të gjithë antarët e byrosë politike, një nga një, që ti përpunonte në mënyrë që ata të flisnin si donte ai. Në mbledhjen e byrosë nuk u ftua një antarë i byrosë qe ishte Bedri Spahiu. Përse e bëri këtë Enver Hoxha e Koci Xoxe ? E bënë që Nako Spiro ta ndjente veten të izoluar. Atëhere Nako Spiro e kuptoi se jugosllavët donin ta likujdonin.  Në këtë gjëndje të vështirë, Nakua u takua katër herë me të ngarkuarin e punëve a.i. të Bashkimit Sovjetik në Tiranë

Cfarë u kërkoi sovjetikve Nakua në këto takime?

-E para, të sqaronte pozicionin e vet, se akuzat jugosllave ishin të padrejta, se jugosllavët kishin synime të nënështronin udhëheqjen e Shqipërisë dhe shqiptarët.

E dyta, se Enver Hoxha e Koci Xoxe po mbanin një qëndrim të padrejt duke pranuar akuzat që jugosllavët po i bënin Nakos, pa asnjë vrejtje, duke ju bindur atyre.

E treta, “që unë Nako Spiro, nuk heq dorë nga pikpamjet e mija se i quaj të drejta.”

Ai e thosh haptas: Jugosllavët duan të na bëjnë si Maqedonia e Bosnje Hercegovina? Atëhere ku është pamvarësia për të cilën kemi luftuar kaq shumë? Mirpo megjithëse ai u takua katër herë  me të ngarkuarin sovjetik të akredituar në shqipëri, ndihma nga Bashkimi Sovjetik nuk i erdhi.

DITA E FUNDIT  ME NAKO SPIRON

Ditën e fundit, më 20 Nëntor  të vitit 1947, në mëngjez, Nako Spiro ka shkuar tek  Gagarinovi në selinë e Ambasadës Sovjetike në Tiranë. Ka biseduar me të ngarkuarin e ambasadës dhe është larguar. Pasi ka tentuar edhe njëherë të konsultohet me Enver Hoxhën, ka shkuar pasdite edhe njëherë tjetër në Ambasadën Sovjetike, për tu konsultuar për tezat që kish përgatitur. Gagarinovi nuk e priti. Pse nuk e priti? Sepse në mëngjes, Enver Hoxha i cili survejonte e kontrollonte lëvizjet e cdo njeriu, ka thirur Gagarinovin e i ka thënë se shokët jugosllav na kanë dërguar kritika lidhur me ato që kanë ndodhur në Shqipëri dhe ne do marim masa serioze për forcimin e miqësisë me jugosllavinë. Nako Spiro është përgjegjës për këtë. Gagarinovi duke parë mendimin e Enver Hoxhës, si nënpunës i ambasadës,  ka menduar:” C`më duhet mua të ngatërohem me Nako Spiron kur udhëheqësi i partisë e popullit Shqiptar mendon ndryshe?” Atëhere Nako Spiro ka ardhur në shtëpi. Ishte pasdite, 20 Nentor. Ai më tha: Ma mbylli derën Enver Hoxha!

-Si ta mbylli?- i thashë unë duke parë pikëllimin e tij pa fund.

- Faktikisht bisedova me të, vetëm  pesë minuta. A e di c’më tha?  Atje në byronë politike para shokëve, ti sqarosh të gjitha e të japësh llogari. Një takim fare i shkurtër.  Nuk sqaruam asgjë!  E di cdo të thotë kjo? D.m.th. ma përplasi në fytyrë! Nuk e di nëse do të hapet më ajo derë apo jo! Ti e njeh Enverin më mirë se unë. Dje provova në byro ti sqaroj ca gjëra, e ata, shokët e mi, pa mbaruar mir fjalën, mu vërsulën si ujqër.

E kuptova shumë mirë hidhrimin e tij, e për ta qetësuar disi, i thash:

 Eshtë herët për tu ligështuar. Ti je më i miri! Kë do gjëj tjetër më të mirë se ty Komandanti për ekonominë?

Ai u shëmb në kanape dhe kryqëzoi duart prapa kokës. Unë e kuptova se cështja ishte më serioze nga c’dukej. Pas një heshtjeje të gjatë, ai më tha me nervozizëm.

-Vajta te Gagarinovi në mëngjez dhe biseduam gjatë, biseduam shtruar. Mendoj se më kuptoi shumë mirë. Kur vajta tek Enveri  për të diskutuar me të, ai më priti ftohët. Pas kësaj i kërkova  përsëri takim  Gagarinovit. Nuk më dha asnjë përgjigje. Edhe ai ma mbylli deren. Kjo më ka mërzitur më shumë se sa refuzimi i Enverit. Pas kësaj, nuk më mbetet gjë tjetër, vec t’ja heqë vetes.

 Unë fillova të qaj. Ai  u ngrit nga kanapeja, mu afrua pranë, më përqafoi e më tha: “ Budallackë e vogël! C’bën kështu!  Po qan vërtetë? E besove se do vras veten! E thashë ashtu kot!

Po ti e di, kjo është një shprehje alla shqiptarce, që ne të gjithë e përdorim sa herë na shkrepet. Sa herë njerzit  janë në një situatë të vështirë, thonë vetë-vetiu; jam bërë për të vrarë veten!. Ja kështu jam bërë edhe unë, po ti fshiji lotët se nuk të shkojnë!- Ai më fshiu lotët e më puthi. Unë isha 21 vjece, kurse ai 28.  E besova! E përqafova fortë edhe unë, pa e ditur se ky ishte përqafimi ynë i fundit.

Atë pas dite, Nako shkoi në Komisionin e Planit të Shtetit, që të këshillohej me shokët e tij. Atje sic  më thanë; Kico Ngjela, Muhamet Spahiu e Koco Theodhosi, vrau veten në sy të tyre. Sot asnjëri prej tyre nuk rron. Shumë vite më von, edhe ata e pësuan nga regjimi komunistë, domethënë nga shokët e tyre.

Kur më thanë se ka vrarë veten, e kam besuar këtë gjë. Po të them të drejtën, në dritën e gjithë këtyre gjërave që po dalin,dyshoj. Eshtë vrasje mizore, ta detyrosh tjetrin të vras veten. Ishte 28 vjec. Aqë i fortë është ky dyshimi im, sa shpesh herë mendoj se nuk ka vrarë veten, po e kane vrarë. Edhe sikur të ketë vrarë veten, këmbëzën e rovolverit e kishin bërë gati me kohë të tjerët. Atë e detyruan të vrasë veten. Enver Hoxha ishte mjeshtër për këto gjera.

Nako Spiro nuk ish njeri dosido. Në byronë politike ai do i kish bërë për vete antarët e saj. Ai do i kish bindur ata për pikëpamjet që mbronte dhe drejtësinë e tyre. Në këtë ballafaqim, kish mundësi që Enver Hoxha të mbetej në hije. Nako Spiro kish ditë që përgatitej për këtë  mbledhje. Tani pas  kaq vjetësh e kam shumë, shumë të vështirë të përcaktoj në mënyrë apsolute në se ka vrarë veten, apo e kanë vrarë. Një gjë është e vërtet, Nako Spiro vdiq. Ai u vra! Nga kush? Nga vetvetja, apo nga të tjerët? Kjo pak rëndësi ka! E rëndësishme është, se atë e detyruan të vras veten, edhe në se kjo është e vërteta. 

Nako Spiro, po të shikonte interesin personal, me kulturën që kish dhe me pasurinë e madhe që gëzonte nga i jati, qëndronte në Itali. Në se nuk bënte kariere, jetonte si pasha.  Në kohën që Nakua studionte në fakultetin ekonomik të Torinos, Anjeli, studionte në fakultetin juridik. Ata studionin në të njëjtin universitet dhe njiheshin me njëri tietrin.  Nako Spiro, po të kish parë interesin e tij, do ishte bërë Anjeli i shqipërisë. Edhe në Itali të kish qëndruar, do kish patur sukses. Por të gjitha i la mënjanë, për të mirën e Shqipërisë e të popullit shqiptar. E prsëris; nuk është puna se u likujdua Nako Spiro, nuk është puna se u dënova unë,  Mehmet Shehu,  Fadil Pocrami, Todi Lubonja, Beqir Balluku, Lipe Nashe e shumë e shumë të tjer. Pas vdekjes së Nako Spiros, Shqipëria ju dorëzua jugosllavëve dhe Enver Hoxha qëndroi në pushtet për vite e vite me radhë. Ka një mbledhje të byrosë politike më 5 Dhjetor 1947, d.m.th 15 ditë pas vdekjes së Nako Spiros.  Në atë mbledhje është thënë:” Tani që eleminuam këtë pengesë, duhet të fitojmë kohën e humbur. Shqipëria pa jugosllavinë, nuk mund të jetoj si shtet i pavarur, pa le më, të ndërtojë socializmin. Ta bëjmë këtë bashkim në fushën e ekonomisë, në fushën e arsimit e të kulturës,  në fushën e ushtrisë, të diplomacis etj,”  A nuk është kjo një tradhëti flagrante, e hapur e Enver Hoxhës?! A nuk është kjo përgjegjësi e Enver Hoxhës që e drejtonte këtë vënd?

Enver Hoxha i mbylli derën Nakos Spiros. Në kuptimin figurativ, Enveri mbylli shumë dyer. Një gjë të tillë ai e filloi qysh në vitet e luftës me marëveshjen e Mukjes e vazhdoi deri në vitin 1985, për 45 vjet me radhë.

*Vijon ne numrin e ardhshem te gazetes Shqiptarja.com (print)

 

 

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se partitë politike do ta respektojnë kuotën gjinore; 30% gra në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Si do të votohet në Kryeqytet? Ja si do të ndaheshin deputetët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot