“Liri, Liri” qytetarët italianë shpërthejnë në protesta Anti-Covid/ Në disa qytete pati përplasje të dhunshme me policinë

 

 

Mijëra qytetarë të pakënaqur me kufizimet e reja të vendosura për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, ka bërë që më qindra qytetarë italianë, tu drejtohen shesheve qendrore të qyteteve italiane për të shprehur kundërshtinë e tyre. Në shumë qytete protestat degraduan në dhunë. Në Torino, janë raportuar disa incidente, ku qytetarët hodhën lëndë  shpërthyese ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Incidentet më të rëndë u operuan në Milano e Napoli.

Demonstratat filluan menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, për të mbyllur restorantet, baret, palestrat dhe kinematë. Shumë rajone kanë vendosur gjithashtu ndalimin e qarkullimit gjatë natës.

Në Milano, turmat brohorisnin “Liri, liri, liri!” ndërsa u përleshën me policinë në qendër të qytetit. Protestat u zhvilluan edhe në Romë, Genova, Palermo dhe Trieste. Bizneset e vogla thonë se ata janë ende duke u rikuperuar nga izolimi i parë dhe se më shumë kufizime mund t’i falimentojnë ato. Një numër i dyqaneve luksoze në Torino qendrore, duke përfshirë një Boutique Gucci, u shkatërruan nga turmat që u derdhën në rrugë pasi rregullat hynë në fuqi.

Italia ka pasur një izolim të plotë në pranverë të këtij viti, duke qenë një nga vendet që është goditur më së shumti nga pandemia, rritja e rasteve të reja javët e fundit e bëri të domosdoshme rikthimin e kufizimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë