'Liri me pikatore'! Rama: Në mes të prillit presim të shohim shifrat reale të virusit, më pas do vendosim

Kryeministri Edi Rama tha se në mes të prillit pritet të shihet veprimi dhe forca me të cilën ka goditur ky virus dhe në bazë të numrave do të vendoset lidhur me lehtësimin e kufizimeve të vendosura.

'Nëse nuk do të kishim marrë masat dhe ju nuk do të kishit rezistuar kaq fortë dhe mirë, jo vetëm që do të ishim duke numëruar me qindra të vdekur si Italia. Lufta ende nuk është në mes, prandaj nuk mund të lëshojmë veten tani, pasi do të hidhnim poshtë të gjithë  rezistencën e bërë deri tani. Nuk dua të entuziazmojmë askënd por po detajojmë një planë të lehtësimit gradual të masave sapo të shohim fillimin e rënies së kurbës të të infektuarve. Nuk e di se kur do të ndodh kjo, por deri në mes të prillit do të mësojmë dhe kuptojmë shumë se sa thellë është futur ky armik mes nesh. Duke filluar nga java tjetër në bazë të shifrave që do të na shfaqet do të fillojmë me pikatore  planin e lehtësimit. Në bazë të shifrave që do të na paraqiten do të shohim nëse mund të përdorim pikatoren", tha Rama

Rama foli edhe për familjet që marrin ndihmë, bonusin e mjekëve apo regjistrimin e bizneseve të mbyllur online, ku përfshihen dhe taksitë.

"Nëse e ke mbyllur biznesin është i lutur të aplikojë te faqja online ku deri sot 1852 persona aplikuan. Në këtë paketë përfshihen edhe shoferët e taksive. Është gati për lëvrim edhe dyfishi i ndihmës ekonomike. Do të japim mjetet e ekzistencës për këtë kategori. Të gjithë do të marrin në dorë çdo qindarkë paratë e premtuara. Pavarësisht presonit, bujqësia nuk është ndalur së prodhuari dhe të dhënat e doganave për marsin dhe 3 mujorin e parë të vitit tregojnë rritje inkurajuese. Fatmirësisht fshati është më pas i rrezikuar dhe qyteti dhe me masat e marra e favorizojnë vazhdimësinë e aktivitet prodhues, grumbullues dhe shpërndarës. Çekuilibrimi i tregjeve ndërkombëtarisht mbetet problem , por e përgjithshmja është inkurajuese. Sistemi ynë shëndetësore deri tani është në gjendje shumë të qëndrueshme. ky është një lajm i mirë. Vazhdojmë me furnizimin e stokut të luftës nëse mund të vijnë ditë më të këqija. Mjekët dhe infermierët që janë në vijën e zjarrit do të marrin pagën mujore dhe 1 mijë euro bonus. Personeli mbështes deri tek sanitarët dhe shoferët e urgjencës kombëtare do të marrin 500 euro plus pagës deri sa pacienti i fundit të lërë spitalet tona", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:55
Para cash për qytetarët, Rama-Bashës: Ose vjen nga rruga e piramidave ose nuk di ç'flet

Kryeministri Edi Rama kishte një përgjigje edhe për liderin demokrat, Lulzim Basha që në daljet e tij ditët e fundit në media është shprehur se "çdo familje në nevojë duhet të ketë mjaftueshëm cash, para për të siguruar bukën e gojës, pagesat minimale. Njerëzit në nevojë duhen mbështetur me para cash, të cilat më pas do të nxisin dhe konsumin". Kreu i qeverisë tha se ata që propozojnë këto receta me lekë në dorë ose vijnë nga rruga e piramidave ose nuk e di se çfarë flasin. "Kush i propozon ca lloj recetash me lekë në dorë ose vjen nga rruga e piramidave që e hodhën Shqipërinë në erë, ose nuk e di se çfarë flet. Receta qesharake për rrëmujë ose përton të ndërrojë pllakën" tha Rama.

Ora 20:41
Rama: 100 mln $ garanci sovrane, por mund të shkojmë përtej! Shumë personave po u shkurtohet puna!

Aktualisht biznesi i madh ka në dispozicion 100 mln dollarë kredi me kushte preferenciale nëse do ta marrë për ta përdorur për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë. Por kryeministri e la të hapur mundësinë për të shkuar përtej këtij mekanizimi, por më parë po shikohet sjellja e kompanive me instrumentin. Sa i përket kategorive që aktualisht janë pjesë e paketës, Rama tha se edhe sikur kjo gjendje të zgjasë për një vit, paratë do u derdhen deri në fund të luftës.

"Ne sot kemi bërë edhe një takim me bankat dhe kemi marrë garancinë se instrumenti financiar i Garancisë Sovranë të qeverisë, 100 milion dollarë në dispozicion të kompanive për të paguar punonjësit që nuk shkojnë dot në punë, do të funksionojë menjëherë. Ashtu sikundër jemi garantuar se edhe shtyrja e kësteve të kredive për tre muaj, do të bëhet siç e kemi urdhëruar bashkërisht me guvernatorin e bankës qendrore.

E di mirë që ka pasur plot raste hasjesh në probleme me bankat prandaj po e theksoj duke u lutur për durim dhe besim, sepse ne jemi zgjuar edhe kur ju shkoni të flini pas ditës së gjatë të rezistencës. E di mirë edhe që shumë punonjësve po u shkurtohet puna dhe plot sipërmarrës u thonë s'kam c'bëj, ik në shtëpi, ndërkohë që shumë gjinkalla i'a kanë marrë avazit se ne duhet të shkojmë përtej garancisë sovrane për kompanitë, sepse sipas tyre ato nuk do ta shfrytëzojnë garancinë sovranë.

Mbase do të na duhet të shkojmë edhe përtej garancisë sovrane, nuk është diçka që nuk e kemi parashikuar, por jo sot dhe jo symbyllur. Sepse së pari, duhet e do të analizojmë gjatë 10 ditëve të ardhshme, sjelljen e kompanive në raport me instrumentin që u kemi vënë në dispozicion, e së dyti ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo luftë, e kemi të qartë që edhe 1 vit po të zgjasë, kategorive që do t'u derdhim në llogari paratë gjatë këtyre 10 ditëve, do t'ua derdhim deri në fundin e luftës pavarësisht kohëzgjatjes së saj" tha Rama.

Ora 20:39
Rama:Do sigurojmë financime nga jashtë!Pas 15 prillit vendosim për zgjerimin e ndihmës

Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist se qeveria do të sigurojë financime shtesë nga jashtë, ndërsa lidhur me zgjerimin e paketës së ndihmës, tha se kjo do të shikohet pas 15 prillit. "Ndërsa përfituesit e mundshëm nga zgjerimi i paketës, do i përcaktojmë jo më parë se 15 Prilli se duhet të shikojmë të dhënat nga fronti i luftës. Ne po punojmë për financime edhe nga jashtë vendit, por lufta nuk është lokale dhe as rajonale, por lufta e tretë botërore dhe kanalet nuk janë zgjeruar dhe të gjithë po shikojnë shtëpitë e tyre.

Taksiratet e vendeve të mëdha janë edhe më të mëdha, sepse ne jemi mësuar me pak, dhe do të bëjmë si do të bëjmë do të dalim më të fortë nga kjo luftë. Atij që është mësuar me shumë do i duhet të kënaqet me pak. Jam optimist se do të sigurojmë financime shtesë për të qenë më pak të shtrënguar për periudhën pas paketës. Në luftë luftohet për ekzistencë. Për bukë nuk do të vdesë askush për bukë, jo për dreka dhe darka në kohët normale" tha Rama. 

Ora 20:38
Punoni në të zezë dhe doni pagë lufte? Rama: Hakun do e merrni vetëm me këtë kusht

Nëse punoni në të zezë dhe kërkoni një pagë lufte, kryeministri Edi Rama ka një kusht që duhet ta plotësoni për të marrë më pas hakun. "E di që kemi një problem me ata që punonin me të zezë. Por nuk mund të bëjmë dot asgjë sy mbyllur në këtë drejtim. Nuk e ndajmë një ndihmë për kë punonte në të zezë, pastaj i bie që të vijë kushdo dhe të thotë më jepni një pagë lufte se kam punuar në të zezë. Në u ndihmojmë nëse na tregoni ku keni punuar në cilën kompani dhe kush iu ka paguar. Dhe kjo jo për të penalizuar punëdhënësin, por për të verifikuar rastin dhe për t'iu dhënë hakun" tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Namik: 01/04/2020 23:11

    Te gjithe personat mbi 18 vjec qe nuk kane nje pune te siguruar kane te drejte te thone qe punojme ne te zeze. Nje shtet nuk menaxhohet me *te them e te thashe*,por mbrojtja sociale per shtresat ne nevoje duhet te funksionoje.Skanimi i rasteve ne nevoje duhet te mbuloje te gjithe vendin.

    Përgjigju
  • Petrit: 01/04/2020 21:36

    Eshte detyre e qeverise te mbeshtese me te ardhura. Persa kohe ka vendosur masa izoluese, duhet te ofroje edhe pagesat ndaj njerzve. Kesh? Jo jo, thjesht tua kaloje ne llogari bankare. Te pakten deri ne 70% re pages se atyre qe per shkak te masave nuk mund te punojne ose e kane humbur punen. Kjo eshte nje qeveri e pergjegjshme, nese jo atehere eshte hajdute.

    Përgjigju
  • Bes: 01/04/2020 20:58

    Prap tallesh me njerzit ore meru me hallin aktual jepi buke, jo po u pendua punemarsi dhe na tregon ku ka punur pasi ju ta verifikoni pastaj do vendosni e meriton apo jo te haj buke. Ore gjynaf hapni menca sociale ku te vine ata qe nuk kane te marin nje cop buke pa ju hik llogjika se do shqyejn dhe do grabisin cju dal perpara. Vetem nqs ky nuk eshte pjes e planit tuaj per shkatrim total.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet