Lirimi i Kajmakut, PD: Skenar mafioz i qeverisë, gjithçka ishte e llogaritur

Lirimi i Kajmakut, PD: Skenar mafioz i qeverisë, gjithçka ishte e llogaritur

Lirimi vetëm një ditë pasi ishte arrestuar i ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku është cilësuar nga PD si një skenar mafioz i qeverisë për të lënë atë të lirë dhe mos vuajtur asnjë ditë burg.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se gjithçka ishte e llogaritur ku policia bëri sikur e arrestoi pas muajsh arratisje dhe më pas me urdhër të qeverisë u lirua brenda 24 orëve me argumentin se është sëmurë.

Bardhi shprehet se ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë dhe se një falsifikator si Kajmaku e ka vendin në burg.

"Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës. Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg. Agim Kajmaku, një falsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumente se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit.  Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti e Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tenderë publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë" shkruan Bardhi.

Gjykata e Apelit liroi ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, një ditë pasi u arrestua, me argumentin se nuk mund të qëndrojë në burg për shkak të gjendjes shëndetësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per Gerdecin ke ndonje llaf ?: 08/07/2020 20:56

    Me qe afer Vores eshte Gerdeci, ke ndonje llaf per te thene o Zoti sekretar, apo traret ne syte tuaj nuk duken , para saj ky “krim” I Kajmakut te duket me i rrende apo andej s’ke kellqe se ...... ?!!!

    Përgjigju
    • Yyy: 09/07/2020 07:20

      Banoret e gerdecit e shiten gjakun e te vdekurve , i ke pa si jan ber shtepit atje,kshuqe mos flit kot, dhe e e bukura eshte se ata te gerdecit kan votuar fatmir mediun

  • O Gaz Marmida: 08/07/2020 16:40

    Po nuk tu ca zorra e .m... duke i dhene farfalles?

    Përgjigju
    • Haha: 08/07/2020 16:57

      I je bo qejfin Gazit!

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë

Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë