Ademi nuk lëshon Bashkinë, Borchardt i shkon në zyrë/ Takim 'kokë më kokë' për dy orë

SHKODËR-Ambasadori i OSBE-, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken në ikje të Shkodrës, Voltana Ademi. Mësohet takimi 'kokë më kokë' ka zgjatur rreth dy orë dhe një nga çështjet kryesore që është diskutuar ka qenë pikërisht dorëzimi i detyrës nga ana e Ademit. 

Në një kohë kur Bashkitë e tjera të vendit po konstituohen, Ademi ka bërë rezistencë të hapur, duke thënë se nuk do ta lirojë zyrën, madje ajo ka kërkuar një komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën.

Në përfundim të takimit, Borchardt ka bërë një prononcim të shkurtër për mediat, duke thënë se është diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe situatën politike në vend, në një kohë kur PD-ja ka njohur dekretin e presidentit Meta dhe kërkon zgjedhje në 13 tetor, edhe pse vetë nuk është regjistruar. 

Lidhur me këtë takim, ka pasur një reagim zyrtar dhe nga ana e Bashkisë së Shkodrës.

"Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit. Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës", shkruhet në njoftim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi: 06/08/2019 22:31

    Zonjen e kemi zgjedhur per administratore qyteti (qe nuk e Ka bere asifije sa ishte ne zyre) dhe Jo si zaptuese zyre. Ti nese e doje aq shume ate post, te punoje pak moj zonje.

    Përgjigju
  • Pikturisti: 06/08/2019 18:52

    Po mire ben, se mesuesi Borchardt i bie ta marre rrogen kot nese nuk ka nxenes te paudhe si puna e kesaj lopes me zile.

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 06/08/2019 15:51

    Keshtu e kane urdheruar Lulzimi dhe Karpushini.

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 06/08/2019 14:55

    Po Mark Molla ishte ne takim ai eshte locka e zemres se plagosur e Valtana baxhe...

    Përgjigju
  • Ben: 06/08/2019 13:18

    Keto bashkiaket Mziu,Voltana etj do ti lerojne zyrat,bejne filma kot.Mbas ndonje muaji do te nxjerrin teori te tjera,do te thone duhet me u kthy perseri,na mashtrun,por ne jemi kryetare,rrofte democracia,e duam Shqiperine si gjithe Europa,tralala, dhe kaq.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 06/08/2019 13:18

    Do e leroj pa problem se pastaj e lerojn. Gjynah pastaj se esht Pak e thyer ne mosh por avash avash kalon gjithshka. Do bej ca naze por ska nga tja mbaj. He mo se do te behet vajz e mire e di un. Keq do jet muzat ziun ,atij sdim si do ja bejm.

    Përgjigju
    • robi: 06/08/2019 15:21

      Xhelal mendjeziu do mare daullen dhe rrugëve te Kamzës do lexojë emrat me te pakuptimte te rrugëve qe i vuri vete ky horr....

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë