Lirohen nga policia 14 të ndaluarit dje në Gjirokastër, mes tyre edhe ekstremisti Karathanos

Lirohen nga policia 14 të ndaluarit dje në Gjirokastër, mes tyre edhe ekstremisti Karathanos

Harallambos Karathanos në krye të kortezhit të Kaçifa

GJIROKASTER - Lirohen nga policia e Gjirokastrës 14 ekstremistët e ndaluar dje pas ceremonisë mortore për Konstandin Kaçifa në Bularat. Policia i shoqëroi pas dyshimeve se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme si dhe për nxitje të urrejtjes, pasi gjatë funeralit kanë lëshuar thirrje ekstremiste. Mes të ndaluarve ishte edhe Harallambo Karathanos i njohur si ekstremisti i Agimit të Artë, i cili ka kryesuar edhe kortezhin mortor të Kaçifas. Të ndaluarit e tjetër ishin shtetas grekë të ardhur në Bularat me autobusë si dhe minoritarë. 

14 të shoqëruarit nga policia:

Thanas Papas

Dhimitër Konstantinos

Nina Dinos

Jorgos Varelas

Anestis Panajotis

Andrea Kurti

Thoma Stefo

Athanasis Papas

Konstantinos Gizolis

Harallamb Karathano

Pirro Panajoti

Kristo Duci

Theodhor Petropulos

Jorgo Thoma

Policia e Shtetit njoftoi disa orë më parë se për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese. Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat. Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen. Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsi: 09/11/2018 18:25

    Nga mbiemrat shumica jan gjakprishur shqiptar.

    Përgjigju
  • Burgu: 09/11/2018 16:19

    Rama Burg!!!! Rama Burg!!!! Rama Burg!!!! #RamaTradhetar

    Përgjigju
  • Robt e motrat: 09/11/2018 15:42

    Ku ti keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës