Lirohet i dënuari përjetë, lë qelinë e burgut në Drenovë 'Gjenerali'

Lirohet i dënuari përjetë, lë qelinë e burgut në Drenovë 'Gjenerali'

Gert Gjinarari dhe Naim Zyberi

Është liruar nga qelia mbrëmjen e së shtunës i dënuari me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari, i njohur si "Gjenerali". 

45-vjeçari u la i lirë pas një vendimi të Gjykatës së Korçës, të zbuluar ekskluzivisht nga Report Tv disa ditë më parë, që i pranonte atij gjykimin e shkurtuar. Vendimi u ekzekutua të shtunën, pasi Gjinarari përfitoi liri me kusht më 14 Shkurt, duke lënë kështu qelinë e burgut të Drenovës në Korçë.

Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për një vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

Po ashtu në vendim theksohet që Gjinarari gjatë kohës së provës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar, dhe as mos të mbajë me vete asnjë lloj arme.

Në vendimin e Gjykatës së Korçës thuhej se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri, duke argumentuar se një nga arsyet e dhënies së lirisë me kusht është edhe sjella e mirë që i dënuari ka pasur në burg, "shembullore", - theksohet në vendim.

"I dënuari paraqitet me normalizim të plotë të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimave nga vepra penale", thuhet në vendim.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 18/02/2019 14:20

    eshte lirim i merituar eshte tersisht i reabilituar ne burg ne itali ka shkruar dhe ese jane ne google bashkr me italianin mosumeci shokun e toto riines. duhet te kirohet dhe ben grori se nje plere vrane.naim zyberi ka qene xhelati i shilqiperise super vrases qe para viteten 90 gjobe venes qe ka bere terror ne gjithe shqiperine bashk me banden e vet

    Përgjigju
  • Delinquenti: 18/02/2019 13:12

    Po' per ket lirim nuk ka anje komente nga media è shkrujtme dhe televisive se komentet è opozites e morem vesh qe nuk ka po' PSE-ne se morem vesh ah kohe te vestirà po' vijn. Gjyqtare te plepave dhe keto duan te djegin mandatet po' pse nuk flasin se ja shtyp kaptinen sala me e hap njeri gojen hajde politikane osé me mire hajde plera te pa riciklushme.

    Përgjigju
  • Qafiri: 18/02/2019 12:13

    Po ndonjë medalje për sjelljen shëmbullore mori?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi