Lirohet Inez Hajrulla/ Vlonjati që mbeti invalid në atentat ja 'hodhi' me një pistoletë...që nuk punonte!

Lirohet Inez Hajrulla/ Vlonjati që mbeti invalid në atentat ja 'hodhi' me një pistoletë...që nuk punonte!

Inez Hajrulla, një personazh i njohur në botën e krimit në Vlorë dhe i kthyer në invalid si pasojë e një atentati me tritol të bërë kundër tij në nëntor 2017, ka dalë nga qelia pak ditë më parë. Shkak i lirimit të tij pas një muaji qëndrim në qeli është bërë, pistoleta. Akti i ekspertimit balistik e ka nxjerrë armën që Hajrulla thotë se e kishte me vete në 10 maj 2019, si jo të rregullt teknikisht, dhe se arma nuk ishte në gjendje të qëllonte predha. Në vendngjarje policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa gëzhoja automatiku, por jo pistolete, megjithëse në pamjet filmike Hajrulla del duke qëlluar me armë në drejtim të agresorëve të tij, që kishin shkuar për ta vrarë.

Dyshohet se gëzhojat e armës pistoletë janë hequr nga vendi i krimit, duke u zhdukur më pas. E njëjta gjë është kryer edhe me pistoletën, ku sipas dëshmisë së shokut të Inez Hajrulla, Ervis Matodashaj, ai ja kishte marrë armën nga dora Hajrulla dhe e kishte hedhur pistoletën, në një territor në lagjen “Pavarësia”, armë kjo e cila më pas u gjet nga policia, e cila është një pistoletë prodhim italian. Mirëpo nga ekspertimi balistik i saj në laborator, ka rezultuan se ajo nuk ka qenë në gjendje të kryejë qitje, duke sjellë dhe lirimin nga qelia të Inez Hajrulla, i cili qëndroi vetëm 1 muaj në burg. Burime pranë policisë dhe prokurorisë së Vlorës thanë për “Shqiptarja.com” se arma ka shumë gjasa që të jetë ndërruar gjatë kohës që Hajrulla dhe Matodashaj qëndronin të fshehur, duke i servirur organeve ligjzbatuese një armë jo të rregullt teknikisht për të qëlluar. Pasi gjithçka është rregulluar, dy personat e shpallur në kërkim Hajrulla dhe Matodashaj,janë vetëdorëzuar në polici, duke dhënë versionin e tyre.

 “30 ditë me arrest në burg”

Në 6 qershor 2019 gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë me afat “30 ditë me arrest në burg”, pasi nga verifikimi i pamjeve filmike të disa bizneseve në kompleksin “Oslo”, Hajrulla rezulton se në dorë mban një armë zjarri tip pistoletë. Nisur nga ky konstatim, prokuroria e Vlorës ka ngritur akuzën për “Armëmbajtje pa lejë”. Inez Hajrulla, mundi të largohet dhe të fshihet pas tentativës që iu bë për ta vrarë në 10 maj 2019, në një kafene në kompleksin “Oslo” në Vlorë. I riu është vetëdorëzuar në policinë e Vlorës së bashku me shokun e tij Ervis Matodashaj, një personazh ky i dënuar nga gjykata e Vlorës. Matodashaj ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke treguar dhe vendin se ku kishte hedhur pistoletën, veprim të cilin e kishte kryer në ikje e sipër. Kjo armë është gjetur nga policia dhe tashmë është çuar për ekspertim balistik. Për Matodashaj, gjykata e Vlorë ka vendosur në qershor 2019 caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje në polici” dhe “Ndalim i daljes së tij jashtë shtetit”, kërkesë kjo që është miratuar nga gjyqtari Hektor Sinani.

Si ndodhi sulmi me armë në kompleksin “Oslo”

Sipas materialit hetimor që ndodhet në dosje, Ervis Matodashaj në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Inez Hajrulla në një lokal që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë së Vlorës kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe. Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit, ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person. Pikërisht në këtë moment nga pamjet filmike duket që gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet në pamjet filmike duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve dhe del nga rrezja e filmimit të kamerave. Pas vetëdorëzimit në polici Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen Pavarësia, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian.

Kontrolli në banesa bllokohen 14 mijë euro

Ndërkohë në maj të 2019 nga kontrolli i banesës së Ervin Matodashaj janë gjetur 11 fishekë me armë zjarri kalibër 9 mm dhe nuk është bërë e mundur gjetja e këtij shtetasi në banesë. Ndërkohë nga kontrolli i banesës së Inez Hajrulla, ka rezultuar se ai nuk ka qenë prezent në shtëpi. Dera e shtëpisë së tij është hapur me ndihmën e zjarrfikësve, dhe pas kontrollit është gjetur vetëm një fishek dhe 14 mijë e 700 euro, një kontratë pune dhe është marrë për ekspertim laboratorik një shishe parfum

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nadir Ferko: 08/08/2019 14:21

    Ky nuk eshte ushtari im e as e njoh fare as kete e as ate tjetrin. Une kam nje lavazho qe mbaj famijen e per keta te dy as pe plas fare. Mos na ngatroni me keto komente leshi.

    Përgjigju
    • Gazi: 29/02/2020 01:54

      Aaaaaa aaaaa

  • avokat: 24/07/2019 19:00

    Jo vetem qe nuk duhet ta denojne por ti japin edhe nje demshperblim per denimin pa arsye. Ate armen pa leje qe nuk punon tia rregullojne edhe tia japin perseri atij djalit sepse do i duhet. Edhe atyre OPGJ te vlores ti japin ndonje dmshperblim babai i djalit sepse kane bere pune te mire. pfffff....

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 23/07/2019 13:47

    Nuk ecen perpara Vlora me krime and aktivitete kriminale. Me detin dhe te gjitha pasurite natyrore ka shume menyra te ligjshme per te bere leke. Me keto krime do hani koken dhe do vishni Vloren me te zeza. Beni leket me ndershmeri

    Përgjigju
  • Vlonjati: 23/07/2019 13:05

    Shtet I degjeneruar kok dhe kemb. Te gjith ne Vlorë e dim qe esht cerr i dirushit. Po te pergatitet ky se nk e ka te gjate. Nje nga nje do ikin. Vetem po presim

    Përgjigju
    • Cami: 23/07/2019 14:18

      Ky esht shok me dirushin me cunat jo cerr ti.do.jesh naj vk qe ske b* tmeresh e llafos ktu

  • Tili: 23/07/2019 13:04

    Po ky prape.. pupu nxireni se i duhet shume komunitetit Vlonjat.. pa kete Vlora nuk ecen para.. ik kallbeni ne burg legenin te vuaje andej pisi futjexhiu..

    Përgjigju
  • Vlonjat: 23/07/2019 12:26

    Edhe bar "Inezin" ja beri gati Rama te bulevardi i ri, ne rregull jemi ne njerezit e thjeshte....

    Përgjigju
    • Vlonjat: 23/07/2019 14:08

      Saktë, Rama bëri HAM HAM kot dhe Bar Ini në mes të lulishtes qëndron akoma. Turp për Vlorën!

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foton me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foton me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe