‘I sëmurë dhe pa rrezik’/ Gjykata liron nga burgu ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika

TIRANE-Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika. Trupi gjykues pranoi kërkesën e avokatit duke vendosur që Xhika të hetohet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika, së bashku me Andi Tomën, ish-Drejtorin e Rrugëve, që u lirua në maj të këtij viti dhe disa zyrtarë të tjerë u arrestuan në datë 2 shkurt për abuzime me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë në datë 23 korrik në fshehtësi. Pas interesimit Report Tv mësoi se Xhika nuk ndodhej në burgun e Fushë Krujës, pasi ishte liruar dhe hetimet do të vijojnë në ‘arrest shtëpie’. Report Tv gjithashtu mëson se në vendim theksohet se ‘Xhika nuk ndodhet ne gjendje te mire shendetesore, nuk ka rrezik për tu larguar jashtë vendit dhe hetimet kanë përfunduar dhe nuk mund të ndërhyjë në hetime. Është person i arsimuar dhe nuk ka rrezik për të ikur”.

Por Xhika nuk është i akuzuar vetëm për dosjen e Gjinarit, por edhe për aksin Tiranë-Elbasan, i nisur shumë vite më parë dhe ende i papërfunduar. Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë sipas kontratës së qeverisë shqiptare me bankën islamike në vitin 2011. Por, në auditin e Ministrisë së Infrastrukturës në materialin kallëzues theksohet se ka një dëm prej 54 milionë dollarë. Për hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan janë marrë në pyetje në prokurori edhe ish-ministrat Haxhinasto dhe Dervishaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nenat: 27/07/2018 10:54

    Drejtesi e shtet i poshter ,keni ne burgje me qindra djem nenash qe kurre nuk i kan bere ndonje te keqe shtetit e shoqerise dhe jane denuar me vite te tera . ndersa keto i kane bere me miliarda dem shtetit e popullit duke vjellur taksat tona.Pranaj nuk bejme hajer ne si komb me padrejtesite qe i bejne popullit te shkrete.

    Përgjigju
  • Fatmiri: 26/07/2018 23:20

    O shtet legen dhe gjyqtare morracake se sja vlen te ndyesh gojen me ju, po si more mbani ne burg i person qe ka vjedh 100 mij lek e kalbni me vite ne burg dhe i person qe ka vjedh taksapaguesve 50 miljon Euro e leshoni ne shtepi i thencin, prandaj ikin njerezit nga ky vend se dhe taksat qe paguajne ja vjedh ky tipi me shok dhe del dhe nga burgu, dem shtetit thoni ju, jo mor jo dem taksapaguesve se shteti nuk pjell leke, por jane leket tona.

    Përgjigju
  • Artisti: 26/07/2018 21:02

    Kjo eshte drejtesi?!?!... Po mire bejne se leket e popullit ishin . Sikur i nxorren politikanet tane nga xhepat e tyre e nuk i lane brenda. Erdhen zgjedhjet . Dilni votoni se mezi i kemi.

    Përgjigju
  • blenard: 26/07/2018 17:34

    kjetu nuk meret me vesh bejn mire ata qe ikin po si mo pa rrezik ai vjeth leket e taksapaguseve ata thon pa rrezik ne qytetaret e ketij vendi qe punoi per buken e gojes jemi me rrezik??

    Përgjigju
  • Drejtesia: 26/07/2018 14:59

    Vetem drejtesi nuk ka.per cfare drejtesie flasin keta.ketu duhet isisi te hyj ne parlament lale.

    Përgjigju
  • Tata: 26/07/2018 14:58

    Rroft PRESIDENT BAFTJARI .SE CFAR PAZARI ASHT BE VETEM MONIKA ME LUAN RAMEN W DINE .PIKA NE BYTH O GJYGJTARE PLEPASH .

    Përgjigju
  • Fredi: 26/07/2018 14:51

    Pakti Rama - Monika - Basha! Nese nuk ngrihet SPAK parapaskena te tilla te ndyra do ndodhin ne kurriz te ketij populli. Nese Xhika do vazhdonte te ishte ne burg do kendonte si bilbil per Haxhinaston dhe Monen. E kush do protestoje ketu? Shoqeria Jo Civile e koruptuar? Apo ky popull dele? Po keta te PD-se shohin nga vrima e celsit nuk e dinin gjasme? Po qytetari digjital i Sali kellires ku i kishte veshet? Kuptojeni njehere e mire o njerez qe Vetingu eshte tallja e rradhes qe i bejne ketij populli.

    Përgjigju
  • Roni: 26/07/2018 14:13

    Kembeve per azil Xhika

    Përgjigju
  • 136: 26/07/2018 14:06

    Jasha vetinguuu,po bojn vetingun,i ka hy fryka gjykatsve e prokurove kshuqe japin vendimet e drejta... ah ju lumt b*** talleni ket popull te varger tu bo telenovela se Pd-ps nji familje jeni bashk

    Përgjigju
  • Erik: 26/07/2018 14:05

    Ilaçe per vete dhe Ilirin t'u befshin leket. Mjafton me kaq, nuk po shkoj tek te tjeret anash e poshte.

    Përgjigju
  • Festim: 26/07/2018 13:54

    Mjerë ne ku jetojme .Ç'drejtësi plehre qe kemi.O zot ku shkojme ne ç'hale gomerësh

    Përgjigju
  • Tini: 26/07/2018 13:43

    Lirimi i Xhikes tregues se gjygjtaret vendosin nen presionin politik . Keta gjykates duhen denuar per vendimin qe morren ne kundershtim me ligjin

    Përgjigju
  • Dash Zari: 26/07/2018 13:34

    Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Edhe ky katunar elbasani "i arsimuar" u lirua. Per aq sa ky popull ka per president nje hajdut ordiner nuk ka pse keta xhepistat e tjere si bajga Xhika te rrine ne burg. Shqiptaret jane popull keqberes.

    Përgjigju
  • Toni: 26/07/2018 13:09

    I fut dhe nje dore te mire demshperblimi. Dhe kush e ha ne fund prape? Populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet