Bien provat! Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit si 'informator' i grabitësve në aeroportin e Rinasit

Bien provat! Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit si 'informator' i grabitësve në aeroportin e Rinasit

Makina e grabitesve ne Rinas dhe Hasan Kanaci

TIRANË - Gjykata kundër  Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit liron nga qelia Hasan Kanaci, punonjës i kargos, pasi 100 mijë eurot e gjetura në banesën e tij, nuk rezultojnë të jetë prerje me numër serie të njëjtë me ato që janë vjedhur nga bankat e nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më 9 prill në pistën e avionëve të aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas. 

Gjyqtari Bib Ndreca ka marrë sot vendimin për lirimin në një seancë në orën 12:00, siç raporton gazetari Elton Qyno, duke ndryshuar masën e sigurimit personal nga "arrest me burg", në "detyrim paraqitje". I dyshuari si informator për paratë i grupit të drejtuar nga Admir Murataj, organizatori i grabitjes i vrarë nga policia, u la i lirë pasi nuk ka prova që e implikojnë me grupin e grabitësve.

Shqiptarja.com mëson se edhe nga tabulatet telefonike, nuk rezulton që ai të ketë biseduar në asnjë rast me ndonjë nga grabitësit. Ditën e arrestimit policia sekuestroi 100 mijë euro në banesën e Kanacit, por ai pretendoi se i ka përfituar nga shitja e disa pronave.

Hasan Kanaci ishte me post shef i kargos, dhe dyshimet mbi të ranë pasi kishte ndryshuar radhën e ngarkesave për në barkun e avionit Tiranë-Vienë. Sipas procedurës, vlerat monetare janë të fundit që vihen, pas bagazheve të pasagjerëve, dhe më tej bëhet në pak minuta edhe mbyllja e derës së avionit.

Por më 9 prill, pamjet tregonin se në fillim futeshin disa valixhe qytetarësh, më tej futen thasët me para, dera rri hapur gjatë, dhe më tej afrohet një ngarkesë sërish me valixhe të pasagjerëve. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit, pesë personat që u futën në pistë me një furgon me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" dhe realizuan grabitjen spektakolare të 4.6 milionë eurove.

Pak metra larg aeroportit në Tapizë u vra Admir Murataj, organizator i grabitjes, i kërkuar për një sërë grabitjesh të tjera. Grupi thuajse është shkatërruar falë dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, por sërish ka bashkëpunëtorë që nuk janë vënë në pranga. Ndërkohë Krimet e Rënda i kanë kërkuar Interpol të shpallë në kërkim ndërkombëtar për të dytën herë Klement Çalën, personin që dyshohet se në bashkëpunim me Admir Muratajn drejtonin grupit e grabitësve.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mehmeti: 29/12/2019 09:18

    Sh.bukur ky viti i ri pa zhurma dhe kapsolle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale