Liroi militantët e PD-së për sulmin ndaj KZAZ, ja vila e gjyqtarit në oborrin e Prokurorisë së Matit (VIDEO)

Ndonëse 10 militantët e PD kryen krim zgjedhor duke sulmuar dhe shkatërruar materialet zgjedhore në KZAZ-në 17 në Burrel, sërish gjykata vendosi të lërë të lirë 8 prej tyre. Vendimi u dha nga gjyqtari Murat Lleshi, i njohur për shërbimin e tij ndaj PD.

Lleshi nuk është i panjohur për publikun, pasi ka një sërë shkeljesh dhe denoncimesh nga qytetarët ndaj tij. Madje në Mat për të është krijuar edhe një shprehje ironike, e thënë nga banorët e zonës "Or Murat, or Murat, Bëj një gjyq e shto një kat...Bëhet fjalë për banesën e tij, e cila është në oborrin e Prokurorisë së Matit.

Në të njëjtin oborr, brenda të njëjtit rrethim me kangjella hekuri, ndodhet ndërtesa e Prokurorisë së Matit. Siç shihet në këto pamje të Report TV, ngjitur me godinën e organit të akuzës, shihet qartë vila dy katëshe, me papafingo pronë e gjyqtarit Murat Lleshi.

Nëse nuk e di historinë mendon se vila luksoze është pjesë ose aneks i Prokurorisë së Matit, por nëse pyet ish-drejtuesit e kësaj prokurorie dhe banorët mëson se ajo është vila e gjyqtarit Murat LLeshi.  Si gjithmonë, gjyqtari i ka kopsitur dokumentet dhe ka siguruar edhe leje të vjetër ndërtimi. Askush nuk e kupton si mund të jetë miratuar një leje ndërtimi për banesë dykatëshe brenda oborrit të prokurorisë.

Murat Lleshi

Po kush është Murat Lleshi, gjyqtari që liroi dhunuesit e KZAZ-së?
Murat Lleshi është një emër i njohur për publikun dhe për sistemin e drejtësisë për shkak të skandaleve të shumta, i cili vendosi që 80% e të arrestuarve në Mat për djegie të materialeve zgjedhore dhe dhunë ndaj Policisë t'i lërë në shtëpi.

Murat Lleshi, dikur ish-metalurg, ka mbaruar shkollën me korrespondencë dhe falë lidhjeve të tij është bërë gjyqtar. I njohur për shërbimin e tij ndaj PD-së, gjyqtari Murat Lleshi është akuzuar se ka abuzuar herë pas here me detyrën.

Madje vite më parë ai pati një përplasje fizike me gazetarin e emisionit “Fiks Fare” Ksenofon Ilia, duke e tërhequr zvarrë me automjetin e tij. Madje si për ironi të fatit, në vitin 2009 ishte vetë Enkelejd Alibeaj në atë kohë ministër Drejtësie që do të kërkonte marrjen e masave disiplinore në ngarkim të gjyqtarit Lleshi. Por KLD-ja, nuk mori masë ekstreme ndaj tij, ndërsa në atë kohë u përfol se ai pagoi një shifër prej rreth 100 milionë lekë dhe qëndroi në punë. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ndaj gjyqtarit Lleshi ka një sërë akuzash të tjera lidhur me vendimet që ai ka dhënë.

Vlen të theksohet një dosje me mal abuzimesh, të kryera nga gjyqtari Murat Lleshi,  ku dy qytetarë të Dibrës do e denonconin për vendimin për çështje që lidheshin me pronën. Por edhe pse nisi hetimi për të cilin gjyqtari rrezikonte 3-10 vite burg, çështja ndaj tij u mbyll pa asnjë masë. Një tjetër shkelje ligji nga ana e gjyqtarit Lleshi ishte vendimi i datës 15 janar 2007, me të cilin pushoi çështjen penale në ngarkim të të pandehurit A.Koca për shkak të amnistisë. Por ligji për amnistinë nuk kishte hyrë në fuqi në momentin e dhënies së vendimi, fakt ky që u konstatua Gjykata e Apelit Tiranë. Të gjitha këto, ngrenë dyshime mbi gjyqtarin Lleshi dhe lidhjeve të tij me eksponentë të PD-së, ndërsa po sot gjyqtari i Matit me vendimet e tij për të ndaluarit ndaj sulmeve në KZAZ-në e Burrelit, nuk i cilësoi si të rënda krimet elektorale të militantëve të opozitës.

Ndërkaq, falë lidhjeve me PD-në, edhe vëllai i tij është një nga përfituesit kryesore të tenderave në Bashkinë e Matit e cila drejtohet nga të djathtët.

Më 18.07.2006, një tjetër procedim penal është regjistruar kundër tij. Dy banorë të Dibrës do e denonconim gjyqtarin Lleshi, sepse me vendimin e gjykatës nr. 14, datë 20.04.2006, ai do të lëshonte "Urdhrin e ekzekutimit" për vendimin me nr. 3. datë 28.02.2006 të Komisionit të Kthimit të Pronave të Dibrës, në një kohë kur ky vendim nuk kishte marrë formë të prerë, pasi nga kallëzuesit ishte bërë ankesë në Komisionin Shtetëror të Kthimit të Pronave në Tiranë. Por askush nuk e vuri ujin në zjarr për këtë shkelje, për të cilën Kodi Penal parashikon 3-10 vjet heqje lirie. Çështja penale e hapur ndaj tij u mbyll.

Dha amnisti ilegalisht
Një tjetër shkelje ligji nga ana e gjyqtarit Murat Lleshi ishte vendimi nr. 04 i datës 15 janar 2007, me të cilin pushoi çështjen penale në ngarkim të të pandehurit A.Koca për shkak të amnistisë. Por ligji për amnistinë nuk kishte hyrë në fuqi në momentin e dhënies së vendimit të mësipërm nga gjyqtari Lleshi, pasi nuk ishte botuar akoma në Fletoren Zyrtare. Kjo është konstatuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në vendimin e saj nr. 378, 16 maj 2007, ku citohet: "Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar që ka zbatuar Ligjin 9678 dt 13.01.2007 për dhënie amnistie, pasi në kohën kur është dhënë ky vendim, ligji nuk kishte hyrë në fuqi dhe gjykata nuk mund ta zbatojë atë para se ligji të hyjë në fuqi".

Vendimet e dyshimta
Mes shumë vendimeve të dhëna nga ky gjyqtar, po shkëpusim dy prej tyre. Një i pandehur i moshës 60-vjeçare, H.Brozi, i akuzuar për "kanosje e armëmbajtje pa leje". Për shkak të moshës dhe rrezikshmërisë së pakët ishte lënë në gjendje arresti shtëpie, ndërsa gjyqtari Murat Lleshi e dënoi me dy vjet heqje lirie. Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e dhënë nga gjyqtari Lleshi dhe e dënoi të pandehurin 60-vjeçar vetëm me kohën e paraburgimit.

Gjyqtari Lleshi, për raste analoge dhe përsëritëse, ka dhënë masë dënimi tepër të butë, siç ishte rasti i të pandehurit 19-vjeçar E.Muçe, i cili me vendimin nr. 62, datë 05.07.2006, i akuzuar për "kanosje e armëmbajtje pa leje", u dënua me 5 muaj e 10 ditë burg.

Një shtetas, i cili i kërkonte gjyqtarit Lleshi të pushonte çështjen e ngritur prej tij, kërkesë e ligjshme kjo, arriti të sigurojë pushimin e çështjes pas 3-4 seancash, sepse gjyqtari Murat Lleshi i shtynte ato. Qytetari Sh.Kuka u ankua pranë kryetarit të Gjykatës së Matit për Lleshin, duke pretenduar se ai e kishte fyer. Madje, ky shtetas u pyet edhe nga një inspektor i KLD-së, pas ankesës në këtë institucion, por gjyqtari Lleshi edhe kësaj radhe e mbylli problemin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shef turi: 24/06/2019 07:36

    Ky duhet denuar per krime kunder njerzimi me burgim prjetshem kjo eshte PD JA e sal berishes he ju u humte emri dhe kryetari i pds Te matit Arjan lika ka qene kriminel eshte marre me droge e prostituta me gjithe vellain e vet ķjo eshte shqipria po spate keto kritere nuk te punsojne

    Përgjigju
  • Populli: 23/06/2019 22:10

    Ky hale gjyqetar nuk meriton te jete ne sistemin e drejtesise ky duhet arrestuar dhe ti sekuestrohet Vila qe ka ndertuar me parat e vjedhura

    Përgjigju
  • asolingo: 23/06/2019 21:27

    Murati as per metalurg nuk bente dhe lopatat qe prodhonin thyeshin shpejt.Si ne kohen e komunizmit gjithe analfabetet ishin drejtora e ministra.

    Përgjigju
    • Arberi: 23/06/2019 22:56

      Ne kohe te komunizmit ka patur inxhiniere, drejtora dhe ministra profesore o Asolingo i ballit kombetar. Po keshtu ta kane treguar historine ata qe humben luften dhe vulen. Ju Zogistet e keni ndritur keto vite me specialiste kristali dhe gjyqtar plepash si ky Murati.

  • Cubel breca: 23/06/2019 20:03

    Prandaj ka shkuar per lesh shqiperia e shkret.Do jete ndonje nga ata te plepave.Tani do te rikthej ate qe ka perfituar nga moma parti.

    Përgjigju
  • Lexusi: 23/06/2019 18:39

    Mos caj koken Murat , me te fituar SHQUPi do privatizosh dhe prokurorine !

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP LEKA [ KEPI ]: 23/06/2019 18:07

    O popull Shqiptar shikoni se çfar i ka bër krimineli salhe Shqipris. Ky ish metalurg idjot me 8 klas shkoll na u bë Gjykatës në cilin vënd të botës një injorant bëhet Gjykatës ? Kjo është gjith maskarallëku që i ka bër krimineli salhe Shqipris e ka çkombtarizuar e ka bër fërtele. E tani pa pikën e turpit kërkojn rikthimin në qeveri që ta djegin ta bëjn shkrumb Shqiprin. Ju thaft dora ati njeriu që i jep vot këtyre bastardëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën