Liroi të fortët nga burgu, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha

Liroi të fortët nga burgu, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha

Enkelejda Hoxha

SPAK ka kërkuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për korrupsion pasiv.  Më herët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit  pranoi kërkesën e ish gjyqtare për gjykim të shkurtuar.

Gjatë operacionit për arrestimin e Enkelejda Hoxhës u arrestuan edhe persona të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit ku liroheshin të fortët. Për këto SPAK ka kërkuar edhe 4 vite burg për avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërhynte për ndryshimin e vendimit dhe 3 vite burg për Sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi.

SPAK kërkon nga 2 vite burg për të dënuarin Saimir Petanin i cili kërkonte lirimin nga burgu kundrejt pagesës dhe vëllain e tij Bledar Petani, i cili do i jepte 12 mijë euro ish gjyqtares Hoxha. Dënimin me dy vite burg, SPAK kërkon edhe për të arrestuarit e tjerë Altin Skëndaj, Gazmir dhe Gentjan Nezajn e Isuf Tanezin, ndërsa për Trëndafile Fagun ka kërkuar 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet për korrupsion duke liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.  Pas arrestimit ajo ka bërë plot 8 herë kërkesë për lirim dhe heqje arresti me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, por GJKKO i ka refuzuar të gjitha kërkesat.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si ky grup i strukturuar kriminal, siç i cilësonte SPAK, funskiononte. Fillimisht, të dënuarit siguroheshin që të merrnin avokat Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro. Në lojë, futej edhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci e cila ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje gjyqësore të përfundonte në duar e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Më pas, eksperti paraqiste në gjykatë akte të ekspertimit psikiatriko - ligjor të rremë. Pra është e njëjta skemë që është përdorur edhe në lirimin e të dënuarve të tjerë nga kjo gjyqtare, mes tyre edhe anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, që nis që nga avokati, shorti i manipuluar dhe raportet shëndetësore të falsifikuara.

Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund