Lironte të fortët nga burgu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, i heq statusin e magjistratit Enkeleida Hoxhës

Lironte të fortët nga burgu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, i heq statusin e magjistratit Enkeleida Hoxhës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë të pandryshuar vendimin e KLGJ, për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha si dhe heqjen e statusit të magjistrates. KPA nuk pranoi ankimim e bërë nga Hoxha kundër vendimit të KLGJ. 

‘Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 4/2021, datë 21.05.2021, që i përket ankueses Enkeleida Hoxha kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 92, datë 17.03.2021, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi: Mospranimin e ankimit të magjistrates Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha”. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Marrë më 31.05.2022. Shpallur më 30.06.2022’- njofton KPA.

Ish-gjyqtarja u shkarkua pasi u arrestua nga SPAK për akuzën e “korrupsionit”, pasi sipas SPAK ishte e përfshirë në një skemë korruptive që iu siguronte lirim të parakohshëm të dënuarve të burgut të Fushë-Krujës.

Hoxha u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, dhe vuajtjen e dënimin e përfundoi vetëm 2 javë më parë.

Gjykata shoi  masën edhe për Manuela Mallkuçin, ish-kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu shleu dënim. Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte shuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit. Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg. Referuar dosjes SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Ky i fundit u dënua me 4 vite burg.

Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë ndërsa në  tetor të vitit të kaluar, GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar 1/3 ndaj i mbetën 2 vite burg.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve ishin edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 09/07/2022 19:08

    KJO DUHEJ TE ISHTE NE BURG,,,JU E LIRUAT,,,,JU LIROFSHA TRUTE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn

Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn