Lista e re me 118 gjyqtarë dhe prokurorë në Veting, nga Sallaku që mbylli dosjen e Bashës dhe CEZ deri tek Ibrahim Hoxha i dënuar për afera

Lista e re me 118 gjyqtarë dhe prokurorë në Veting, nga Sallaku që mbylli dosjen e Bashës dhe CEZ deri tek Ibrahim Hoxha i dënuar për afera

Besnik Hoxha

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, ka përzgjedhur përmes shortit emrat e 118 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do t’i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Nga magjistratët e përzgjedhur, 116 shërbejnë në shkallën e parë të gjyqësorit. Në apel shërbejnë vetëm dy gjyqtare të përzgjedhura, konkretisht Vjola Canaj dhe Jurida Bajraktari. Pjesë e kësaj liste figuron edhe gjyqtari i Tiranës, Lazër Sallaku, i cili ka mbyllur dosjen CEZ me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit si dhe çështjen e lobimit rus të PD, ku nën akuzë ishte kreu i opozitës Lulzim Basha.

Vetingu ka nisur edhe për gjyqtarin Ibrahim Hoxha i arrestuar dhe i dënuar nga shkalla e parë për korrupsion, pasi u kap nga policia duke marrë 6 milonë lekë për një çështje. Hoxha është përfshirë në këtë liste pasi nuk e ka humbur ende statusin e gjyqtarit, për shkak se vendimi i dënimit nuk ka marrë formë të prerë. Procesi i verifikimit të trefishtë ka nisur gjithashtu për gjyqtarin Besnik Hoxha, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së 21 Janarit, ndërsa aktualisht ka në duart dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. 

Gjithashtu kanë nisur verifikimet edhe për gjyqtarin Laurent Fuçia, për të cilin ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë ankuar në KLD për lirimin e personave që arrestoheshin nga policia. Në listë i është edhe gjyqtari Dedë Miri i dënuar në vitin 1976 për vjedhje. Ndërkaq, në radhët e prokurorëve ka nisur Vetingu për Sokol Malajn, një emër i njohur i drejtësisë, i cili është përplasur vebalisht me Arta Markun. Gjithashtu ka nisur Vetingu për Henrik Ligorin, Sokol Nishanin etj. 

118 gjyqtarët dhe prokurorët në Veting 
Artan Jahollari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Semiramis Hoxholli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Sokol Pasho Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Bedri Qori Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Arben Mickaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Dritan Caka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Arben Konstandini Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Fahrije Stringa (Budo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Majlinda Dogga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Oltjona Goxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Rezarta Mataj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Tereza Merkaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Elvana Çiçolli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Besnik Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ervin Pollozhani Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Erabër Madhi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Jurida Bajraktari Gjykata Administrative e Apelit Tiranë
Antonela Prendi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Altin Shkurti Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Enerjeta Shehaj (Deraj) Gjykata Administrative Tiranë
Selvie Gjonçaj Gjykata Administrative Tiranë
Lazër Sallaku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Gentiana Muçaj Gjykata Administrative Tiranë
Rexhina Merlika Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Blerina Muço Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kujtim Vranici Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Martin Deda Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Armela Hasantari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Agron Zhukri Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ibrahim Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Florjan Kalaja Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Besmir Stroka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Laurent Fuçia Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Engert Pëllumbi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Ina Hoxhaj Gjykata e Rrethit Gjyqëso Pogradec
Paulin Çera Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Arta Llazari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Rudina Palloj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
Marsela Dervishi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Olkeda Manellari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Lutfije Celami Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Shpëtime Pitaku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Aurel Arapi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Zeta Terpollari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
Arbër Çela Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Alfred Konomi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Vladimir Skënderi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Blerta Marku (Çibuku) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Vjola Canaj Gjykata e Apelit Vlorë
Taulant Tafa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Edvan Veçani Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër
Dritan Hasani Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet
Durim Kadiu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë
Besnik Shehu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
Miranda Konica Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Isabela Radovani Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Nurjeta Tafa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
Eglantina Mirkani Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
Piro Sota Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
Ded Miri Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Deniona Katro Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ols Dado Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Etien Kapo Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kudusi Shahu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Edlira Bako Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Denisa Asko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Sokol Malaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Suela Salavaci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Enklid Gjini Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Dritan Nushi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Petrit Hysa Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ylli Bashaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Shahin Pasha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Mirela Zavalani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Julian Zonja Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Armida Hamiti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Besnik Cengu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Armand Gurakuqi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Artur Ismajlukaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Naim Tota Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Julian Xhengo Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kasem Berberi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Sajmir Hysa Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Valentin Preci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Miranda Bushi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Erjon Imeraj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Elio Mazreku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ylli Pjetërnikaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Henrik Ligori Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë
Robert Kote Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Englantina Shehu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
Mirela Kapo Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë
Artur Cara Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
Ervisa Hyka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
Hysen Ajasllari Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
Sokol Nishani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Kledian Llaho Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Marsida Frashëri Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Mihallaq Bleta Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë
Eldira Cufi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Frederik Laloshi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Shkëlqim Kokona Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec
Albert Murçaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Hyrjet Lamaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Riselda Fishta Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë
Armanda Xhaferri Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Shqiponja Milla Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Pali Decolli Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
Arjan Xhaferraj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Esmeralda Ndoci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Vitjuna Mata Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Ilir Turja Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Genci Mane Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
Asllan Bajramaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet
Olger Eminaj Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë
Skënder Mestani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Alma Felaj (Kole) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Violeta Shkurta Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale