Lista/ Adriatik Llalla, Petrit Fusha dhe 17 ish-gjyqtarë kallëzohen në SPAK për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre

Lista/ Adriatik Llalla, Petrit Fusha dhe 17 ish-gjyqtarë kallëzohen në SPAK për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre

Adriatik Llalla dhe Petrit Fusha

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca si dhe 16 ish-gjyqtarë të tjerë të niveleve të larta të drejtësisë, janë kallëzuar penalisht në SPAK. Kallëzimi voluminoz është depozituar nga avokati Fran Dashi, i cili mbroji fillimisht Izet Haxhinë, në betejën e tij për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe për t’u ballafaquar me Sali Berishën në gjyq. Avokati Dashi i akuzon të lartpërmendurit për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie.

Kujtojmë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i futur familjarisht në listën e zezë nga SHAB, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për mos deklarim të hollash në kufi. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, ka referuar në prokurori çështjen e Petrit Fushës, pasi ky i fundit dha dorëheqjen për t’i shpëtuar përballjes. Fusha është referuar në organin e akuzës për çështjen e pasurisë. Në kallëzimin e tij, Dashi thekson se hetimi i ish-prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu apo që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, është një kusht i vendosur nga Bundestagu gjerman.

Vitin e kaluar Bundestagu gjerman miratoi disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se këta subjekte nuk justifikojnë pasuritë. Kallëzuesi i kërkon SPAK që të zbatojë ligjin anti-mafia për pasuritë e tyre.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar në SPAK

1.        Adriatik Lalla, ishe-Prokuror i Përgjithshëm

2.        Bashkim Dedja, ishe-kryetar i Gjykatës Kushtetuese

3.        Fatmir Lushi,ishe  prokuror në Prokurorinë e Elbasan

4.        Tom Ndreca, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

5.        Luan  Dervishi, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

6.        Shkëlzen Selimi, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

7.        Gani Dizdari, ishe-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

8.        Edmond Islamaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

9.      Guxim Zenelaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë

10.      Marina Rraboshta, ishe gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

11.      Besnik Imeraj, ishe-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

12.      Aleksandër Muskaj, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

13.      Petrit Fusha, ishe-drejtues i Prokurorisë Tiranë

14.      Besnik Cani, ishe-drejtues i Prokurorisë Elbasan

15.      Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës

16.      Arjan Balliu, ish-gjyqtare Gjykata e Apelit Durrës

17.      Ferdinad Elezi, drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës,

18.      Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës,i dyshuar per kryerjen e veprave penale te

19.      Besa Nikëhasani, ishe drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 01/05/2020 19:06

    Ky Frani me duket i madh,person me integritet,sidomos profesional. Rregulli e do qe nje person te beje kallzim qe te fillojne hetimet nga Prokuroria. Me duket se duhet te kete harruar ndonje emer,pse i ka perzgjedh e nuk i ka futur te gjithe qe kane ngelur ne veting ne liste.

    Përgjigju
  • sapa: 01/05/2020 06:56

    Shqiperia i ngjan nje anije pirate ku piratet perpiqen te akuzojne njeri tjerin.Ky Fran Dashi si dhe ata qe ju permenden amrat duhej te ishtin ne burg po kush ti fuse?

    Përgjigju
    • Korabi,France: 01/05/2020 08:14

      Ky Fran Dashi nuk ka moral as te punoj në organet e drejtesise sepse Me korrupsionin qe ka ba duhet te ishte në burg.Vetem një fakt: në vitin 1997 ai ka shpërdoruar detyren e veshur rrobat e policit qe i ka pase në shpi nga viti 1990 dhe ka terrorizuar shoferet duke ju marre lekë për te qarkulluar nepër rruget e Shkoders.

  • Fetrit Pusha: 01/05/2020 03:34

    Te shohim njeher Petritin tani, ate kpucen qe i ka ngel ne fyt do e pertypi apo do e nxjerri. A do i hyjn ne pun dosjet pa protokoll apo kombinacionet me shish e durresit. Gjynahe te medha kan mbi shpatulla.

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 30/04/2020 23:04

    O fran ke harru pa fut ne list nje hajdut qe esht ba gjygjtar. E ka emrin DED MIRI shtoje ne list esht gjygjtar ne KURBIN

    Përgjigju
  • Franifrani: 30/04/2020 22:16

    Habitem Pse ky frani Ska ba kallzim penal per Zagarnjorin apo Me ate i ka ec biznesi, Kur u filmu nga fiksi duke marr 5 mije € per Te ja dhene Zagarnjorit doli Te nesermen e kerkoj falje ne tv duke shpjegu Se Ska haber shum ne ceshtje juridike dhe Se ne Fakt Ska desh ne ja dhene atij leket por ka mendu Se ai merr pjes ne Cdo ceshtje ,,,,, Fran Mund Te zgjerosh objektin e kallzimit penal

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 30/04/2020 21:39

    Ça bohet kshtu mi jahu!? Po ky avokati fran dashi gati dy vjet perpara na u paraqit nga fiks fare njeri i korruptum qe perfundoj edhe ne burg.... moj dynja, moj jallane/Gdhihesh spec e ngrysesh patëllxhane!

    Përgjigju
  • O tej: 30/04/2020 21:37

    Cfar u mban pragu i shtepise te gjitheve

    Përgjigju
  • Qytetari: 30/04/2020 21:17

    Pune e mire per kallzimin e kytyre personasheve,figura te korruptura ne drejtesine shqiptare,kane abuzuar medetyren,duke bere pazare per vjedhje e tjetersim pronash ne vlera temedha monetare.Jam shume skeptik se jotegjithe kjo kupole e korruptuar e drejtesise shqiptare,perfeshi prokuror e gjygjtare zor sedote shkojne para bankes akuzuar,duke u pergjigjur per ate figure krimi qe akuzohet dhe tu sekuestrohet prona e grabitiur ne forme rrushfeti qe ekaemerin korrupsjone,ose gropa ezeze e drejtesise shqiptare.Ethem kete skepticizem me rrezerve nisur nga fakti qe ndaj ish Kryeprokurot Llalla kamese trevite qe eshte ngritur njeakuze,por eshte katandisur thjeshte shperdorim detyre.Pra edhe keto tjeret qe i shikojme, te rrjeshtuar pastije si Kryekomandat i korrupsjonit. Keshtu dote perfundojne ose shume me lete se ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish zyrtarë të bashkisë Tiranë, mes tyre për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish zyrtarë të bashkisë Tiranë, mes tyre për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën