Lista e PD-së/ Basha-Berisha hedhin në kosh Komisionin ‘Nishani’, fusin në listë emrat e ‘eliminuar’ që nga Shehu, Salianji tek Luan Baçi
Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji
Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë hedhur përfundimisht në ‘kosh’ komisionin ‘Nishani’, duke rrëzuar produktin e tij, i cili përmes një procesi të trumbetuar fort si një praktikë moderne dhe demokratike, përzgjodhi pretendentët për kandidatë për deputetë, duke përjashtuar të papërshtatshmit. Të përjashtuarit nga komisioni ‘Nishani’, i ngritur mbi bazën e një vendimi të Lulzim Bashës, janë vendosur në krye të listës po nga Lulzim Basha, sigurisht me miratimin e Berishës.
Tritan Shehu, i përjashtuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. Shehu shpërtheu në kritika ndaj Komisioni, deklaroi mosnjohjen e tij si dhe paralajmëroi se kishte ‘punë’ vetëm me Lulzim Bashën.
Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave pati përjashtuar nga gara edhe ish-deputetin Ervin Salianji, të cilin Lulzim Basha e ka vendosur të tretin në Qarkun e Korçës. Basha ka sfiduar Komisionin edhe për Luan Baçin, i cili ndonëse ishte përjashtuar, e ka vendosur të katërtin në Fier. Jashtë kualifikimeve të Komisionit dhe vendimmarrjeve të strukturave të partisë, Basha ka përfshirë edhe Lefter Maliqin të shtatin në Berat.
Ndërkaq, Basha ka vendosur Xhelal Mziu në krye të listës në Dibër. Mizu nuk është përjashtuar nga Komisioni ‘Nishani’, por ka marrë një numër rekord votash kundra nga anëtarësia, 268 vota kundër tij, rezultat që konfirmon kontestimin e Mziut brenda PD-së.
Ndërkaq, Basha ka vendosur në krye të listës së kandidatëve për deputetë në Lezhë, Mark Marku, në konflikt interesi, pasi Marku ishte anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve. I dyti në Lezhë është analisti Agron Gjekmarkaj, i vendosur jashtë vlerësimit të Komisionit. Jashtë propozimit të komisionit, janë përfshirë në listë në pozicione fituese aleatët Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule.
Lajmi kryesor:
LISTA E PLOTE E PD/Basha i pari në Tiranë, fut në vend të sigurt aleatët, Nard Ndokën e lë të 8-in në Shkodër! Jashtë liste Genc Pollo e Klevis Balliu
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3258
Lajme të tjera
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Dosja 'Babale', shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Ervin Salianjin! Avokati i deputetit mungon për arsye shëndetësore
24 Prill, 10:27
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB/ Tritan Shehu në 'Studio Live': Krimet duhen dënuar! Eksperti: Putin po mbulon krimet e serbëve
22 Prill, 18:46
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21