Lista me 270 persona që skanohen në '41 bis'/ Ja emrat kryesorë që momentalisht janë në burg

Regjimi “41-Bis”, që synon të fut në mbikëqyrje të thellë të burgosurit "VIP", ka filluar të vihet në zbatim në muajin shtator 2019. Nga kjo periudhë e në vijim rregullat dhe kontrolli i të burgosurve ka filluar të ndryshojë rrënjësisht, ku një kategori të dënuarish apo të paraburgosurish, po verifikohen me imtësi dhe nëse do kapen me shkelje, nuk do kenë shumë të drejta por do futen në izolim sipas rregullave dhe kritereve që përcakton ligji “41 bis”.

Emra të njohur të botës së krimit që ndodhet në qeli si, Gazmend Braka, Indrit Dokle, Zani Çaushi, Aldo Bare, Behar Bajri, Safet Bajri, Emiljano Shullazi, Dritan Dajti, Genci Balla, Bujar Hysa, Admir Tafili, Denis Shtraza, Sokol Mjacaj, e shumë të dënuar të tjerë që janë titullarë apo pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri, prej shtatorit 2019 mbahen në monitorim për personat.

“Shqiptarja.com” mëson se është krijuar një listë me 270 të dënuar që qëndrojnë në disa burgje të vendit, që po verifikohen me imtësi mbi takimet që kryejnë, sjelljen e tyre në burg, sendet e paligjshme që ata mbajnë etj. Këta të dënuar janë persona të shpallur fajtorë nga gjykata për akuzën e terrorizmit dhe përfshirjen në grupe të strukturuar kriminal, “Organizata kriminale”.

Lista me 270 persona që momentalisht ndodhen në burg po verifikohet me imtësi nga shumë organe ligjzbatuese të vendit,si Prokuroria e Krimeve të Rënda, SHISH, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Kushdo që do shkelë rregullat, do të izolohet në “kaushë” për një periudhë të gjatë, duke i hequr e drejta për takime, komunikime, takime special dhe takime me të dënuarit e tjerë etj. Deri në këto momente janë 32 të dënuar që janë futur në izolim në burgun e Peqinit dhe paraburgimin 313.

Burgjet të cilat po vihet në zbatim regjimi “41 bis” janë të vendosur në Peqin dhe në Tiranë, paraburgimi 313. Pikërisht në këto dy burgje, nga ana e ministrisë së Drejtësisë është montuar teknologjia e monitorimit të të dënuarve, pajisje valë bllokuese dhe sisteme të tjera përgjimi.

 “Shqiptarja.com” mëson se vetëm në burgun e Peqinit janë bërë gati 30 qeli, ku parashikohen të mbahen të izoluar personazhet kryesorë të botës së krimit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt