LISTA/Gjirokastra, Paskuqani dhe dega 9 në Tiranë publikojnë emrat e delegatëve pro Kuvendit të Berishës

Publikimi i emrave të delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit vijoi në selinë blu me degët e Paskuqanit dhe asaj numër  9 në Tiranë. Në degën e PD në Paskuqan janë 66 delegatë ose 85% e kanë firmosur për marrjen pjesë e 11 dhjetorit. Ndërsa në degën numër 9 të PD në Tiranë nga  91 delegatë kanë firmosur 71 delegatë. Sot publikoi emrat që do marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit edhe dega e PD-së në Gjirokastër.

Gjirokastra u bë dega e parë në PD që emrat e delegatëve zgjodhi t’i publikojë nga zyrat e saj dhe jo nga selia blu në Tiranë. Prej tyre, do t’i bashkohen 11 dhjetorit të Berishës, 100 nga 151 delegatë ose rreth 67% e tyre. Nënkryetari i PD-së në degën Gjirokastër, Beqir Gjika tha se janë 39 delegatë të cilët nuk kanë pranuar të firmosin, ndërkohë që 12 të tjerë ndodhen në emigrim.

“Nga 151 delegatë që ka lista kanë firmosur 100 veta. 67%, në emigracion 12 persona dhe nuk kanë firmosur 39 persona”, tha Gjika.

Prej javësh përfaqësuesit e degëve të Partisë Demokratike që i janë bashkuar foltores së Sali Berishës firmat e tyre qëndrojnë në zyrën e  Kreut të Këshillit Kombëtar Edi Palokës. Më herët emrat i publikuan edhe delegatët e degëve 1, 3, 4, 6, 7, 9, 11në Tiranë dhe ajo e Elbasanit.  Kujtojmë se edhe dega 7 e PD në Tiranë ka bërë publike emrat pro Berishës. Sekretari i Degës 7 njoftoi se nga 86 delegatë kanë firmosur 46 për t'ju bashkuar Sali Berishës. Edhe dega 6 e PD në Tiranë zbuloi emrat e delegatëve që do i bashkohen kuvendit më 11 dhjetor. Edhe sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha. Pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, Partia Demokratike është me e përçarë se kurrë. Berisha vijon 'luftën' përmes 'foltoreve' për të marrë drejtimin e partisë, si edhe ka shprehur hapur ambicien për kryeministër të vendit.

Në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu ede Sali Berishhën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja. 

LISTA Dega Paskuqan firmosën 66 delegatë, ose 85% e tyre:

Anton Pjetërnikaj; Agron Treshnjevap, Agron Hajdarkolaj, Altin Zaja; Arben Lala; Arben Lala,; Artan Rapi; Arbër Peraj;  Asllan Ruçi; Astrit Marku; Astrit Vata; Bajram Mena; Berhan Korllaku; Besim Myftari; Bilbil Mziu; Daniel Ndërgjoni; Destan Marku; Detjan Todja; Elsit Doçi; Emin Basha; E. B; Farie Kozeli; Fatmir Krashi; Fatmir Mexhaj; Festim Rexha; Flamur Allaraj; Gazmir Shehu; Gëzim Myftari; Hajri Lika; Haki Shehu; Halil Noka; Hamit Halili; Hazir Lataj; Indrit Loçi;  Islam Doçi; Izet Hoxha; Kol Hila; Kujtim Fani, Liridon Hoxha, Lutfi Manxhaku, Mexhit Poleshi, Mirush Tobli, Naim Ymerlleshi, Nehat Çollaku, Petrit Dunga, Petrit Peqi, Petrit Marku, Pep Vukaj,Preng Marku, R. D, Sabri Braha, Sabri Hoxha, Sami Kaci, Selim Haxhia, Selim Balika, Selim Bulica, Shemsi Kaci, Shkëlzen Sinani, Xhavit Myrta, Xhelal Bruka, Xh. G., Ylber Bukaqi, Ylli Qitaku, Gentjana Gjegjndreaj, Sonila Basha, Sidorela Nela. 

Emrat në Gjirokaster

Agron Basha, Dashnor Aliko, Alie Kokalari, Beqir Gjika, Ilirjan Gushi, Diana Brinja, Altin Çomo, Arjana Pano, Emelidna Kasha, Konstandin Hido,  Fevzi Kokalari, Mimoza Çomo, Adil Xhelili, Arbër Llapi, Bexhet Çobani, Dorian Basha, Endrian Hoxha, Eri Shehaj, Histro Gjoka, Mihal Kristo, Mite Mejdi, Neptun Kasma, Roland Abedin, Teodor Xhaji, Zaim Amzai, Agim Kulla, Agron Ahmetaj, Alban Kroi, Aldi Brinja, Armando Guri, Asqeri Buzheri, Besim Sino, Benard Kamo, Erion Çomo, Kotaq Gega, Lutmir Proko, Miltjav Buci, Pandeli Kurameno, Perpim Kanushi, Sadik Shurdhi, Skender Ndreu, Teurat Islamaj, Thanas Shori, Adriaik Ismailati, Agim Goxho, Alban Koli, Albert Brinja, Anila Pina, Aranit Budo, Arben Hunda, Arber Basha,  Arbër Kalemi, Amando Buci, Arsen Cobani, Artan Byxhaku, Barjam Selfo, Barjam Bilbili.Bexhet Meci, David Brahimi, Dhimitër Zisi, Dhumitër Basho, Edmond Braho, Eduard Sino, Elidon Beqo, Elidon Rado, Emirjan Kulla, Ernest Rrapi, Gentjan Maliko, Hamdi Ruko, Hazbi Goxhita, Idriz Bega, Iris Qepa, Kevi Kroja, Sadin Kronidha, Kristo Mitri, Kristo Meci, Kujtim Ruli, Ligor Gega, Loni Bylykbashi, Lorenc Karavidha, Maksim Veli, Maksim Kernaci, Mihal Naciku, Moisi Shprepa, Nafiz Malaj, Osman Bano, Panajot Cakalli, Ramon Shehu, Rubin Angoni, Selaudin Braho, Thoma Fuqi, Vait Tola, Vangjel Kuro, Vladimir Lela, Vladimir Bajo,Fatmir Gërveshi, Nuri Tola, Koco Barka, Antonela Nela, Tritan Shehu, Hysen Malaj, Dhimitër Soriti,

I.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përçarja e PD mes Berishës dhe Bashës, mendoni se garanton fitoren e PS në 6 bashkitë?



×

Lajmi i fundit

John

I ftohti polar në Shqipëri, ISHP këshilla qytetarëve: Vishuni trashë dhe dilni të shoqëruar