Listat e hapura/Të hënën nis puna në Kuvend, PD 4 ditë kohë për të dorëzuar propozimet

1 tetori është afati i vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Në kushtet kur ka mbetur shumë pak ditë nga ky afat, Komisioni i Ligjeve ditën e hënë do të marrë në shqyrtim të gjitha propozimet që janë bërë deri më tani për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në këtë seancë të ngjeshur do të diskutohet drafti me propozime i depozituar nga PS që solli jo pak debate mes palëve politike. Në draftin e PS, parashikohet që të hapen listat 100% por formula që kanë propozuar e bën të vështirë ndryshimin e renditjes së kandidatëve nga partia politike, pasi konkretisht, Partia Socialiste kërkon që renditja e kandidatëve të bëhet në rend shifror, dhe kjo renditje ndryshon vetëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh sesa mesatarja e partisë, që del nga pjestimi i numrit të votave që ka marrë subjekti politik me numrin e mandateve të fituara nga subjekti. Ndërsa pragun zgjedhor, PS e propozon të jetë 3% në rang kombëtar.

Propozimi tjetër që do shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve nuk ndryshon shumë nga i PS. Bëhet fjalë për një propozim të disa prej deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët ndonëse trumbetuan me të madhe hapjen e listave, propozuan një formulë që i lejon kryetarit të partisë të mbyllë listat deri në 1/3.  Sa i përket pragut zgjedhor, opozita parlamentare kërkon të jetë 1% në rang kombëtar. E pikërisht për çështjen e pragut mund të gjendet dakordësia mes opozitës në Kuvend dhe PS, pasi kjo e fundit pritet të bëjë lëshime e të pranojë propozimin për të pasur pragun 1%. Sinjalet për këtë dakordësi i dha deputetja e PS, Mimi Kodheli në një intervistë për Report tv.

“Ne e kemi quajtur listë të ngrirë, domethënë lista do të përcaktohet që në fillim. Të hënën dhe të martën pragu 3% mund të modifikohet edhe në propozimet e deputetit Murrizi. Nuk ka pasur pikëpyetje as fërkime dhe në mbledhjen e fundit që kemi pasur. Ne po shkelim në një tokë të re. Lidershipi ka qenë në presion sepse ka pasur 'presion' le të themi nga palët, dhe i është dashur maturi për të mos krijuar hatër mbetje”, tha Kodheli.

Ndër të tjera, ditën e hënë do të shqyrtohet propozimi i deputeti Andi Përmeti që gjithashtu parashikon mbylljen e listave deri në 1/3 e saj. Ky propozim pritet ti bashkëngjitet draftit të Partisë Socialiste. Ndërkohë,  diskutime do të ketë edhe për draftin e Nismës Thurje të depozituar nga Ralf Gjoni që në muajin janar të këtij viti.  Për të shmangur lënien nëpër sirtarët e Kuvendit për një kohë të pacaktuar të draftit që ka firmat e 50 mijë qytetarëve, Gjoni e ka depozituar atë si nismë deputeti. Ky draft parashikon hapjen e listave 100%.

E vetmja palë politike që ende nuk ka sjellë një propozim është Partia Demokratike. Diskutimet në këshillin Politik kanë dështuar si rezultat i faktit që opozita jashtëparalementare kërkon  një ekspertizë nga OSBE ODHIR. Kjo kërkesë e PD është kundërshtuar nga mazhoranca e cila thotë se fillimisht ky këshill politik duhet të nxjerrë një draft të dakordësuar. PD ka vetëm 4 ditë kohë për të sjellë propozimet e saj, në të kundërt 1 tetori, do të jetë data ku PS edhe njëherë do kalojë ndryshime pa dakordësinë e opozitës jashtë Kuvendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit