VIDEO/ Dramë me përmbysje dhe 7 gola, Ballkani i Dajës shkruan historinë në Turqi

VIDEO/ Dramë me përmbysje dhe 7 gola, Ballkani i Dajës shkruan historinë në Turqi

Pamje nga ndeshje.

Sivasspor 3 - 4 Ballkani (Ulvestad 1', Yesilyurt 75', 90+1  / Thaqi 20', Potoku 31', Korenica 66', Krasniqi 90+4')

Ballkani ka fituar 3-4 me Sivasspor në Conference League, duke shkruar historinë në Europë. Një ndeshje e "çmendur" me shtatë gola në Turqi ka bërë që skuadra e Ilir Dajës të marrë tri pikët e para në këtë kompeticion, gjë që më parë nuk e kishte bërë asnjë skuadër nga Kosova.

Ndeshja nisi keq për suharekasit, që u ndëshkuan pas pak sekondash lojë nga Ulvestad. Në të 20 dhe 31 minutë kanë qenë Thaqi dhe Potoku që gjetën avantazhin e Ballkanit. Në minutën e 66 ndeshja shkoi 1-3 me Korenicën, ndërsa Yesilyurt me dopietë barazoi gjithçka. Në minutën e katërt shtesë Krasniqi do çonte peshë Ballkanin, që merr kështu fitoren e parë me rezultat 3-4.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve pas tre ndeshjeve, duke ndarë kreun me Sivasspor dhe Slavia Praga, ndërsa çekët kanë një ndeshje më pak.

90+8' Ballkani fiton 3-4.

90+4' Gool! Krasniqi kalon sërish në avantazh Ballkanin, emocione në Sivas.

75' Yesilyurt ngushton shifrat në 2-3. 

66' Korenica shënon golin e tretë te Ballkani. Model kombinimi me kapitenin Thaçi. Suharekasit drejt historisë.

60' Ballkani dominon lojën, dy raste për suharekasit. 

46' Nis pjesa e dytë. 

45' Mbyllet 1-2 pjesa e parë. 

31' Arbër Potoku përmbys ndeshjen, Ballkani merr avantazhin pas një aksioni model.

20' Armend Thaqi realizon një kryevepër nga 30 metra dhe vendos ekuilibrat. Kapiteni i Ballkanit "çmend" stadiumin.

1' Më pak se një minutë lojë, Ballkani ndëshkohet nga Sivasspor. Vendasit kalojnë në avantazh me Ulvestad.

 

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani Trajner: Ilir Daja

Sivasspor: Varal, Yesilyurt, Goutas, Coner, Çiftçi, Arslon, Ulvestad, Charisis, Sabia, Gradel, Yatabare Trajner: Riza Calimbay

S.DH/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë