VIDEO/ Manchester City dhe Guardiola në majë të Evropës, 'Qytetarët' mposhtin Interin në finalen e Champions League! Marrin trofeun e parë

FT/ Manchester City 1-0 Inter (Rodrigo 68')

Manchester City është fituesi i këtij edicioni në Champions League. Djemtë e Guardiolës fituan 1-0 me Interin në finalen e zhvilluar në stadiumin "Ataturk" në Stamboll. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rodrigo në minutën e 68-të, teksa portieri Ederson është heroi i anglezëve, që shpëtoi portën nga disa raste të zikaltërve. Për herë të parë në histori, City merr trofeun madhor evropian, duke kompletuar tripletën këtë sezon, teksa pas suksesit në Premier League dhe FA Cup, merr edhe Champions League.

Ndeshja nisi mirë për City-n, me anglezët që patën një rast të mirë me Haaland në minutën e tretë dhe Silvën në të pestën minutë. Në minutën e 20-të ishte Brozovic që goditi keq për Interin. Në të 26, Ederson gabon në pasim, por Barella nga jashtë zone godet keq. Në të 35 minutë City mbeti pa De Bruyne të dëmtuar, me Foden që u fut në vendin e tij. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-1, teksa e dyta nisi pa zëvendësime.

Në 45 minutat e dyta City mori kontrollin e lojës, ndërsa Ederson i tha "jo" në një rast Lautaros. Do duhej minuta e 68 që Rodri të gjente golin e fitores, me City-n që kompleon tripletën këtë sezon. Festë te anglezët pas fërshëllimës së Marciniak, ndërsa lotët nuk munguan te zikaltërit.

Komentet e ndeshjes:

90+5' Mbyllet 1-0 ndeshja për City-n, djemtë e Guardiolës sigurojnë trofeun e parë të Champions League.

90' Pesë minuta shtesë.

68' Man City 1-0 Inter. Pas një aksioni model, Rodrigo kalon në avantazh "Qytetarët".

59' Mundësi e madhe për Interin. Silva bën një pasim të gabuar pas, me Akanjin që lë të kalojë pa parë hyrjen e Lautaros në zonë. Martinez nuk i shërben Lukakut por godet dhe Ederson arrin të presë.

57' Lukaku merr vendin e Dzekos të dëmtuar (muskul) te Interi.

46' Nis pa zëvendësime pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë, Interi tregohet 'kockë e fortë'.

45' Dy minuta shtesë.

35' Momente frike për Manchester Cityn, me njeriun kryesor të skuadrës që vuan nga lodhja fizike. De Bruyne del nga loja, me Foden që futet në vend të tij.

27' Haaland shkon në të majtë dhe godet fort nga një kënd i prirët, trajektorja e topit është qendrore dhe Onana bllokon.

26' Rrezikon Ederson. Portieri brazilian humbet sërish topin, teksa Barella provon goditjen e parë nga larg. Topi përfundon jashtë.

20' Brozovic godet keq. Një tjetër gabim në fazën e mbrojtjes për skuadrën e Guardiolës me Dimarcon që shkon me shpejtësi në zonë. Lautaro vepron si mur për kroatin, por përfundimi nuk është i rrezikshëm.

15' Interi merr veten dhe sheh drejt portës së Ederson.

5' Man. City i afrohet golit me Silvan.

1' Nis ndeshja në Stamboll. Gjykon polaku Szymon Marciniak.

Pragndeshja/ Festa e tifozëve në pedonalen qëndrore të Stambollit dhe rrethinat e tij, në pritje për të parë finalen e Champions League mes Manchester City - Inter, është kthyer në një makth për ata që u është dashur të arrijnë në stadium. Zona periferike e kryeqytetit turk ku ndodhet stadiumi olimpik Ataturk është kthyer në një lëmsh ​​thuajse të pazgjidhshëm llamarine, me dhjetëra mbështetës dhe 'të burgosur' brenda taksive dhe mjeteve të tjera që po i transportonim.

Kjo edhe për shkak se shumë njerëz nuk ia vunë veshin rekomandimeve të UEFA-s, e cila kishte këshilluar mbërritjen e tifozëve në stadium deri në vijën e verdhë të metrosë. Për t'i komplikuar gjërat, një autobus me tifozë të Manchester City është dëmtuar dhe i ka shpërthyer motori kur ishte 3.5 kilometra larg Ataturkut, duke lënë njerëzit në këmbë.

Automjete të tjera, sërish me tifozë të skuadrës së Guardiolës, bënë xhiron e stadiumit disa herë pa dhënë asnjë shpjegim, pavarësisht grupit të madh të personelit që i udhëzonte sese ku duhet të shkonin. Me pak fjalë, të paktën tani për tani, organizimi turk i finales ka probleme edhe me ëifi-n në stadium, teksa nuk po ecën siç pritej për një event të këtij lloji, raporton Sportmediaset.

Manchester City ka udhëtuar mes problemeve për në stadiumin "Ataturk" në Stamboll. Trafiku ka qenë i rënduar në qytet, me ekipin anglez që ka mbërritur për finalen e Champions League me 30 minuta vonesë. Nëse gjithçka duhet të ishte sistemuar për në orën 19:00, skuadra angleze megjithëse e shoqëruar nga policia ka mbetur në trafikun e qytetit dhe është vonuar për në stadium. Rutina e xhiros në fushë apo përshëndetja me tifozët është bërë më shpejtë nga djemtë e Guardiolës. Tanimë skuadrat janë në stadium dhe gati për në orën 21:00.

Pak orë para fillimit të City - Inter, Gianni Infantino komentoi në llogarinë e tij në Instagram.

"Jemi këtu në Stamboll për t'u përgatitur për një ndeshje të madhe. Ndeshja sonte, finalja e Champions League. Gjithçka është gati  dhe tifozët po ashtu si skuadrat. Do të jetë një ndeshje mes klubit më të mirë në botë dhe një klubi tjetër fantastik. Do të shohim si do të jetë rezultati, mund të them se zemra ime po rreh shumë, por nuk do të zbuloj këtu se për cilin ekip", shkruan kreu i FIFA-s.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
VIDEO/ Zhbllokohet finalja e Champions, Manchester City ndëshkon Interin

1686429079_ok.jpg
68' Man City 1-0 Inter. Pas një aksioni model, Rodrigo kalon në avantazh "Qytetarët".

 

Ora 21:02
VIDEO/ Spektakël me ngjyra dhe flakë, performanca e hapjes së finales në Stamboll me ritme latine

 

Burna Boy, artisti nigerian dhe Anitta kanë performuar në hapjen e finales së Champions League në Stamboll. Me koreografi speciale, ritme të ndryshme latine dhe flakë mes shumë personave në sfond.

 

Ora 19:49
VIDEO/ Trafik i rënduar në Stamboll, autobusi i Manchester City-t mbetet në rrugë


Manchester City ka udhëtuar mes problemeve për në stadiumin "Ataturk" në Stamboll. Trafiku ka qenë i rënduar në qytet, me ekipin anglez që ka mbërritur për finalen e Champions League me 30 minuta vonesë. Nëse gjithçka duhet të ishte sistemuar për në orën 19:00, skuadra angleze megjithëse e shoqëruar nga policia ka mbetur në trafikun e qytetit dhe është vonuar për në stadium. Rutina e xhiros në fushë apo përshëndetja me tifozët është bërë më shpejtë nga djemtë e Guardiolës. Tanimë skuadrat janë në stadium dhe gati për në orën 21:00.

Ora 19:32
FORMACIONET ZYRTARE/ Sytë nga Turqia, si luajnë City dhe Inter

Manchester City dhe Inter luajnë sot në 21:00 në Stamboll për finalen e Champions League. Trajnerët Guardiola dhe Inzaghi kanë zbardhur formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson; Akanji, Stones, Rúben Dias, Aké; Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gündogan, Grealish; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.

Ora 18:58
Tifozi i Interit që u bë viral në vitin 2010 kthehet sërish në finale me aparatin e tij! A do t’i sjellë fat zikaltërve?

Manchester City dhe Inter luajnë sot në 21:00 në Stamboll për finalen e Champions League. Në stadiumin do të jenë mijëra tifozë të Interit, por një tifoz do të jetë më i veçantë se të tjerët. Bëhet fjalë për një tifoz të panjohur të Interit, i cili u bë i famshëm në mesin e tifozëve pas finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2010, në të cilën Interi mundi Bayernin dhe kompletoi tripletën nën drejtimin e Jose Mourinhos. Tifozi po i regjistronte me aparatin e tij të vjetër momentet kyçe të ndeshjes. Pas duelit, djaloshi duke filmuar përfundimin e finales së madhe u bë shumë shpejt viral për përjetimin. Tani tifozi i Interit është kthyer.

Dje gazetarë të shumtë italianë raportuan nga Stambolli se në mesin e tifozëve ishte edhe djaloshi që 13 vjet më vonë shfaqet në një finale me skuadrën e tij të zemrës. Ai kishte marr me vete edhe aparatin e tij të vjetër, ndoshta për t’i sjell fat Interit.

Ora 18:21
'Më fal mami', tifozi shkon në Stamboll për finalen e Champions! Nuk lajmëron familjen

"Më fal mami, nuk të lajmërova, jam në Stamboll", kjo është pankarta e një tifozi të Interit që ka udhëtuar drejt Turqisë për të parë këtë mbrëmje në 21:00 finalen e Champions League mes zikaltërve dhe Manchester City-t.

Ora 18:15
Analiza taktike e Arrigo Sacchit: Ja si Interi mund t’i përmbysë parashikimet dhe t’i bëjë ballë furisë së Guardiolës


Ish-trajneri Arrigo Sacchi ka folur për ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Manchester City dhe Interit, e vlefshme për finalen e Champions League. Ky është komenti i tij në pritje të finales së Stambollit, bërë përmes “Gazzetta dello Sport”.

“Të gjithë e marrin si të mirëqenë fitoren e Manchester City, por duhet të kujtojmë gjithmonë se asgjë nuk merret si e kryer në futboll. Ky sport është i bukur gjithashtu (dhe mbi të gjitha) sepse shoqërohet nga paparashikueshmëria. Sigurisht që skuadra e Guardiolës është favorite, për shkak të një shkalle më të lartë teknike dhe loje të përjetuar ndër vite, të cilës i janë bashkuar edhe kampionë të kalibrit të Haaland. Por Interi mund të thotë fjalën e tij, mund t’i vërë anglezët në vështirësi, jam i bindur për këtë, sepse i ka aftësitë dhe armët.

E rëndësishme është që Interi të mos ketë frikë, por të dëshirojë ta mahnisë publikun. Të gjithë lojtarët e Simone Inzaghit, e përsëris, janë të gatshëm të sakrifikojnë në emër të kauzës së përbashkët. Duke qenë kështu, mund të konkludohet: një ekip si Manchester City është i destinuar të fitojë, nuk ka dyshim. Por mos harroni se ka gjithmonë një kundërlëvizje për të çorientuar edhe kundërshtarë të fortë si ky.

Gjëja e parë për të nënvizuar: Interi kaloi me meritë në finalen e Stambollit, duke kapërcyer çdo gjë tjetër, veç pengesave të thjeshta, si Porto në 1/8 finale, Benfica në çerekfinale dhe Milani në gjysmëfinale. Dhe në këto gjashtë ndeshje ka marrë 4 fitore dhe 2 barazime. Prandaj, zikaltrit nuk janë mposhtur asnjëherë në ndeshjet me eliminim direkt. Një tjetër detaj që nuk duhet anashkaluar: Interi, në fazën e grupeve, mundi të mposhtë Barcelonën në “San Siro” dhe të barazojë në “Camp Nou”.

Blaugrana-t nuk janë dosido, ato sapo kanë fituar La Liga-n. Të gjitha këtyre iu shtojmë faktin se zikaltrit kanë vendosur tashmë në palmaresin e tyre Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë. Fakti i arritjes së një finaleje të Ligës së Kampionëve 13 vite pas herës së fundit (në vitin 2010 me Mourinhon) është karburanti tjetër që mund të ushqejë motorin e Interit. Për më tepër, Interi arrin në këtë takim në formë të mirë fizike dhe mendore. Kjo do t’i lejojë zikaltrit të luajnë lojën e tyre bazuar në një mbrojtje të shumtë dhe heroike, me kundërsulme.

Nga pikëpamja taktike, pres një ndeshje të mirë dhe argëtuese. Manchester City do të përpiqet të zotërojë lojën, siç është në ADN-në e tij. Interi me siguri do t’i japë rëndësi mbrojtjes, pa lënë pas dore ato ndryshime të shpejta përpara që mund të çajnë një ekip të organizuar si ai i Guardiolës. Agresioni do të jetë thelbësor. Vjedhja e topit dhe ikja në kundërsulm, ky duhet të jetë plani taktik i Inzaghit.

Në këtë mënyrë do të frikësonte britanikët, të cilët ndoshta do të humbnin shumë nga siguritë e tyre. Nëse i prisni 90 minuta në zonën tuaj, jeni në rrezik serioz. Kolektivi do të jetë vendimtar; gjithmonë duke pasur një ekip të shkurtër, të lidhur, sinergjik. Është e vërtetë që Manchester City ka lojtarë të mrekullueshëm, por as Interit nuk i mungojnë. Mendoj për Lautaro, Calhanoglu, Brozovic, Lukaku, Dzeko, Barella. Mjerë dikush po të ndjehet inferior… Manchester City është favorit, jam dakord, por zikaltrit kanë atë që duhet për të përmbysur parashikimet”.

Ora 18:07
Zanetti-lojtarëve: Faleminderit që na dhuruat këto emocione, ta kurorëzojmë ëndrrën

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, u dërgoi një mesazh lojtarëve “zikaltër” përpara finales së Championa League ndaj Manchester Cityt këtë të shtunë.

Duke folur për mediet italiane, Zanetti falenderoi lojtarët, ndërsa u kërkoi të kurorëzojnë ëndrrën. “Djema, faleminderit që na dhatë mundësinë të përjetojmë këto emocione, le të shkojmë dhe të kurorëzojmë ëndrrën”, u shpreh ai.

Ora 17:53
'Futbolli bashkon', Infantino i bën dhuratë Erdoganit para finales

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dorëzuar një fanellë si dhuratë presidentit turk Erdogan. Nuk dihet nëse lideri i Turqisë do jetë sot në 21:00 në stadium për të parë finalen e Champions League. "Futbolli bashkon" me numër 23, kjo është dhurata e kreut të FIFA-s.

Ora 17:48
Messi apo Haaland? Ja pse finalja e Champions-it vendos edhe fituesin e 'Topit të Artë'

Një nga protagonistët e mëdhenj të finales së Champions League është Erling Haaland. Norvegjezi ka shënuar 52 gola këtë sezon, 12 prej tyre në Ligën e Kampionëve. Golat e tij kanë bërë që të thyejë të gjitha llojet e rekordeve në sezonin e parë në Premier League dhe gjithashtu me Manchester City në Evropë.

Skuadra e Guardiolës ka përfituar nga golat e tij deri në atë pikë sa ka fituar tashmë dy tituj: Premier League dhe “FA Cup”. Me fjalë të tjera, mundësia e një triplete sezonale është shumë reale dhe do të vinte me triumfin në finalen e sotme ndaj Interit. Fitimi ose jo i Champions-it nga Manchester City mund të ndikojë në “Topin e Artë”.

Nëse Haaland arrin ta përfundojë sezonin me tre titujt më të rëndësishëm dhe një numër kaq të lartë të golave të shënuar, atëherë do të bëhej menjëherë një nga favoritët e qartë për të fituar çmimin prestigjioz individual. E dënon fakti që nuk luajti Kupën e Botës, por jo aq sa të tjerët që e luajtën dhe nuk u paraqitën mirë.

Duhet mbajtur mend se “France Football” i ndryshoi rregullat vitin e kaluar dhe filloi t’i shpërblejë lojtarët për sezonet futbollistike në vend të viteve kalendarike. Ky modifikim përkon me Botërorin e parë të historisë në mes të dimrit, atë të Katarit, të cilin Messi e fitoi disa muaj më parë.

Kjo e vendosi atë si kandidatin kryesor për ta marrë “Topin e Artë” edhe një herë, por Haaland shfaqet si një konkurrent i madh dhe tripleta do ta favorizonte. Në moshën 22-vjeçare, çmimi mund të arrijë më shpejt se sa pritej tek ylli norvegjez. Varet nga ajo që do të bëjë sonte në finalen e Stambollit dhe nëse City do fitojë ndaj Interit.

Ora 17:38
Kaos me tifozët jashtë stadiumit 'Ataturk', shpërthen motori i autobusit të ultrasve! Mungon interneti në finalen e Champions-it

Festa e tifozëve në pedonalen qëndrore të Stambollit dhe rrethinat e tij, në pritje për të parë finalen e Champions League mes Manchester City - Inter, është kthyer në një makth për ata që u është dashur të arrijnë në stadium. Zona periferike e kryeqytetit turk ku ndodhet stadiumi olimpik Ataturk është kthyer në një lëmsh ​​thuajse të pazgjidhshëm llamarine, me dhjetëra mbështetës dhe 'të burgosur' brenda taksive dhe mjeteve të tjera që po i transportonim.

Kjo edhe për shkak se shumë njerëz nuk ia vunë veshin rekomandimeve të UEFA-s, e cila kishte këshilluar mbërritjen e tifozëve në stadium deri në vijën e verdhë të metrosë. Për t'i komplikuar gjërat, një autobus me tifozë të Manchester City është dëmtuar dhe i ka shpërthyer motori kur ishte 3.5 kilometra larg Ataturkut, duke lënë njerëzit në këmbë.

Automjete të tjera, sërish me tifozë të skuadrës së Guardiolës, bënë xhiron e stadiumit disa herë pa dhënë asnjë shpjegim, pavarësisht grupit të madh të personelit që i udhëzonte sese ku duhet të shkonin. Me pak fjalë, të paktën tani për tani, organizimi turk i finales ka probleme edhe me ëifi-n në stadium, teksa nuk po ecën siç pritej për një event të këtij lloji, raporton Sportmediaset.

Ora 17:10
Trofeu i Ligës së Kampionëve niset për në stadiumin 'Ataturk' (VIDEO)


Inter dhe Manchester City do të përballen sot në 21:00 finalen e Ligës së Kampionëve. Para pak minutave, trofeu është nisur për në stadium, atje ku në fund do të përfundojë në duart e skuadrës angleze ose italiane.

Ora 17:05
Formacionet/ Manchester City i frikshëm, Inzaghi i beson Dzekos në sulm


Manchester City dhe Inter luajnë sot në 21:00 në Stamboll për finalen e Champions League. Pep Guardiola dhe Simone Inzaghi duket se kanë zgjedhur titullarët, ndërsa nëse nuk ka surpriza, rreshtimet do jenë si më poshtë.

Formacionet e mundshme:

Ora 17:00
Kreu i FIFA-s, Infantino para finales Champions: Zemra më rreh shumë, luan klubi më i mirë në botë


Pak orë para fillimit të City - Inter, Gianni Infantino komentoi në llogarinë e tij në Instagram.

"Jemi këtu në Stamboll për t'u përgatitur për një ndeshje të madhe. Ndeshja sonte, finalja e Champions League. Gjithçka është gati  dhe tifozët po ashtu si skuadrat. Do të jetë një ndeshje mes klubit më të mirë në botë dhe një klubi tjetër fantastik. Do të shohim si do të jetë rezultati, mund të them se zemra ime po rreh shumë, por nuk do të zbuloj këtu se për cilin ekip", shkruan kreu i FIFA-s.

Ora 16:52
VIDEO/ Festë në Stamboll, Interi mbështetet edhe nga tifozët e Plovdiv! Anglezët me birra dhe këngë


Manchester City dhe Inter luajnë sot në 21:00 në Stamboll për finalen e Champions League. Italianët kanë marrë mbështetje të organizuar në Turqi edhe nga ekipi bullgar i Botev Plovdiv. Dhjetra tifozë të tyre janë sot në mbështetje të Interit, duke dhuruar shfaqje në Stamboll.

 

S.DH/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Finalja: 10/06/2023 22:50

    Asllani shqiptari pare qe merr medalje argjend ne champions league

    Përgjigju
    • Qyetaret: 11/06/2023 09:36

      Me katnaret

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet