Liverpool i pandalshëm, eliminim i pabesueshëm i Atleticos nga Kupa, sonte Brescia-Milan (VIDEO)

Edhe kur vuan Liverpooli sërish fiton. Të kuqtë siguruan mbrëmë fitoren e 14-të radhazi në Premier League dhe mbeten 16 pikë larg nga Manchester City i vendit të dytë. Liverpooli mposhti 2-1 Ëolves në stadiumin Moulinex duke siguruar fitoren e 22-të në 23 ndeshje kampionat.

Djemtë e Klopp morrën avantazhin shumë shpejt me golin e kapitenit Jordan Henderson por në fillimin e pjesës së dytë vendasit barazojnë. Dyshja Traore- Raul Jimenez dhurojnë spektakël dhe meksikani barazon me kokë duke bërë që Alisson të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të parë pas 50 ditësh. Goli i fitores  erdhi vetëm 6 minuta nga fundi me brazilianin Roberto Firmino. Liverpool ka 40 ndeshje që nuk njeh humbje në Premier League  dhe titulli këtë sezon do jetë pronë e të kuqve.

Eliminim i pabesueshëm i Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit. Ekipi i Simeones është nxjerrë jashtë nga Cultural Leonesa ekipi i kategorisë së tretë që në fazën e 1/16. Leonesa fitoi 2-1 pas kohëve shtesë megjithëse Atletico Madrid morri avantazhin me Correa. Ekipi i kategorisë së tretë më pas përmbysi gjithçka me golat e Castaneda dhe Sergio Benito në kohën shtesë.

Ndërsa sonte Milani do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në Serinë A. Kuqezinjtë nisin në Brescia javën e 21-të të kampionatit Italian ku do të kërkojë vazhdimësinë. Pioli pritet të hedhë në fushë formacionin fitues me Ibran e Leaon por titular do jetë edhe Ante Rebic që i shënoi dy gola Udineses një javë më parë. Brescia-Milan starton në 20:45./ Përgatiti Andi Kapxhiu

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se i kemi kapacitetet e duhura për të përballuar koronavirusin?

Komento

Komente

  • Kafsha: 24/01/2020 13:30

    Atletico do ia shqepi bethen Liverpulit

    Përgjigju
    • linza: 26/01/2020 21:22

      Do i rruaj t....n.