Llagami për Report Tv: Brenda korrikut Gjykata e Lartë me 10 anëtarë! Sistemi në krizë prej vettingut, kostot janë të larta dhe shërbimi nuk ofrohet

Brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht , duke përbërë kështu numrin  nevojshëm të trupës së gjyqtarëve për të propozuar 3 kandidaturat e saj për Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e plotë të saj. Kështu u shpreh kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e cila mbetet shpresëplotë se brenda korrikut 2021 do të zgjidhen edhe 3 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.

"Këshilli po mundohet të jetë i kujdesshëm për vakancat që plotëson, kemi dashur të kujdesimi për funksionalitetin e një gjykata dhe aktualisht Gjykata e Lartë do të bëhet me 10 anëtarë. KLGJ po vlerëson kandidaturat dhe brenda korrikut do të propozojmë 3 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë në mënyrë që të zhbllokojmë situatën me 10 gjyqtarë dhe me pas të do të bëhet e mundur edhe zgjedhja e 3 anëtarëve të saj për Kushtetuesen", tha Llagami

Një intervistë për Report Tv me gazetarin Arsen Rusta, Llagami foli edhe për hartën e re gjyqësore që ka propozuar ku vendi të ketë vetëm 1 gjykatë Apeli, dhe 15 gjykata nga 34 që janë. Kjo tha Llagami bëhet për arsye të vakancës së krijuar nga vettingu. Sistemi është në krizë, tha Llagami, pasi kostot janë tepër të larta, stoku i dosjeve sa vjen dhe rritet, ndërkohë që nuk ofrohet shërbimi i kërkuar. Kosto e lartë vijë për shkak të humbjeve në sistem nga vetitngu, ku shumë gjyqtarë delegohen në gjykata e tjera për çështje urgjente. Gjithashtu gjyqtarët e pezulluar vijojnë të marrin 75 % të pagës së tyre, ndërkohë që nuk ofrojnë shërbim dhe kjo tha Llagami është kosto e madhe për sistemin por ofrim i shërbimit minimal për qytetarët që presin drejtësi për çështjet e tyre.

"KLGJ ka detyrimin për të organizuar të gjithë gjykatat për të qenë më eficent me burimet njerëzore dhe të ketë sa më pak kosto. Sot sistemi vuan edhe nga vakancat që ka krijuar vettingu. KLGJ këtë situatë e kishte të qartë që do ndodhte dhe që në momentin që u ngrit krijoi grupin e punës për të krijuar hartën gjyqësore për të pasur një drejtësi eficente. Për shqyrtimin e çështjeve urgjente ne delegojmë në gjithë Shqipërinë. Për 2020 kemi deleguar 820 gjyqtarë, dhe kjo ka kosto financiare dhe për më tepër ai gjyqtar që delegohet lë çështjet e veta dhe merret me të tjerat ku delegohet.  Sistemi është në gjendje kritike, sot kam një sfidë shumë të madhe, qytetarët nuk e dinë se kur do u gjykohet çështja. Pjesa e delegimeve është problematike dhe po mundohemi ta menaxhojmë, por situata po përkeqësohet, sistemi ka shumë kosto dhe për këto kosto nuk e ofron atë shërbim. Ata që janë pezulluar nga vettingu paguhen me 75 % të rrogës, por nuk japin shërbim. Pra shteti paguan, por qytetari nuk merr shërbim", tha Llagami.

Llagami tha se grupet e punës, ku ka edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë do të konsultohet me grupet e interesit dhe shoqërinë civile në lidhje me hartën e re gjyqësore për uljen e numrit të gjykatave dhe krijimin e një Apeli.

"Përbërja  e grupit të punës kishte dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe nuk kemi kundërshtim me ta. Ne do të konsultohemi së shpejti më të gjithë aktorët nga grupet e interesit, avokatët, shoqërinë civil. Sistemi gjyqësor është në alarm, alarm që ishte parashikuar nga grupi i punë dhe një Apel është për shkak të situatës që është krijuar nga vettingu dhe humbet që ka krijuar në sistem. Unë jam e hapur për diskutime dhe propozime të reja", tha Llagami.

 

 

Intervista e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Llagami: Mungojnë 144 gjyqtarë nga vettingu! Humbjet në sistem më të mëdha se prurjet e reja

Naureda Llagami tha se për shkak të vettingut boshllëqet në sistem janë të mëdha, ku në të gjithë vendin mungojnë 144 gjyqtarë dhe se prurje që vijnë nga shkolla e Magjistraturës janë vetëm 44. Këto humbje tha Llagami nuk zëvendësohen dot me këto ritme që janë prurjet.

"Sot në Apel kemi 25 gjyqtarë nga 79 që duhet të jenë dhe në sistemin gjyqësor mungojnë 144 gjyqtarë dhe prurjet  e reja nga shkolla e Magjistraturës janë vetëm 44. Prurjet nuk plotësojnë dot mungesat që kemi. Ne sot këto humbe nuk i zëvendësojmë dot me këto ritme, prandaj duhet të mendojmë për zgjidhe konkrete.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare

VIDEO/ Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare