Lleshaj e pranon: Policia do përgjojë pa lejen e prokurorisë! Në survejim elementët kriminalë (VIDEO)

Një ditë pasi Shqiptarja.com dhe Report TV zbardhen projektligjin që i jep të drejtë policisë të përgjojë pa lejen e prokurorisë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka pranuar këtë nismë ligjore të qeverisë. Duke iu përgjigjur pyetjes së Report TV, ai tha se përgjimet do të autorizohen nga drejtues të policisë si organi ligjzbatues  për parandalimin e krimir, pa autorizimin e prokurorisë.

"Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtuese të policisë. Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë", tha Lleshaj.

Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin.

"Ne s’kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë. Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t’i krijojë policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit", tha Lleshaj.

Report Tv ka mësuar se nisma ligjore ndryshon nenin 131 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit, duke i dhënë kompetencë policisë, pa marrë leje tek prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Lleshaj: Një plan i madh ndërinstitucional, çrrënjosja e kanabisit përfundimisht nga Shqipëria (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pati një takim me forcat e FRONTEX në Kakavijë që monitorojnë kufirin, ku  foli edhe për masat e marra nga policia për të luftuar kanabisin. Lleshaj u shpreh se është i angazhuar për ta çrrënjosur kanabisin në vend.

"Viti 2020 do të shënojë një hap të ri përshkallëzimi të përpjekjes së policisë në luftën kundër kanabisit. Ka një plan të madh ndërinstitucional që përfshihet  policia, prefektura, agjencitë e tjera që janë të angazhuara që ky fenomen të çrrënjoset nga Shqipëria përfundimisht. Për këtë janë shtuar kapacitete të monitorimit, kryesisht nga ajri, një flotë e madhe dronësh tashmë është në operacion nuk ka mundësi që të kemi asnjë tolerancë, goditja ka qenë dhe do të jetë e fortë, ju garantoj se shifrat janë çdo ditë në ulje dhe fenomeni nuk ka më asnjë mundësi mbijetese në Shqipëri", tha Lleshaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ADI: 23/05/2020 10:38

    skandal. nga koha e enverit e kemi importuar kete tipin?1

    Përgjigju
  • Gezim: 23/05/2020 01:12

    Policia nuk do pergjoje popullsine?pse kush e ndalon ta beje kete nese ky ligj kalon?ne cilat vende ku Shqiperia deshiron te bashkohet behen pergjime pa autorizimin e prokurorise??ne Amerike?ne Itali??ne Gjermani??ne asnje nga keto vende mund te pergjohet pa autorizimin e prokurorise...Po si ka mundesi qe nderkombetaret nuk ndihen fare?kjo psh eshte nje gje qe duhet te kete nje interes shume me te madh nga mediat,nuk duhet ti marre vemendjen teatri.

    Përgjigju
  • Erdhi Leku: 22/05/2020 19:54

    Pas nje pergjimi te mire I kerkon nje dor te mir lekesh se ndryshe cohen ne prokurori

    Përgjigju
  • Drejtesia: 22/05/2020 17:38

    Se kush eshte kriminel e vendos prokuroria dhe gjykata e jo policia. Shume pikepyetje ngre ky ligj...

    Përgjigju
  • Turi: 22/05/2020 16:34

    Kjo eshte e papranueshme i bie te kthehemi ne diktature do te kete abuzime pa fund nuk duhet pranuar nje gje e tille eshte skamdal po behemi shtet pa asnje lloj te drejte

    Përgjigju
    • A...Zh: 22/05/2020 17:28

      Po organet ligjzbatuese te vendit qe e kane te drejte ligjore te miratojne vet e aplikojne survejime, pergjime ambientale etj., e bejne kete ne menyre abuzive?! Le te flasin ekspertet per kete pune e t'mos jemi paragjykues.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas