Spiropali: Pas Alvinit po përgatitet shpëtimi i 150 shqiptarëve të izoluar në kampin famëkeq në Siri

TIRANE- Akuzave dhe spekulimeve për vizitën në Siri të Ministrit të Bredshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur ditën e sotme në emisioni 45 Minuta me gazetarin Denis Minga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali. Ajo tha se Lleshaj ishte atje për të vendosur kontakt me shqiptarët e tjerë të cilët qëndrojnë të izoluar atje, për të cilët po përgatitet një operacion shpëtimi.

Lidhur me aksionin për shpëtimin e Alvin Berishës, ajo u shpreh se ai nisi me kërkesën e kryeministrit Rama ndaj kryeministrit italian Giuseppe Conte. Spiropali tha se në Siri tashmë janë 150 shqiptarë nga të gjitha trevat, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë ndërsa 28 janë fëmijë.

"Në Al Hol janë 10 mijë jo siranë. Prej tyre është llogaritur që janë 150 shqiptarë të të gjitha trevave, 72 prej të cilëve nga Republika e Shqipërisë. 28 prej tyre janë fëmijë shqiptarë. Është bërë një punë e konsiderueshme nga autoritetet. Shqipëria ka qenë ndër të parat shtete që ka nisur përpjekjet për riatdhesim.  Ne nuk i hyjmë debatit se kush ka më shumë merita për shpëtimin e Alvin. Është një operacion që në çdo hap që bën duhet të negociosh me një palë apo një tjetër. Një operacion shumë i kujdesshëm që rezultoi i suksesshëm. Nisi me kërkesën e kryeministrit Rama ndaj Contes, gatishmërinë e autoriteteve libaneze. I gjithë dokumentacioni është italian. Alvin është marrë nga Italia nga e ëma. Lleshaj ka qenë atje për të bërë të mundur e të tjerëve. Ata njerëz janë ende të rrezikuar. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të dhënat e tyre. Ajo që mund të them me siguri të plotë është se po punohet me seriozitet", tha Spiropali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Gjuzi e cilësoi kryeministre të ardhshme/ Përgjigjet Elisa Spiropali (VIDEO)

Pyetjes së gazetarit Denis Minga se pse kryeministri Edi Rama dërgoi atë si përfaqësuese në Kuvend për të drejtuar intepelancën me deputetët e opozitës lidhur me rastin e Alvin Berishës, zëdhënësja e qeverisë është përgjigjur se lidhur me këtë duhet pyetur vetë kryeministri. Gazetari i ka përmendur ministres një batutë të deputetit Kujtim Gjuzi i cili tha se Rama e sheh si kryeministre të ardhshme.

"Gjuzi shquhet për deklaratat e tij ekzotike. Pse u caktova unë duhet pyetur kur Unë jam ministre për Marrëdhënie me Parlamentin dhe më takon mua ta bëj këtë detyrë kur kryeministri nuk mundet", u përgjigj Spiropali.

Ora 17:21
Spiropali shpjegon si do të funsionojë stuktura për hetimin e 'KÇK': Gati para fundit të vitit

1573230092_spiropali5.jpg

Struktura e Posaçme që do të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët e lidhur me krimi ose siç i ka quajtur kryeministri Edi Rama 'KÇK' do të jetë gati brenda këtij viti. Kjo ka qenë deklarata e ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali. Ajo tha se kjo strukturë nuk do ketë lidhje me vettingun dhe do funksionojë veçmas prej saj.

"Nuk ka lidhje me vettingun. Ky është specifikisht për të adresuar çështjen e krimit. Ligji do të jetë gati shumë shpejt, ndoshta shumë shpejt", u shpreh Spiropali.

Ora 17:19
Depolitizimi i administratës zgjedhore/ Spiropali: Opozita duhet të vendosë nëse do jetë pjesë e këtij ndryshimi

1573225945_spiropali1.jpg

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin  Elisa Spiropali komentoi vendimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore për depolitizimin e komisionerëve. Ajo tha se është e hapur ftesa për opozitën për t'u bërë pjesë e ndryshimeve, ndërsa u shpreh e prerë se ato do të miratohen edhe pa pjesëmarrjen e saj. Spiropali tha se nuk ka asnjë urë komunikimi mes Komisionit për Reformën Zgjedhore të mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe tryezës paralele të ngritur nga opozita e jashtë parlamentare.

"Ne presim të vijnë në atë tryezë. Për pjesën e depolitizimit është më në fund ajo që i duhet Shqipërisë. Patjetër kërkohet edhe nga partnerët tanë. Mos t'i vendosin partitë përfaqësuesit në zgjedhje. Jo propozime nga partitë politike. Shoqëria është e madhe, ka plot përfaqësues politikë. Ne si klasë politike jemi mbajtur pas administrimit politik të zgjedhjeve. Për financimin e partive, transparencën, barazinë gjinore. Opozita duhet të marrë një vendim nëse do jetë pjesë e këtij ndryshimi. Opozita zgjodhi të dorëzojë përfaqësimin, të djegë mandatet. Ne duhet të diskutojmë. Ne kërkojmë komunikim intensive dhe patjetër kërkojmë konsesus.", u shpreh Spiropali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 08/11/2019 20:44

    PRAP NUK ZURE MEND TI QE NDERHYNE NE PUNET E PROKURORISE SE MARKUT ME ATENTATIN E PROKURORIT NDOJA TI DUHESHE TE JEPJE DORHEQJE SI PUSHTETAR QE NDERHYNE NE PUNET E DREJTESISE TI PRAP TOC MBETESH

    Përgjigju
  • maksi: 08/11/2019 18:36

    PSE nuk u be kjo strukture sapo moret pushtetin,,por u deshen 6 vjet??????

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/11/2019 17:38

    Lerini atje ku jane dhe mos ua hapni syrin. Atje kanë vajtur me deshire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale