Lleshaj: Banda e Rinasit nga më të rrezikshmet që policia është përballur! Haxhi Mileti i bën avokatinë (VIDEO)

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj vlerësoi punën e Policisë së Shtetit në zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të një pjesë të mirë të të përfshirëve në grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit. Një bandë nga më të rrezikshmet me të cilat Policia është përballur, e cilësoi ministri grupin që grabiti rreth 6 milionë euro në pistën e avionëve brenda aeroportit. Drejtuesi i grupit, që dyshohet të ketë qenë Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes, ndërsa Lleshaj sot në fjalën e tij në Kuvend, përmendi rrezikshmërinë që përfaqëson kjo bandë. Thyerje burgjesh, vjedhje bankash, sulme me armë ndaj policisë, dhe lidhje të dokumentuara sipas tij me celula të rrezikshme terroriste. Përkundër kësaj, ministri i Brendshëm tha se policia arriti të zbardhë në mënyrë shteruese përbërjen dhe veprimtarinë e tij grupi.

Duke u ndalur tek sulmi që opozita tashmë jashtë Parlamentit, i bën punës së policisë, Lleshaj tha se arsyeja e kësaj goditje është frika nga reforma në drejtësi. Ish-kryeministrit Sali Berisha i cili i doli në mbrojtje të arrestuarve për grabitjen në Rinas, Lleshaj ju drejtua me personazhin e Ismail Kadarese, Haxhi Mileti.

"Është një shenjë e trishtë e degradimit të madh jo vetëm politik, por edhe moral dhe atdhetar të një grupi të caktuar parapolitik, i cili krijon dëm në përpjekjen e tij për të mbijetuar në kushtet e vështira të një reforme, e cila e bën të vështirë mbijetesën e atyre që kanë borxhe të mëdha me ligjin dhe me publikun në tërësi.

Edhe sulmi ndaj Policisë së Shtetit krahas institucioneve është shenjë e këtij dëshpërimi të madh. Ditët e fundit kemi qenë të gjithë dëshmitarë të një intensifikimi të madh të sulmeve ndaj Policisë së Shtetit, jo vetëm sulmeve fizike me fishekzjarrë dhe gurë, por dhe sulmeve verbale, të cilat për çudi nuk po pushojnë edhe në rastet kur policia shënon suksese shumë të rëndësishme. Rasti i Rinasit, i cili u përmend pak nga z. Balla, është vetëm njëri prej tyre. Në një hark shumë të shkurtër kohor, vetëm pak ditë pas një sulmi i cili u finalizua me një grabitje të madhe mjetesh financiare në Rinas, Policia e Shtetit arriti të zbardhi shumë shpejt, në mënyrë shteruese, të dokumentojë, të provojë në mënyrë shkencore me dëshmi dhe me prova materiale, një vepër shumë të rëndë kriminale, e cila ka tronditur me të drejtë një pjesë të madhe të opinionit publik. Dhe ajo që nuk kuptohet është që edhe në këto kushte vijon një sulm, i habitshëm, për shumëkënd, për mua jo i habitshëm, i cili kryesohet nga një person, të cilit nuk po ia përmend emrin. I kam vënë edhe unë një emër, i them “Haxhi Mileti”, në shenjë proporcioni me faktin që edhe ai zotëria ka hequr dorë nga adresimi i njerëzve me emrin e vërtetë. Të gjithëve u vë një emër tjetër. Edhe unë i kam gjetur një emër. Besoj nuk ka nevojë ta shpjegoj se çfarë nënkupton. Ata që kanë lexuar Kadarenë e dinë se kush është ‘Haxhi Mileti’.

Do doja vetëm të sillja në vëmendjen tuaj vijimin me konsistencë të sulmit të këtij personi ndaj Policisë së Shtetit, në këtë rastin konkret që nuk është thjesht një sulm verbal, retorik, por është dhe një përpjekje për të intimiduar procesin e hetimit që po zhvillohet nga policia dhe prokuroria duke bërë në një mënyrë krejt të hapur avokatinë e një prej bandave më të rrezikshme me të cilat është ndeshur Policia e Shtetit, dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë, një bandë e cila ka arritur të krijojë problematika të mëdha në disa vende, jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, në Kosovë, ka sulmuar, ka thyer burgje, ka dëmtuar, ka vjedhur banka, ka grabitur parà, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit. Ka lidhje të dokumentuara me celula terroriste të rrezikshme dhe mbetet, për ne të gjithë, por dhe për publikun shqiptar, me rëndësi që të mbahet në vëmendje kjo situatë, e cila është aq e pazakontë dhe e papranueshme.

Në fund, unë doja të thosha që përkundër këtyre sulmeve që i bën Policisë së Shtetit edhe në ditët kur ajo performon në mënyrë dinjitoze, gjej rastin të falënderoj për mbështetjen e madhe që jep publiku shqiptar, parlamenti, por edhe mbështetjen e madhe që japin partnerët tanë ndërkombëtarë. Ishte vetëm sot një shenjë interesante vlerësimi që “E Ngarkuara me Punë” e SHBA-së i adresonte Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një ndër policitë më të mira në kontinent, përkundër baltës së pamerituar që hidhet nga një pjesë e parapolitikës shqiptare", tha Lleshaj.

Në një status të pak ditëve më parë, Berisha mori në mbrojtje të arrestuarit e grabitjes, duke akuzuar policinë se po keqtrajtonte të arrestuarit dhe po i linte pa avokat, me akuza ndaj tyre, që sipas Berishës ishin të pavërteta.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 25/04/2019 15:54

    Berishe baraz bajge.

    Përgjigju
  • redi: 25/04/2019 14:15

    Suksese zoti Lleshaj ,per drejtimin e MPB dhe sidomos policine e shtetit. Haxhi Mileti ka ketu dhe 30 vjet qe i rshte ngjit ketij populli ,dhe nuk i ndahet me krimet dhe poshtersite e tij. E vetmja rruge per tu pergjigjur atij ,eshte lufta pa kompromis dhe ne zbatim te ligjit . Populli thot se derri do plumb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit