Lleshaj vizitë në Liban, u kërkon ndihmë për riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë në Siri (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban, ku është takuar me homologun e tij Mohammad Fahmi dhe gjeneralin Abas Ibrahim i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë.

Referuar mediave libaneze Lleshaj ka kërkuar ndihmë nga Libani për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në kampet e “tmerrit” në Siri.

Një prej kampeve është i ‘Al Hol’ ku prej vitesh të bllokuar janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare historitë e të cilëve janë të njohura dhe për opinionin publik. Strategjia që kërkon të përdor qeveria shqiptare i ngjason operacioinit të ndërmarrë në nëntor të 2019 ku u bë i mundur nxjerrja nga kampi dhe kthimi në atdhe i Alvin Berishës.

Në vizitat që po zhvillon në Liban ministri i punëve të Brendshme është i shoqëruar edhe nga drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ministri i Brendshëm ka zhvilluar takime me disa zyrtarë të lartë të shtetit dhe aktualisht ndodhet në Liban.

Vetëm disa ditë më parë, Report Tv trajtoi rastin e Eva dhe Endrit Durmanit, 2 fëmijë shqiptarë të cilët kanë mbetur në kampin "Al-Hol" prej 6 vitesh.

Mamaja dhe daja i fëmijëve u janë drejtuar autoriteteve shqiptare dhe kryeministrit Rama me një letër të hapur ku kërkojnë ndihmë për riatdhesimin e tyre. Aktualisht në kampin në Siri ndodhen dhe 70 persona, 51 fëmijë dhe 19 të rritur shqiptarë.

Gjithashtu Shqiptarja.com disponon ekskluzivisht emrat e shqiptarëve që ndodhen brenda kampit ferr, disa prej të cilëve të lindur atje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale