POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Një orë dëshmi për lobimin në SHBA/ Basha surprizon: Ia kërkuam vetë prokurorisë hetimin e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëshmoi sot në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA. Pas refuzimit ditën e enjte, prokurori i dërgoi një tjetër fletë-thirrje liderit demokrat duke e detyruar që të ngjisë shkallët e organit të akuzës në orën 09:15 minuta të mëngjesit të sotëm, ku dëshmoi para prokurorit Gjergji Tako në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet, pa praninë e një avokati. Në përfundim të dëshmisë, Basha u shpreh para gazetarëve se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk kanë shkelur asnjë ligj. Ndërkohë që bëri një deklaratë surprizë duke theksuar se ishte PD-ja që i kërkoi prokurorisë që të verifikonte dhe hetonte plotësimin e formularëve të deklarimit për financimet në KQZ. Pas Bashës, në prokurori ka shkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi dhe financieri Ilir Dervishi, ndërsa pritet për t'u parë nëse do të shkojnë Arben Ristani.

Nevoja për të pyetur për të dytën herë këta katër zyrtarë lindi pasi prokuroria e Tiranës u njoh me prova dhe fakte të reja që kanë mbërritur në adresë të saj, nëpërmjet dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia. Këto dy letërporosi që për hir të së vërtetës mbahen shumë sekret nga prokuroria, japin një tablo të plotë të transfertave bankare dhe lidhjen e kontratave të lobimit që PD ka bërë me kompanitë amerikane dhe skoceze, që në fakt pronarët e tyre janë shtetas rusë. Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total,shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Lobimi në SHBA/ Merret në pyetje edhe financieri i PD-së

Në prokurori është paraqitur për të dëshmuar edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi. Ashtu si Basha dhe Bardhi, Dervishi do të pyetet si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.

Ora 10:48
'S'ka asgjë për të shtuar nga ç'tha Basha'/ Bardhi del nga prokuroria

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ashtu si Basha ka qëndruar një orë në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me lobimin në SHBA. Në përfundim ai nuk pranoi që të komentonte duke u shprehur se "Nuk kam asgjë për të shtuar nga çka thënë zoti Basha" tha ai.

Ora 10:30
Basha surprizon: Ia kërkuam vetë prokurorisë hetimin e PD-së (VIDEO)

Lulzim Basha dëshmoi në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë, ndërsa në dalje deklaroi për mediat se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Basha surprizoi me deklaratën e tij, kur u shpreh se hetimi i nisur prej një viti e gjysëm bëhet me kërkesë të PD-së nëse janë plotësuar si duhet formularët e deklarimit në KQZ. 'Jemi thirrur si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti e gjysmë  bëhet mbi bazën e nenit 190 mbi plotësimin e formularëve të deklarimit në KQZ. Cështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto formularë janë mbushur apo jo si duhet, ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet që është investuar qeveria, e cila e  aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevojë politike. Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet dhe nga SHBA dhe Britania, Skocia, që vërtetojnë që asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani. I kam kërkuar prokurorisë ti bëj publike përgjigjet e ardhura. Sot jam njohur me letër porositë, PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj" deklaroi ai.
 

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithësecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çeshtjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Pra çeshtja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike, është nëse këta formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike.

Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vërtetojnë se as Partia Demokratike, as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe.

Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ju t’i kërkoni t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Pyetje: Kur jeni njohur me letërporositë?
Basha: Sot

Pyetje: Çfarë thoshin letërporositë?
Basha: Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Ora 10:08
Lobimi në SHBA/ Pas Bashës shkon në prokurori edhe Gazmend Bardhi (VIDEO)

Pas Lulzim Bashës në prokurorinë e Tiranës është paraqitur edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ndërsa pritet për t'u parë nëse do të shkojnë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Ora 09:45
Basha shkoi në prokurori pas fletë thirrjes së dytë/ PD-ja sqaron arsyet

Partia Demokratike sqaron se pas letrës që i dërgoi prokurorisë ditën e enjten, nga organi i akuzës erdhi një tjetër fletë-thirrje që kërkonte dëshminë e Lulzim Bashës në cilesinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. "Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrjen per njohje me aktet. Behej fjale per njohjen me leterporosite qe kane shkuar qe ne gusht ne prokurori dhe i bejne publike tani, sipas axhendes politike te Rames. Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Njesoj si disa muaj me pare, kur ka dhene nje deshmi te ngjashme, Basha u paraqit ne prokurori" thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.


 

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Tirona: 25/03/2019 16:10

    O boss, po ti pardje the q s'shko n prokurori se esht e njianshme dhe akuzat kan skema politike... Cne na dole tashti q i paske kërku ti prokuroris hetim... Apo kjo ishte loja??!! A mër rryp i lalës, i shkreti ti e kush t njek ty

    Përgjigju
  • Ariu: 25/03/2019 12:35

    Ahahaha. Lulush, pse mo me dukesh si qen i rrahur qe ka fut bishtin ne shal? Ah mor lulush ku perfundove. Tani sna ngelet me tjeter te te themi vec se Shalngjit e brek gris. Kurse ky bardh(oshka)i ben fiks per semaforiste ne milano.

    Përgjigju
  • Erik: 25/03/2019 11:28

    Njeri pa shtylle kurrizore, vertete krimb. Para 3 ditesh bente te fortin, sot si qen i rrahur paraqitet ne prokurori dhe shprehja e fytyres e tij dhe e Bardhit pas daljes prej andej tregon friken qe i ka mberthyer. Kokrra e mashtruesit.

    Përgjigju
  • Luli: 25/03/2019 11:27

    Po ca kerkuat vete ju o shke**hefsha cupat

    Përgjigju
  • redi: 25/03/2019 11:10

    Lul Basha eshte njeriu qe genhen ne cdo sekond dhe beson se cdo genjeshter e tij eshte e vertete Ka ardhur kiha Lul te hapesh jrahun se je bete gazi i botes .Mjere PD qe ka ne krye Lul Bashen dhe Gazmenda Bardhin

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/03/2019 09:57

    Aty qen. Jep llogari

    Përgjigju
  • COMPORTAMENTE STATURA: 25/03/2019 09:43

    Nga menyra si hyn ne prokurori,si ecen, si mban shpatullat tregon qe bluan shume perbrenda ,uroj qe prokurori ceshtjes te jete ai i duhuri...

    Përgjigju