Lobimi i PD-së në SHBA, Basha refuzon të shkojë në prokurori

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për të dëshmuar lidhur me kontratat e lobimit të PD në SHBA. Basha ka zgjedhur të largohet nga vendi duke mos pranuar të japë asnjë detaj për për burimin e 675 mijë dollarëve që ka dhënë për lobim gjatë fushatës elektorale të vitit 2017. Edhe pse hetimet aktualisht janë aktive në SHBA, Shqipëri dhe Skoci, Basha në një letër dërguar drejtuar Prokurorisë, konsideron fletë-thirrjen e organit të akuzës, si të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pa mbështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit.

“Unë dhe asnjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk jemi marrë nën hetim dhe nuk jemi të pandehur në asnjë hetim, arsye për të cilën nuk kemi ka nevojë të informohemi dhe prokuroria nuk ka asnjë detyrim të informojë për të dhënat e verifikimeve që po bën,”, thuhet në letër. Kreu demokrat nuk ka kursyer as akuzat për Prokurorinë duke u shprehur se fletë-thirrja ndaj tij është bërë për shërbime propagandistike politike dhe jo për qëllime hetimore.  “Fakti që një ftesë e tillë vjen 6 muaj pasi ju e keni marrë informacionin në fjalë dhe në një kohë kur ka filluar një fushatë keqinformimi me natyrën dhe ecurinë e hetimit në fjalë, na bën të mendojmë se veprimi juaj është bërë jo për qëllime hetimore, por për shërbime propagandistike politike”, thotë Basha.

Por nga foltorja e parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Basha po kërkon t’i shmanget drejtësisë. Duke përmendur një investigim të ri sipas të cilit edhe dy rusë të tjerë janë të përfshirë në kompaninë që financoi Bashën në fushatën e vitit 2017, Balla tha se kreu i PD nuk është sot në protestë pasi shamngu Prokurorinë ashtu si bëri në vitin 2007 kur u thirr për të dëshmar lidhur me akuzat në aferën e Rugës së Kombit. Kreu i demokratëve këto dy ditë zgjodhi të ishte në Bruksel, ku krahas thirrjes së Prokurorisë ka shmangur edhe protestën e opozitës përpara parlamentit.

Letra e Kryetarit të PD, Lulzim Basha

Thirrja e Bashës në prokurori erdhi në një kohë kur në adresë të akuzës së kryeqytetit kanë mbërritur letërporositë nga SHBA dhe Skocia, për disa transaksione bankare. Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Por dy vite pas këtyre kontratave, Lulzim Basha duhet të japë llogari. Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës peridhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total,shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 22/03/2019 05:20

    kshu ju shmange dhe rruges se kombit ti legen po nuke je i paster dhe e drethe bishtin

    Përgjigju
  • USA: 21/03/2019 19:18

    PO ÇA MUTE PROKURORIE KA KETU MERENI ME POLICI I SHKERDHENI ROBTE PO TE JET NDONJE FAKIR ÇA DO BENIT PRANDAJ ZBATONI LIGJET O PLERA

    Përgjigju
  • Populli: 21/03/2019 18:12

    Njelloj para ligjit te gjithe pa perjashtim I Ben presion dhe prokurorise ti maskara s'do jete e larget Dita kur do te vihen byzylyqet

    Përgjigju
  • Tiku: 21/03/2019 16:45

    Ne burg do shkosh o p...me fytyre k...sa te shmangesh ti dhe ata k...t qe ke pereth .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë