Lobimi rus/ Bushati ironizon Bashën: Ka qenë përgjumësh kur i është ofruar kontrata (VIDEO)

Duke folur në një intervistë për Report Tv, deputeti i PS, Ervin Bushati ka komentuar në lidhje me marrjen të pandehur të Lulzim Bashës për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Bushati ka ironizuar Bashën duke thënë se ka qenë në gjumë kur i është ofruar kontrata e lobimit dhe nuk e ka marrë parasyshë se pas kësaj kontrate mund të fshiheshin rusët.

"Ne kemi propozuar një rezolutë, për ndërhyrjen në demokraci nga aktorë të huaj. Kemi mbi 7 rezoluta të KE. Shpresojmë se kjo iniciativë të kthehet në bazë ligjorë që të ndalohen aktorët e huaj. Më vjen keq se një nga këto rrjeta ka ngelur lideri i opozitës në Ekran. Basha ti shpjegojë në prokurori, por edhe në Skoci, e vende të tjera. Jo vetëm në mënyrë të paligjshëm, por edhe nga mënyra se si kanë dalë këto gjëra. Mendoj se ka qenë i përgjumur se tek ai besoj tek patriotizmi. Kontratën e lobimit varet kur ja kanë propozuar dhe ndoshta nuk e ka ditur se ka rus nga pas. Shpresojmë që legjislacioni të jetë një llojë si në Francë si në Gjermani. " ka thënë ndër të tjera Bushati në një intervistë për Report Tv.

Më 7 nëntor, organi i akuzës ka mbyllur hetimet duke dërguar dosjen në gjykatë, dhe ka njoftuar kryedemokratin për marrjen të pandehur për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", ka rënë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë