Lobimi rus për PD, Tabaku: Të bëhet një hetim i plotë nga drejtësia! Bashkia Tiranë, s’është në ambicien time

TIRANË- Jorida Tabaku, deputete në Partinë Demokratike, është pro një rihetimit të plotë dhe transparent nga drejtësia për çështjen e financimeve ruse në PD në vitin 2017. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Tabaku nuk tha se mbështet komisionin e auditit të ngritur nga PD e Sali Berishës, por kërkoi që drejtësia dhe një investigim i pavarur nga të gjitha palët, të japë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje, që PD të dalë më kokën lart.

Duke ju referuar qëndrimeve me standard të dyfishtë të Sali Berishës, i cili sot kërkon që Lulzim Basha të rihetohet duke e bërë përgjegjës drejtëpërdrejt për financimet ruse në PD, ndryshe nga sa shprehej kur u publikua skandali në 2017, Tabaku tha se politikanët duhet t’i kenë gjithmonë fjalët e sakta. Megjithatë, deputetja demokrate, përsëriti qëndrimin, ku sipas saj PD nuk ka pasur asnjë lidhje me financimet ruse.

‘Nuk kam pasur asnjë informacion, sepse nuk kam pasur asnjë pozicion në atë kohë në PD. Të njëjtët kolegë që e mbronin dje, sot folin dhe hedhin baltë. Është e thjeshtë të hedhësh baltë mbi një person, prandaj politikanët duhet t’i kanë fjalët e sakta. PD nuk ka pasur se ka për të pasur kurrë lidhje me financimet ruse. Të bëhet hetim i plotë dhe transparencë e plotë. Institucionet e drejtësisë duhet ta realizojnë këtë. Një hetim dhe investigim i pavarur i ndihmon të gjitha palët të dalin më kokën lart.’- u tha Tabaku.

Bashkia Tiranë nuk është ambicia e Jorida Tabaku, e cila më parë ka mbajtur pozicionin e nënkryetares në këtë bashki. E pyetur nga gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu nëse opozita është e bashkuar për zgjedhjet lokale, Tabaku tha se këtë do t’ja lënë kohës, duke mos ndarë më shumë detaje në lidhje me situatën brenda PD-së apo frontin opozitar.

'S’dua të të gënjej që PD sot është mirë, apo është gati për të marrë qeverinë. Unë kam fokus kryesor kundërshtarët. Besoj do ketë kohë për të diskutuar edhe për kandidatët. PD-ja do të jetë oferta opozitare e zgjedhjeve lokale. Unë kam qenë nënkryetar në bashkinë e Tiranë si zv.kryetare, por nuk është në ambiciet e mia Bashkia e Tiranës. Jam në parlament dhe më pëlqen shumë ajo që po bëj. Kjo nuk me heq mua të gjithë opozitarizmin që kam bërë dhe bëj kundër Erion Veliajt. Bashkia Tiranë meriton një kryetar bashkie të denjë dhe do jap kontributin tim që të jetë kryebashkiaku i ardhshëm të jetë i Partisë Demokratike.’- u shpreh Tabaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Kriza energjetike, Tabaku: Çmimi do të rritet për pothuajse 100 mijë qytetarë! Përballohet duke mirë administruar të ardhurat publike

 

Keqadministrimi i institucioneve, që merren nga prodhimi tek transportimi i energjisë elektrike, janë shkaktarët kryesor të krizë energjetike. Kështu shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ teksa foli për rritjen e çmimit  të energjisë për qytetarët që kalojnë fashën 800 kilovat, Tabaku tha se për këtë rritje qeveria nuk ka asnjë shpjegim. Sipas Tabakut janë 100 mijë familje shqiptare për të cilat do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Tabaku theksoi se kriza energjetike përballohet vetëm duke mirëadministruar të ardhurat publike.

‘Isha në mbledhjen e ERE ku miratua rritja e çmimit të energjisë elektrike, formalizoi vendimin që kishte marrë qeveria shqiptare. Për pothuajse 100 mijë familje shqiptare çmimi i energjisë elektrike do të rriten deri në 4 herë. Kjo rritje e çmimit të energjisë nuk ka asnjë shpjegim. 100 mijë i ka nxjerrë qeveria dhe jo unë. ERE me vuri në dispozicion të gjitha shifrat. Qeveria shqiptare dështoi që të japë transparencë se pse ishte llogaritur ky çmim. Shqipëria për këtë fasha ka çmimin më të lartë në rajon. Qeveria shqiptare në mënyrë abuzive transferon koston që do të ketë vetë, e transferon tek këto familje. Është e pakonceptueshme pasi 70% e energjisë prodhohet në vend, dhe pjesa tjetër importohet. Çmimi nuk duhet të ndryshonte. Çmimi është rritur në 2014 dhe është rritur dhe për bizneset.

Kriza përballohet duke mirë administruar të ardhurat publike. 500 mln euro kanë shkuar tek KESH për energjinë. KESH i ka paratë aty nëse administrohet më mirë. Çdo ditë në shohim se si media shoqëria civile denoncojnë faktin që kesh ka shpenzimet më të larta. Në këtë periudhë krize besoj do të administronte më mirë fondet publike. Kanë blerë çmim të lartë dhe kanë shitur me një çmim shumë herë më të lirë. E gjithë kriza vjen për shkak të keq administrimit të këtyre institucioneve. Nuk ka asnjë paketë anti-krizë. Kanë bërë një ndryshim rutinë të buxhetit. Krahasuar me rritjen e çmimeve mbështetja e qeverisë është e papërfillshme. Nuk ka masa për të përballuar këtë krizë sidomos tani që po vjen dimri.

3 muaj më parë propozuam një rezolutë më 10 masa ku energjia karburanti ishin pjesë e saj. Për t’ju larguar asaj retorike propozuam një plan me 10 masa, që kishte parasysh edhe sektorin e energjisë elektrike dhe rritjes së karburantëve. E gjithë rritja e çmimeve ka prodhuar edhe më shumë taksa, dhe këto taksa duhet të shpërndaheshin për qytetarët.’- u shpreh Tabaku.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 27/09/2022 19:28

    Jorida tabaku sesht per kete pune me e bute se cduhet ndikohet lehte nga saliu

    Përgjigju
  • Andi: 27/09/2022 19:27

    Kjo zonja qe kur ishte ne komision sberi asgje

    Përgjigju
  • Kuqo: 27/09/2022 18:55

    Ju te pd mos u merrni me keto pune se jeni ku therret qameti

    Përgjigju
  • Shtato: 27/09/2022 18:54

    Si nuk e kthyen njehere hetimin nga vetja kto shume e cuditshme

    Përgjigju
  • Lida: 27/09/2022 18:18

    Kur u bo fhr kjo me fol mo si nuk i pusho goja

    Përgjigju
  • Ilda: 27/09/2022 18:18

    Akoma tu fol kjo debilja

    Përgjigju
  • Geri: 27/09/2022 18:15

    Po ik o tabaku shko shtyp naj … se per ate pune je ti sje per gje tjt

    Përgjigju
  • Ariu: 27/09/2022 15:57

    O Tabaku, nuk e ke ambicie sepse e di që nuk merr më shumë se 100 vota. Të qan shpirti për pak Bashki. B..ch!

    Përgjigju
  • TRABUZHAN KASAP BULE LEKA [ KEPI]: 27/09/2022 14:47

    Shikoni Balonën Tabake çfar flet po të menaxhohet mir shteti e përballon krizën energjitike. Po Gjermania ? Franca ? Anglia ? E shum vënde të Evropës që kan dyfishuar çmimin e energjis nuk menaxhojn mir ? Që kto shtete në krye të tyre kan njërzit më ekspert e më të zotët. Nuk kan Balona Tabake si ty kryehajdute e flet idjotizma o goca e hajdutit. Që baba jot nga brek grisur i Enverit na u bë miljoner me euro. Üra ti kujton se Shqiptarët kan nivelin dënd o larSk pa bisht. Po bëj qef dhe ca koh se Salhe bajga stë vë më në list. E lyl dyli mbaroi i shkreti shkoi për të gjuajtur derra o Tabaku plera.

    Përgjigju
  • Dritan: 27/09/2022 14:12

    Bashkia Tiranë, s’është në ambicien time-thote kjo,nga qe nuk ka fuqi.Hahaha,sa e ruan veten,se e ka te sigurte humbjen dhe humb edhe deputetllikun.

    Përgjigju
    • Roja: 27/09/2022 17:19

      Provoe njehere se nuk idihet mund te fitosh per te hap embyll deren tek dezhurni.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë