Lobimi rus i PD/ Akuzohet se fshehu financimin prej 650 mijë dollarësh në zgjedhjet e 2017, zgjaten hetimet për Lulzim Bashën

TIRANË-  Prokuroria e Tiranës ka vendosur zgjatjen e hetimeve për liderin e opozitës Lulzim Basha, ish-deputetin Arben Ristani dhe financierin e PD Ilir Dervishi. Tre zyrtarët e PD janë nën hetim si persona të dyshuar për pastrim parash e falsifikim formularësh në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ndërsa dosja e tij ende nuk ka shkuar në Gjykatë.

Ata u morën të pandehur pak muaj më parë, ku u njohën edhe me akuzën si të pandehur për këtë çështje.

Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA. Sipas burimeve të Shqiparja.com, Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione.

Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg.

Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.

“Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktorr Adhamulli: 16/10/2019 08:31

    Po patet prova po plaseni brenda ju q.fsha ropt ku ti keni. Ca zgjasni me shtyrje.

    Përgjigju
  • Pyka: 15/10/2019 17:57

    Pinoku i vogjèl,mbeti gjithmone i vogjèl...

    Përgjigju
  • Populli: 15/10/2019 13:10

    Pse ti shtyhen hetimet ketij hajduti? Mos do perseritet skenari i vjedhjes milionave eutove te rruges se kombit, dhe proçesi hetimor te mbydhet me nje raport mjeksore me prokuroret e kriminelit Berisha qe Ia mbydhen ketij hajduti turp per prokorine qe akoma drejtojne demokrate, me plepistat e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës