Lobimi rus për PD-në/ Prokuroria apelon vendimin e gjykatës që pushoi akuzat për Bashën

Lobimi rus për PD-në/ Prokuroria apelon vendimin e gjykatës që pushoi akuzat për Bashën

Lulzim Basha

Dy javë pasi gjyqtari Lazër Sallaku i dha pafajësi kreut të opozitës Lulzim Basha duke pushuar akuzën për falsifikim formulari ndaj tij në lidhje me lobimin rus, prokuroria apelon vendimin. ReportTv ka mësuar se prokurori Kolë Hysenaj ka apeluar vendimin e gjyqtarit duke kërkuar marrjen e pandehur të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.

Gjyqtari Sallaku e pushoi procesin penal dhe akuzën me argumentin se deklarimet e Nick Muzin se kishte marrë para nga PD e Basha ishin të pabesueshme dhe të pashoqëruara me prova. Ndërsa pritet vendimi i apelit për të kuptuar fatin e hetimit me lobimin rus dhe përgjegjësin e kreut të opozitës, i cili këtë proces e ka quajtur të montuar politikisht.

Por si është historia e lobimit? Akuzat kanë të bëjnë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte.

Gjyqtari Lazër Sallaku, nuk i gjykoi të mjaftueshme si prova as dokumentet zyrtare të Departamentit amerikan të Drejtësisë, të cilat faktojnë disbursimin e atyre 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike dhe të padeklaruar në Shqipëri.

Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje asnjëherë lobistin amerikan Nikolas Muzinin të cilit iu paguan 650.000 $, megjithëse ai ishte një dëshmitar themelor për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme të të pandehurve dhe gjyqtarit Lazër Sallaku e mbylli çështjen para se Muzin të fliste.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu).

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata, por u apeluan nga prokuroria sot. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 27/01/2020 22:12

    Si mund te thuhet qe fakti nuk ekziston? Ke deshmitare ne Amerike qe nuk jane pyetur fare. Nuk kam degjuar akoma shpalljen e vendimit, pse nuk ekziston? Mua si qytetar me duket e qarte se ka fakte. Nese nuk do te ishte keshtu Basha do t’i kerkonte demshperblim revistes qe e publikoi lajmin. Ka fakte, nuk ka fakte...mendoj qe duhet t’u vije turp Bashes dhe Rames qe hedhin tutje para per foto me politilane te tjere. Kjo do te thote qe jane aq bosh, sa qe e vetmja menyre per te ekzistuar eshte te jetojne nen hijen e dikujt tjeter. Jane turpi i Shqiperise!

    Përgjigju
  • Eshte vetem fillimi !!: 27/01/2020 21:04

    Kjo eshte Loja e xha Temes.. Ne Burg Si fillim per kete Lobim,, pastaj vijne ne rradhe Rruga e Kombit e te tjera e te tjera .. Pastaj do i vije rradha mizave te tjera,,deri sa. SPAK me ndimen e USA dhe te Evropes ,te pastroje. Shqiperine ...

    Përgjigju
  • Xha Teme: 27/01/2020 20:15

    Eshte rasti me ideal te kalbet ne burg udheheqsi sumes, me falni i Republikes se Re te pastrimit parave te mafias ruse per te nxirre Shqiperine neper bote. Bashuqi eshte kapur me presh ne dore dhe ska nga e luan sumen. S'ka Lazer apo Lazarine qe ta shpetoje Lulash Sumqimin.Kjo eshte nje nder ceshtjet qe do te vere ne prove Drejtesine e Re

    Përgjigju
  • F-35: 27/01/2020 17:48

    Loja vazhdon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë