Lobimi rus/Policia-Gardës: Kur Basha të shoqërohet për në Prokurori, gardisti që e ruan të mos ndërhyjë

Lobimi rus/Policia-Gardës: Kur Basha të shoqërohet për në Prokurori, gardisti që e ruan të mos ndërhyjë

Arben Ristani, ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është paraqitur në prokurorinë e Tiranës ku është njohur me dy akuzat, atë të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Falsifikimit të Vulave, stampave dhe formularëve”. Paraqitja e Ristanit në prokurori është bërë vetëm një ditë pasi, prokuroria urdhëroi policinë e Tiranës që Ristanin, Lulzim Bashën dhe Ilir Dervishin ta shoqërojnë me forcë.

Deri në këto momente lideri i PD Basha dhe kryefinancieri i PD Ilir Dervishi, nuk janë paraqitur në prokurori për t'u njohur me dy akuzat. Një burim pranë prokurorisë së Tiranës tha për “Shqiptarja.com” se policia e kryeqytetit mëngjesin e sotëm ka njoftuar Komandantin e Gardës Gramos Sako, që të mos veprojë në momentin kur të realizojë shoqërimin me forcë të Lulzim Bashës. Kjo pasi, kryedemokrati ruhet nga efektivë të Gardës së Republikës, dhe ndërhyrja e policisë për të marrë me forcë Bashën, mund të sjellë konfrontim të punonjësve. Për të shmangur çdo incident, policia e Tiranës mësohet se këtë mëngjes i ka kërkuar Sakos, që të njohë personelin që mbron Lulzim Bashën me urdhër e firmosur nga tre prokurorët e Tiranës.

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie, ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi, duhen të merren të pandehur për finanncimin e dyshimte te perdorur per lobimin në SHBA. Lideri i PD-s, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg. Konkretisht, nga dokumentat e dorëzuara nga autoritetet investigative amerikane rezultojnë pagesa direkte nga ana e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 2017 për 525.000 dollarë.

 Partia Demokratike deklaroi në Shqipëri vetëm 25 mijë dollarë, pra nuk njihet ende origjina e 500 mijë dollarëve që dyshohet të jenë para të pista. Një tjetër pagesë, prej 150 mijë dollarësh, është bërë në një kompani lobimi në SHBA për llogari të Partisë Demokratike nga kompania guackë “Biniatta Trade” që rezulton në pronësi të dy qytetarëve rusë misterioze. Një ndihmë të madhe për hetimin e çështjes së kontratave lobuese në SHBA të drejtuesve të Partisë Demokratike, prokuroria shqiptare ka marrë nga kolegët e saj amerikanë. Pasi u publikua investigimi i revistës amerikane “Mother Jones” vitin e shkuar, mbi lobimin prej 675.000 dollarësh nga Partia Demokratike, përmes kompanisë “Stonington Strategies” të lobistit Nick Muzin, ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me qendër në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë, u nxitën tri hetime paralele: në SHBA, Skoci dhe Shqipëri, të cilat janë ende aktive. Prokuroria shqiptare nëpërmjet letër-porosive kërkoi ndihmë nga SHBA dhe Skocia nga ku përfitoi shumë informacione të vlefshme. Hetimet fillimisht nisën në SHBA nga FBI-ja nga ku mësohet se prokuroria shqiptare është furnizuar me informacione që kanë çuar në zbardhjen e skemës së përdorur dhe në grumbullimin e provave të vyera.

Kodi Penal

Neni 287
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë Kriminale”
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 190/3
“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit

Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit