Lobimi turk për njohjen e Kosovës, Vuçiç: Erdogan është shumë i fuqishëm, do të përpiqem të flas me të

  Lobimi turk për njohjen e Kosovës, Vuçiç: Erdogan është shumë i fuqishëm, do të përpiqem të flas me të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbia do të kundërshtojë nëse do të nisë një lobim i ri nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në manastirin Manasi, kur u pyet në lidhje me paralajmërimin e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan se ai do ta intensifikojë lobimin për pavarësinë e Kosovës, Vuçiç tha për TV Pink se kjo është realiste, sepse Turqia është superfuqi.

“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”, theksoi Vuçiq.

Vuçiç theksoi se Turqia është fuqi e madhe por nënvizoi se “Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte”.

“Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiç.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, gjë për të cilën ai do ta diskutojë edhe me presidentin amerikan Joe Biden.

.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS