Logopedia ngre alarmin: ‘Nuk ka përmbajtje në shqip, fëmijët nuk kanë zgjedhje për t’u argëtuar’

Zhvillimet teknologjike dhe përdorimi në masë i ekraneve  vendos shpesh herë në pikëpyetje nëse duhet lejuar të përdoret nga fëmijët dhe sidomos ata të moshave shumë të vogla. Për prindërit duket se është kthyer në një problematikë përdorimi i tyre nga fëmijët dhe ndërkohë nuk kanë informacionin e duhur për të kuptuar se kur kalon limiti i fëmijve për të qëndruar përball ekranit të televizorit, tabletit apo telefonit. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar logopedja Auroa Lushej, e cila foli mbi ndikimin e tyre ne zhvillimin gjuhësor tek fëmijët e vegjël.

A është i rrezikshëm ky proçes për pjesën e të folurit tek fëmijët e vegjël?

Ekspozimi ndaj ekraneve, që mund të jetë televizori, mund të jetë telefoni, ipad apo të gjitha mjetet elektronike që fëmijët tani përdorin mund të rris shansin e vonesave në të folur, sepse mungon ndërveprimi, në momentin që fëmija kalon një kohë të konsiderueshme duke shikuar televizor ose duke përdorur telefonin.

Sipas logopedes Aurora Lushej deri 18 muajsh fëmija nuk duhet kategorikisht të ekspozohet ndaj ekranit të telefonit, tabletit apo kompjuterit. Ndërsa nga mosha 18 muajsh deri në 2 vjeç mund të qëndrojë deri në 1 orë, por sipas saj duhet të jetë gjithmonë kohë e kontrolluar nga prindërit. Mosha kur fëmijët mund të lejohen të qëndrojnë para ekranit është nga 2 deri në 5 vjeç maksimumi një orë.

Por a ka mënyra për të shamgur qëndrimin e fëmijve pranë ekranit, përpos ruajtjes së kohës që fëmijët kalojnë para ekranit? 

‘’ Për pjesën e rritjes së komunikimit verbal tek fëmijët, leximi është shumë i rëndësishëm. Së pari rrit vëmendjen jashtëzakonisht shumë. Së dyti fëmija dëgjon informacione të ndryshme, fjalë të ndryshme, pra është gjatë gjithë kohës i ekspozuar ndaj fjalëve të reja ndaj informacioneve të reja. Kjo bën që të përthith informacion, sepse duhet ta theksojmë këtë gjë, në vitet e para të jetës së fëmijës janë më të rëndësishme, pra truri I fëmijës përthith cdo gjë që ti I jep, prandaj duhet të përzgjedhësh se cfarë I jep fëmijës tënd. Nëse I jep shumë kohë që nuk ka një benefit të madh, ai atë kohë do përthith, por nëse I jep shumë stimuj edukativ. leximi është shumë I mirë, si dhe aktivitet ndërvepruese’’ tha logopedia Aurora Lushej.

Ndërsa ngre edhe një shqetësim për mungesën e videove edukative dhe jo cilësore, në gjuhën shqipe.

‘’ Nuk ka shumë video në shqip, video tërheqëse edukative, nuk ka këngë tërheqëse.Imazhi nuk është I preferuar për fëmijët ka pak ngjyra, muzika nuk është tërheqëse. Pra nuk kanë fëmijët një zgjedhje, nuk kanë cilësi, nuk mund të zgjedhin dot, prandaj e gjejnë si zgjidhje videot në gjuhë të tjera, kryesisht në anglisht. Prandaj ne duhet të krijojmë një kanal në youtube, ose një television, pra duhet të punohet të bëhen këngë për fëmijë, të bëhen video edukative që të jenë të përshatshme për kohën tani, imazhet ngjyrat. Por duhet të kujtojmë edhe këtë pjesën tjetër që videot nuk duhet të jenë shpërqëndruese’’ tha ajo.

Logopedia theksoi faktin se pavarësisht të gjithave janë prindërit që kanë detyrën kryesore, duke qëndruar gjithmonë vigjilent në kontetin që fëmija i tyre zgjedh për të parë në ekran.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit