Lojërat Olimpike/ Garoi në not, Merizaj e 3 në baderinë e saj por mbetet jashtë gjysmëfinales! Deliaj e mbyll e fundit në qitje

Nikol Merizaj, notarja që përfaqësonte Shqipërinë në Lojrat Olimpike të Tokios  në disiplinën 50 metër stil i lirë, është renditur e treta në baderinë e gjashtë kualifikuese me kohën 26.21 sekonda. Gjithsesi ajo nuk ka mundur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi është renditur e 42-ta në renditjen e përgjithshme nga 82 notare në këtë disiplinë. Në gjysmëfinale kualifikoheshin gjithsej vetëm 16 sportistë.

Ndërkohë ka mbyllur garimin në Tokio edhe qitësja Manuela Deliaj, e cila për shkak edhe të dëmtimit është renditur e fundit në disiplinën 25 metër shpejtësi.

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Thuajini jo fillimeve dhe marrëdhënieve të reja në dashuri...', ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme