Lola Luma: "Nuk pranoj jo si përgjigje"

Lola Luma:
Lola Luma prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në SHBA si  një modele profesioniste. Megjithatë përveç suksesit në profesionin e saj  ajo ka shkëlqyer në një kompeticion të zhvilluar nga revista “Maxim”, e cila e ka shpallur bukuroshen me origjinë nga Shkodra si femrën më seksi në New York.






Ndërkohë Luma ka qenë e ftuar edhe në disa evente mode në Shqipëri ku ka qenë pjesë e jurisë në “Supermodel of Albania”, “Tirana Fashion Week”. Gjithashtu Lola ka treguar edhe për projektet me regjisorin Bujar Alimani, ku do të jetë si anëtare jurie në konkursin për regjisorin e ri më të mirë që pritet të zhvillohet në New York.

Lola është shprehur se në Amerikë përpiqet të ruajë traditat më të mira të vendit të saj. Në një intervistë për "Shekulli", modelja ka pohuar se i pëlqejnë sfidat si dhe që nuk pranonte përgjigje negative sa i përket anës profesionale.

"Kam shpirt luftarak. Më pëlqejnë sfidat. Asnjëherë nuk e pranoj jo-në si përgjigje. Gjithmonë ekziston një rrugë e dytë për të gjetur po-në,"-është shprehur modelja bukuroshe. Sa i përket dashurisë Luma thotë se ndihet e dehur prej saj.



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës