Londër, çmimi prestigjioz 'Booker Prize' për Margaret Atwood dhe Evaristo

Londër, çmimi prestigjioz 'Booker Prize' për Margaret Atwood dhe Evaristo

Një kanadeze e një anglo-nigeriane janë fituese të çmimit prestigjioz të letërsisë britanike “Booker Prize”. Çmimi prestigjioz i letërsisë britanike “Booker Prize”, iu dha shkrimtareve kanadeze, Margaret Atwood dhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo, respektivisht për “Les Testaments” dhe “Girl, Woman, Other”, si veprat më të mira të vitit në anglisht.

Për romancieren e poeteshën, Margaret Atwood është hera e dytë që nderohet me të njëjtin çmim, pas 19 vitesh. Kësaj here, për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur i romanit “The Handmaid’s Tale”. Libri ”The Handmaid’s Tale”, publikuar në vitin 1985 u bë në vitin 2017 një serial televiziv që rriti edhe shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit arriti në tetë milionë kopje në botë.

Shpesh e përmendur për çmimin Nobel në Letërsi, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë çmimin “Booker Prize” në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”. Çmimi “Booker Prize” 2019 iu dha gjithashtu edhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo për librin “Girl, Woman, Other”, kronikë e jetës së familjeve me ngjyrë në Britaninë e Madhe.

60-vjeçarja vuri në dukje se është e para grua me ngjyrë që fiton “Booker Prize”. “Jam gruaja e parë me ngjyrë që marr këtë çmim”, theksoi Bernardine Evaristo, 60 vjeçe, e cila e gjykoi të pabesueshme të ndante çmimin me një legjendë të tillë si Margaret Atwood. Të dyja  romanet fituese janë një vazhdim i traditës së lëvizjes feministe, por brenda tyre shihet se ka edhe një përmbajtje kritike ndaj vet qëndrimeve feministe, duke prekur problemet e tjera të homoseksualitetit dhe të jetesës së familjeve atipike. Në The Testament” vihet në dukje sesi gratë shtypen nga gratë.  

Bernardine Evaristo dhe Margaret Atwood

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen