Londër, dështon përpjekja e bllokimit me dron të aeroportit Heathrow, qëllimi: trazira publike

Londër, dështon përpjekja e bllokimit me dron të aeroportit Heathrow, qëllimi: trazira publike

U ndërpre pa nisur ende mirë përpjekja e militantëve ekologjistë për të paralizuar trafikun në aeroportin kryesor të vendit, Heathrow, duke fluturuar dronë në afërsi të tij.

Në Twitter, aktivistët e lëvizjes ”Heathrow në pauzë” pohuan se policia kishte përdorur bllokues për të kundërshtuar planin e tyre, ndërsa policia e Londrës nuk pranoi të komentojë mbi këtë.

Policia londineze njoftoi se në afërsi të aeroportit u arrestuan dy persona, ndërkohë që pesë nga drejtuesit e organizatës u arrestuan dje nën akuzën ”dyshim për komplot me qëllim shkaktimin e trazirave publike”.

Mes të arrestuarve ishin dhe Roger Hall, themeluesi i 'Extinction Rebellion' dhe Mike Lynch-White .

Dy gra dhe një burrë u arrestuan gjithashtu në Highgate, në veri të Londrës.

Një prej pilotëve të dronit, i ndaluar nga forcat e policisë, tha se rreth 35 vetë ishin të gatshëm të drejtonin dronët e tyre në hapsirën ajrore të aeroportit.

”Pistat e Heathrowt janë në funksion të plotë”, njoftoi një zëdhënëse aeroportuale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme