Londër/ Identifikohen dy shqiptarë për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre një vit më parë (FOTO+EMRAT)

Jeton Krasniqi dhe Mirsad Ibrahimi

LONDËR- Dy shqiptarë nga Kosova janë identifikuar për vrasjen e Grineo Dakës një një club të Londrës më 7 korrik të vitit 2019.

Sipas medias së huaj viktima 27-vjeçare dhe nga Stratford, u qëllua për vdekje në Phoenix Snooker Club rreth orës 3 të mëngjesit në 7 korrik, pasi u qëllua me armë. Policia është duke gjurmuar Jeton Krasniqin, 26 vjeç, dhe Mirsad Brahimi, 33 vjeç, të cilët po jetonin në veri të Londrës, kur Grineo u vra.

Krasniqi ka lindur në Kosovë dhe ka lidhje me Hertfordshire, kurse Brahimi është i njohur në Londrën qendrore dhe perëndimore. Një shpërblim prej 20,000 £ është ofruar për dhënien e informacionit për ata të dy.

Detektivi Mark Wrigley, i cili drejton hetimin, tha: "Ndërsa ky hetim ka bërë përparim të rëndësishëm dhe një person është në pritje të gjyqit për vrasjen, unë jam ende i interesuar të flas me dy personat e treguar në këto imazhe. Ne e kuptojmë që Grineo kishte shkuar në klubin snooker, ku ai u përfshi në një grindje me të tjerët dhe një numër i shtënash ndodhën dhe si rezultat ai humbi jetën, të tjerë u plagosën gjithashtu. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë në gjetjen e atyre që janë përgjegjës para drejtësisë. Kushdo që sheh ndonjërin nga të dy burrat nuk duhet t'i afrohet atyre, por përkundrazi duhet të telefonojë menjëherë."

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Zgjedhorja', Alibeaj: Opozita nuk ka propozime të reja që prej 9 marsit