Londër, Parlamenti voton për shtyrjen e Brexit, Boris Johnso: Nuk do kërkojë shtyrje afati nga BE-ja

Londër, Parlamenti voton për shtyrjen e Brexit, Boris Johnso: Nuk do kërkojë shtyrje afati nga BE-ja

Parlamenti britanik ka rrëzuar sot për marrëveshjen e Brexit, e dakordësuar midis Boris Johnson dhe BE. Deputetët në Dhomën e Komuneve kanë votuar me 322 vota pro dhe 306 kundër amendamentin e Oliver Letwin, i cili sugjeron pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes deri në miratimin e të gjithë legjislacionit të lidhur me të, nëse është e nevojshme edhe përtej afatit të 31 tetorit, kundër dëshirave të Johnson. Votimi i propozimit,  e detyron tashmë kryeministrin Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje afati nga BE.

Pas votimit, Johnson u shpreh se mund ta injorojë detyrimin ligjor për të kërkuar shtyrje të Brexit.

“Mundësia për të votuar diçka me kuptim sot u anashkalua”, tha ai para deputetëve. “Por gjëja më e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë Europën që është ne të largohemi nga unioni me këtë marrëveshje më 31 tetor. Nuk do të negocioj për një tjetër shtyrje dhe as ligji nuk më detyron dot. Shtyrja e mëtejshme do të ishte diçka e keqe për këtë vend”.

Tani Johnson është i detyruar të kërkojë një shtyrje në BE, edhe pse ai tha se ai kurrë nuk do ta bëjë atë, duke hapur kështu një konfrontim kushtetues të paparë. 

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE.


Lajmi kryesor:

Bllokohet Brexit! Parlamenti miraton amendamentin e Letwin, Johnson i detyruar të kërkojë tjetër shtyrje nga BE


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet