Lot gëzimi në çadrën e emergjencës në Manëz...E mbijetuara nga tërmeti sjell në jetë Ajsel

Mrekullia e jetës...Në mesin e tragjedisë, teksa dhjetëra familje janë në lot për jetët e humbura nën rrënoja, e të tjerë janë strehuar nga shteti pas dëmeve në banesat e tyre nga tërmeti, Ajseli  i ka sjellë gëzim familjes Sula. Nëna e saj e prekur nga tërmeti, ka sjellë në jetë fëmijën e saj, vajzën Ajsel. 

Familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën"

"Ajsel ti nuk do jesh kurrë vetëm", shkruan ministrja.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Babai i një Ajseli: 02/12/2019 23:25

    U bëfsh 100 vjeçe, mos pafsh kurrë keq me sy e rrethuar nga dashuria e prindërve të tu jetofsh e lumtur dhe të bekoftë perëndia.

    Përgjigju