LSI denoncon: Mjekët në Vorë pa doreza e dezinfektantë! Përgënjeshtron me foto Qendra Shëndetësore: Ja gjendja në magazinë, ka stok të produkteve

LSI denoncon: Mjekët në Vorë pa doreza e dezinfektantë! Përgënjeshtron me foto Qendra Shëndetësore: Ja gjendja në magazinë, ka stok të produkteve

Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu ka deklaruar se disa mjekët dhe infermierë të qendrës shëndetësore të Vorës i kanë drejtuar një ankesë Ministrisë së Shëndetësisë se kanë mungesë të mjeteve bazike si doreza dhe dezinfektantë. Bregu shprehet se mjekët po përballen me një sistem të korruptuar të Shëndetësisë dhe se injoron mjekët dhe infermierët në Vorë pasi nuk i shërbejnë për propagandë.

"Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë. Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar një ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen për apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.

Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur. Si mjekët dhe infermierët e Vorës", shkruan Vojo Bregu.

I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i Qendrës Shëndetësore Vorë ku përgënjeshtron denoncimin e bërë nga koordinatori i LSI sipas të cilit mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor. Në përgjigje të këtyre akuzave, qendra shëndetësore Vorë ka bërë publike gjendja në magazinën e qendrës shëndetësore ku shihet stoku i pajisjeve mjekësore për personelin shëndetësor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite