LSI do të nisë vetting brenda partisë, Gjosha: Zgjedhjet e parakohshme në vullnetin e Ramës

Ka Vetting të gjyqtarëve por do të ketë Vetting edhe të anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është kjo forma e re që do të përcaktojë se cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë në listat e kësaj force politike. Madje është përzgjedhur edhe personi përgjegjës që do të bëjë përzgjedhjen.

“Përgatitjet tona kanë nisur prej kohësh. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të të gjitha strukturave tona dhe do të shkojmë edhe përtej saj, patjetër duke analizuar që të gjitha kandidaturat të vijnë nga baza dhe pse jo të vetohen, unë jam përgjegjëse për vettingun brenda LSI që do të nisë shumë shpejt dhe të gjithë motorët janë të ndezur. Ne jemi gati që nesër të shkojmë në zgjedhje dhe më të gatshëm se ne janë të gjithë qytetarët, me parti apo parti. Kështu që sa më shpejt të shkojmë drejt këtij momenti, aq më mirë është për shqiptarët.”, shprehet ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha.

Ende nuk dihen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët fitues, por menjëherë sapo të përfundojë ky proces, Lëvizja Socialiste për Integrim është gati të shkojë drejt zgjedhjeve, jo në vitin 2021 por menjëherë.

“Nuk është vetëm kërkesë e opozitës për të patur zgjedhje të parakohshme, por edhe integrimi kërkon miratim, por edhe implementim të reformës. Nëse do të shkojmë në 2021 në zgjedhje, do të thotë që duhet të presim dhe një vit tjetër për nisjen e negociatave për integrim. Që do të thotë na duhet të shtyjmë edhe këtë proces madhor për qytetarët shqiptarë. Ka ardhur momenti që Shqipëria të shkojë në zgjedhje. Opozita ka në dorë vetëm të bëjë kërkesa të vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme dhe e kemi bërë. Topi është në krahun e qeverisë për të vendosur a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme apo jo. Nëse do të lihen për 2021 është detyrë dhe përgjegjësi e Presidentit të Republikës për të dekretuar zgjedhjet. Kështu që është e pamundur të flasësh për një datë. Mirë do të ishte të kishin ndodhur ose të ndodhin që nesër. Opozita është gjithmonë e gatshme të shkojë drejt zgjedhjeve dhe t’I fitojë zgjedhjet me votën e qytetarëve shqiptarë”, tha Gjosha.

Por fillimisht duhet miratuar Reforma Zgjedhore dhe për këtë Lëvizja Socialiste për Integrim e anashkalon qëndrimin që ka ndaj këtij parlamenti.

“Uroj që Parlamenti të miratojë sa më shpejt amendamentet ligjore, sepse Reforma Zgjedhore mbi të gjitha është një kërkesë e BE dhe do të duhet të paktën në takimet e ardhshme të shkojmë me disa rezultate të arritura. Deri tani kemi zero rezultate, zero sukses për 15 kushtet janë në tryezë. Votat për Reformën Zgjedhore janë në parlament, pot ë numërohen edhe përfaqësuesit që kanë qenë në parlament kur ishim dhe ne, pjesa tjetër e listave mbetet ilegjitime”, deklaroi ish-deputetja.

Nga pozicioni i ish ministres së Integrimit, Klajda Gjosha e sheh me skepticizëm mbledhjen e e këshillit kombëtar të integrimit.

“Këshilli Kombëtar  i Integrimit duhet të mbledhë të gjithë faktorët së bashku, është një nga strukturat më të rëndësishme të procesit të integrimit. Të paktën kështu është ngritur në atë kohë. Sot fatkeqësisht ka marrë një drejtim tjetër, më shumë politik,  por pikat e propozuara apo udhërrëfyesi janë jashtëzakonisht shumë të vonuara.” thotë Gjosha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/06/2020 01:21

    Vetingu Brenda nje parie eshte nje gje shume e mire,me kusht qe te mos jete veting besnikerie.

    Përgjigju
  • Gomari i babatasit: 11/06/2020 16:05

    Vajmedet,po te behet veting te kjo parti,nuk mbetet askush,ikin te gjithe legenet,vasilet,malajt,mehmetajt,cakajt e.vetem me kete parti komisionet e vetingut duhet te merren me muaj.

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 11/06/2020 15:36

    Me looot, hajdutat do i bejne veting vetes tyre dhe do dalin te paster.Ju duhet te laheni me acid muriatik qe te pastroheni se ska veting tju marrë përsipër

    Përgjigju
    • Haha: 11/06/2020 18:05

      Hshahahahahahaha

  • Votoni LSI..Partia me e besueshme..: 11/06/2020 15:29

    Vetete mendimi im ..Duhet Votuar Pa tjeter kjo Parti..Partia me e paster Si nga Figurat qe ka ne Kyesine e saje,,por dhe nga besushmeria e pasurive qe Kane.. Vetete nje raste i vecante .Ku ne kohen qe Qeveria ,Po ben Vetetingun ne rang te pergjithshme ,Pa dallim Partishe apo pa dallime te tjera ..E vetme Parti Si kjo e LSI qe eshte per tu mare Shembull ,qe po kerkojne te bejne Vetetingun Brenda per brenda Strukturave te kyesise se Partise...Le te shpresojme qe kjo Parti,,perpara se TI besojme Votat,,ha do TI dorezojne Vilat ,,ha do TI dezojne pallatet ,e ndertuara ,,qe U ndertuan ne kohen e Toke e zanun... Pastaj,,Populli te mendohet ,,qe perpara se te nisemi Si gjithmone te dalim neper Demostrata,me barkun boshe ,,ha thua japim Voten apo jo.. Flm..

    Përgjigju
  • Tosi: 11/06/2020 15:26

    Me siguri qe vendin e pare ne liste tek leshilikes do ta kete krenaria e leshelis, e pashkolluara, sharebajga , e bija e mashtruesit ordiner te qytetareve te Fierit qe u ka shitur apartamentin disa here klienteve duke i lene ato me gisht ne goje dhe ne dyert e gjykatave .Eshte njeriu me i urryer ne Fier ky ndertues mashtrues i qytetareve. Kurse e bija me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja, shalepiprra, sygerdoqja, trularaska del neper ekrane dhe kakaris me letra te shkruar nga Nafije dybeku . Kjo sharebajge u be deputete 18 vjece me shkolle te mesme.

    Përgjigju
    • robi: 11/06/2020 21:55

      Une jam i mendimit qe ne krye te komisionit te vetingut tek leshidhise te caktohet jo Klajda surrattepsija por e pashkolluara Kejdi shalepiprra, sygerdoqja, trularaska.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK