LSI prezanton kandidatin për deputet në Kuçovë, Çela: Do ta kthejmë bashkinë në qendër të zhvillimit ekonomik

Ilir Oboni dhe Ardit Çela

Drejtuesi Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela ka prezantuar kandidatit e kësaj force politike për deputet në Kuçovë.

Kandidati për deputet në Kuçovë për LSI-në do të jetë Ilir Oboni, me eksperiencë të gjatë si jurist, avokat dhe ish-ushtarak.

‘Kërkesës së qytetarëve të Kuçovës iu përgjigjëm pozitivisht me shumë kënaqësi! Sot prezantuam Ilir Obonin si kandidat për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Iliri ka një eksperiencë të gjatë e të shkëlqyer 27 vjeçare si jurist, avokat dhe ish-ushtarak. Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual, të formuar, punëtor, që e duan Kuçovën dhe qytetarët e saj!

Së bashku me Ilirin, do ta kthejmë Kuçovën në qendër të zhvillimit ekonomik. Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike. Kuçova do t’i rikthehet punës. Kuçovës do t’i rikthejmë shpresën dhe besimin! Kuçova do të jetë shtëpia e të rinjve e të rejave! Kuçova do të jetë shtëpia jonë!’- shkruan Çela.

 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento

Komente

  • Lori: 02/03/2021 20:50

    Sa gjynah ti komentues ne epitetin lesh e li. Dmth po te jesh jurist je hajdut dhe i korruptuar!!! Ahh i shkreti ti. Militante si ty jane arsyeja pse Ps do humbase zgjedhjet

    Përgjigju
    • Haha: 02/03/2021 23:41

      Lori te hyfte plori...

  • Lesh e lija: 02/03/2021 18:51

    Meqe qenka jurist dmth i korruptuar e hajdut maskara i paska mbush kriteret te kandidoje per partine e hajduterve te familjes me fame boterore te hajduterise e te injorances e maskarallikut....na hengshit ate qe s'thuhet ju te lesh e lise nga i pari te i fundit

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Spitali Elbasanit rrethohet nga Forcat të shumta të Renea-s, mbërrin edhe Taulant Balla (VIDEO)