Kryemadhi takim me qytetarët në Berat: Synojmë mandatin e katërt në këtë qark, besoj tek dëshira e shqiptarëve për ndryshim

Kryemadhi takim me qytetarët në Berat: Synojmë mandatin e katërt në këtë qark, besoj tek dëshira e shqiptarëve për ndryshim

Monika Kryemadhi në Berat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me qytetarë të Beratit. Kryemadhi tha se LSI- në Berat ka pasur gjithmonë 3 mandate dhe duke ju drejtuar Lefter Maliqit tha se është  e sigurt se do të marrin mandatin e katërt, pasi sipas saj beson tek dëshira e shqiptarëve për ndryshim.

“Më 25 prill do i krijojmë hapësirë sipërmarrësve. Ajo për të cilin kemi nevojë, është solidariteti, ndjenja e forcës që lidhemi fort. Dua të theksoj se kam kaq gjëra të bukura nga Skrapari dhe Berati që të japin emocione pafund, sepse mbështetja që ju i keni dhënë LSI është e madhe. Unë dua të flas për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, punësimin, të rinjtë e të rejat.

Dua të flas për jetën tuaj të përditshme. Por në fakt hallet dhe problemet nuk mbarojnë asnjëherë. Fuqia dhe besimi tek njëri-tjetri na japin kurajon për të ecur përpara. Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha tre mandate në Berat. LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat.

Si mund të them për doktor Benard Nonaj, që është jo vetëm një mjek i mrekullueshëm, por mbi të gjitha është një nga personat që të rinjtë e LRI, ai ka qenë njeriu që kanë ndarë emocionet e tyre më të forta, kur kanë sjellë fëmijët në jetë.

Doktor Benard Nonaj nuk është vetëm, por është dhe trashëgimtar i doktor Rrekes, që nuk ndaloi pa punuar për LSI. Edhe deri në momentin e fundit të jetës, punoi për t’i shërbyer shëndetin e popullit të Skraparit”, tha Kryemadhi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Çela u përgjigjet të larguarve të LSI-së: Kukullat e kurdisura na gjuajtën me gurë, po s'kemi kohë të merremi me ju

Drejtuesi politik i LSI për Qarkun e Beratit, Ardit Çela i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë LSI për ndryshimin. Ai pati dhe një mesazh për të gjitëh të larguarit e LSI që i janë bashkuar PS-së duke thënë se gurët që u hodhën ndaj LSI do të mblidhen dhe do të kthehen në investime dhe se nuk kanë kohë të merren me ta.

“LSI vetëm rritet dita ditës dhe do të dalë forcë e parë në çdo qendër të Beratit. Teksa po vinim dikush më telefonoi dhe më pyeti, a do t’i përgjigjesha gjuhës së urrejtjes të kurdisur si kukulla gjuajtën me gurë familjen tonë të madhe LSI. Nuk kemi kohë për të humbur me ata, me ata që nuk shpenzuan asnjë sekondë kohë për ju e familjen tuaj në Parlament. Nuk kemi kohë për të humbur me ta. Gurët që ato hodhën do i marrim, do ndërtojmë ura, rrugë, sepse kjo është LSI. Më 25 prill, Shqipëria do të ndahet nga ndasitë dhe do të bashkohen për ndryshim. Më 25 prill, ftoj të rejat dhe të rinjtë që të votojnë LSI. Ftoj të gjitha gratë dhe vajzat e Beratit të ndëshkojnë me votë ato që varfëruan qytetarët, i larguan të rinjtë dhe i çuan azilantë nëpër Evropë", tha Çela.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 18/04/2021 13:43

    Perseri kjo surrat kali

    Përgjigju
    • tosi: 18/04/2021 14:50

      Duket qarte humbja katastrofike qe e pret Nafije dybekun , gruan me te urryer te planetit qe eshte mbeshtetur tek Lefter hunderr maliq kokexhufka te birin e babait te teqese se Kulmakut

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët